LIVE UPDATES
Politike

Miratimi i Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, Manja: 128 “detyra shtëpie” duhet të kryejmë deri më 2030, ja çfarë krijohet

Ai shtoi se Udhërrëfyesi i është nënshtruar një konsultimi të gjerë edhe me shoqërinë civile.

2 Tetor 2024, 13:01 Nga M.B
Miratimi i Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve
Ulsi Manja

TIRANA- Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ka njoftuar sot miratimin e Udhërrëfyesit për Funksionimin e Institucioneve Demokratike. Gjitashtu Manja njoftoi krijimin e një grupi ndërinstitucional me 43 institucione, në thelb të të cilit do të jetë transparenca, llogaridhënia dhe eficenca e këtyre institucioneve. Ai shtoi se Udhërrëfyesi i është nënshtruar një konsultimi të gjerë edhe me shoqërinë civile.

“128 masa. Nuk janë angazhime por detyra shtëpie që kemi marrë përsipër t’i kryejmë deri në 2030. Masa të karakterit ligjor administrativ dhe performanca. Udhërrëfyesi i është nënshtruar një konsultimi të gjerë edhe me shoqërinë civile. Shqipëria sot në një pozicion solid në raport me anëtarësimin në BE”, tha Manja.

Ministri është pyetur lidhur me dërgimin e deputetëve të PS në SPAK, mandatin e Olta Xhaçkës dhe aksionin opozitar pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji.

“Vota ime është publike, reflektim qëndrimin e Grupi Parlamentar në raport me këtë vendimmarrje. Grupi Parlamentar ka vendosur çështjen ta çoje në Venecia, nuk është çështje e mbyllur për Kuvendin. Sa herë kemi përplasje të tilla institucionale, i jemi drejtuar Komisionit të Venecias për një opinion miqësor. Ju lutem, ju keni pyetjen unë kam përgjigjem, përgjigja ime është ajo që sapo thashë dhe si ministër dhe si deputetë, çështja është në Komisionin e Venecias, një konsultë dhe opinion ndaj komisionit të Venecias. Do të presim opinionin dhe do të ketë një vendimmarrje të Kuvendit. Kuvendi është sovrani dhe sovranit nuk mund t’i imponohet askush. Ndaj sovrani i është drejtuar Komisionit të Venecias, për të patur një vendimmarrje që shkon në harmoni me Kushtetutën”, tha Manja.

Aksionin opozitar Manja e cilësoi ‘rrugë pa krye’, duke thënë se nuk mendon që hallet e shqiptarëve zgjidhen me mosbindje civile ndaj drejtësisë.

“Dua t’i kthehem asaj për atë që jam këtu së bashku me kolegen time, për t’i bërë me dije pozicionin e Shqipërisë ne rrugën drejt BE. Sigurisht është sfidë dhe nuk mendoj se ka një rrugë tjetër pa kthim përveç kësaj, Shqiptarët presin nga qeveria shkurtimin e rrugës për tu bërë anëtare me të drejta të plotë në BE. Rruga tjetër është pa krye. Nuk mendoj se hallet e shqiptarëve zgjidhen me mosbindje civile ndaj drejtësisë dhe nuk di forma të mosbindjes civile që shkojnë në dhunë dhe djegie. Është rrugë pa krye dhe nuk i shërben as Shqipërisë as shqiptarëve”, tha Manja.

 

ulsi manja

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen