LIVE UPDATES
Politike

Monopoli me tenderët e rrugëve nga ARRSH, Ramës i ankohen edhe ish-deputetët, zbardhet email-i i Sadri Abazit

Një email të publikuar nga hakerat, ku ish-deputeti socialist në kryeqytet, Sadri Abazi, përmes një mesazhi që i ka dërguar me email Kryeministrit Rama, akuzon Autoritetin Rrugor Shqiptar se përdor skema korruptive dhe abuzuese për të shpallur fituesit.

8 Gusht 2022, 16:51 Nga k.m.
Monopoli me tenderët e rrugëve nga ARRSH, Ramës i ankohen edhe
Sadri Abazi, Edi Rama dhe Salillari

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit, opozita dhe mediat tashmë nuk janë të vetmit që denoncojnë veprimet klienteliste të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Gazeta “Panorama” ka siguruar një email të publikuar nga hakerat, ku ish-deputeti socialist në kryeqytet, Sadri Abazi, përmes një mesazhi që i ka dërguar me email Kryeministrit Rama, akuzon Autoritetin Rrugor Shqiptar se përdor skema korruptive dhe abuzuese për të shpallur fituesit.

Ish-deputeti u referohet procedurave të ndjekura nga ARSH për të dhënë tenderin e mirëmbajtjes së rrugëve në 4 rajonet e vendit. Në email-in që socialisti i ka çuar Kryeministrit shprehet se fituesit janë zgjedhur në mënyrë korruptive.

Monopoli me tenderët e rrugëve nga ARRSH, Ramës i ankohen edhe

"Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar procedurat e tenderit me objekt: Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Verior“ (e ndare ne 14 Lote) me fond limit 2.172.497.806 leke pa tvsh ( te reja) –data e hapjes ofertave per fazën e pare date 05/08/2020. Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Qëndror“ (e ndare ne 10 Lote) me fond limit 2.160.710.894 leke pa tvsh ( te reja) – data e hapjes ofertave per fazen e pare date 07/08/2020. Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Jugor“ (e ndare ne 13 Lote) me fond limit 2.008.497.824 leke pa TVSh ( te reja) – data e hapjes ofertave për fazën e pare date 05/08/2020. Lloji – marrëveshje kuadër, afati 48 muaj (4 vjet) për here te pare këto procedura tenderi u zhvilluan ne dy faza. Në fazën e pare paraqitej i gjithë dokumentacioni ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik, përveç ofertës financiare.

Ne fazën e dyte, vlerësimi do te behej nëpërmjet një mekanizmi jo transparent dhe abuziv :

Kriteret e Vlerësimit Pikët

(i) Çmimi më i ulët [0-60]

Operatori ekonomik duhet të përshkruajë ofertën.

(ii) Përvoja ne pune e kompanisë [0-20]

Operatori ekonomik duhet të përshkruajë punët e realizuar ne forme CV, shoqëruar me

vërtetim punimesh, te kryera ne 10 viteve te fundit.

(iii) Cilësia [0 – 20]
Treguesit dhe analiza cilësore në punë duke përcaktuar elementet e saj si për shembull por pa u limituar në cilësinë e propozimit teknik për sa i përket metodave të përdorura, personelit kryesor, disponueshmërisë së pajisjeve kryesore, organizimi i sitit, siguria, sigurimit të cilësisë, planit të mobilizimit, grafikut të punimeve dhe çdo aktiviteti tjetër siç mund të përcaktohet nga punëdhënësi.

Pra sipas këtij modeli vlerësimi, operatori ekonomik mbasi është kualifikuar ne fazën e pare me gjithë dokumentacionin ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik , edhe n.q.s. ka çmimin me te lire, ai mund te paralizohet ne vlerësimin e autoritetit kontraktor te dy kriteret e tjera.

Kriteret ishin vendosur te tilla qe operatoret ekonomik nuk mund te ofertonin tek te gjitha lotet, madje mund te merrje pjese maksimumi ne dy lote si bashkim operatoresh ekonomik, sepse s`kualifikohej. Në kriteret për kualifikim përcaktohej :

Shënim 1: Operatori ekonomik ofertues në më shumë se një Lot, duhet të ketë kapacitetet ekonomike – financiare (nënpika 2.2.1 e seksionit 2.2, të kritereve të veçanta për kualifikim) si dhe kapacitetet teknike, nënpika 2.3.1, 2.3.2, 2.3.3.,2.3.4 dhe 2.3.10 të kritereve të veçanta për kualifikim), sa shuma e loteve për të cilat ka ofertuar, të marra së bashku. Në këtë rast, operatori ekonomik ofertues në më shumë se një Lot, duhet të paraqesë një deklaratë ku të listohen dokumentet e paraqitura në përmbushje të kritereve kumulative për Lotin konkret.

Në rast se dokumentacioni i deklaruar dhe i dorëzuar në përmbushje të kritereve kumulative nuk plotësohet per kapacitetet ekonomike – financiare dhe kapacitetet teknike për të gjitha Lotet ku operatori ekonomik ka ofertuar, do të s’kualifikohet nga të gjitha Lotet ku ka ofertuar

Shemin 2: Dokumentacioni i paraqitur duhet te jete qartësisht i lexueshëm

Vetëm bashkimi operatoreve ekonomik “Alko Impex General Construction dshh & Alko Impex Construction shpk” ka marr pjese ne shumicën e këtyre procedurave, pa u s’kualifikua. Ne te gjitha lotet qe ka marr pjese është kualifikuar. Dhe ne fazën e dyte ka ofertuar me vlerën me te larte financiare dhe në disa raste ka hyre si “mbushës” . autoriteti kontraktor ARRSH e ka klasifikuar në vend te pare me pike në te paktën 6 lote, dhe vetëm për njërin lot ka lidhur kontrate :

Loti VI : “Mirëmbajtje me performancë Shirgjan – Kaçivel – Drizë, Mjekës – Uzinë, Elbasan – Gjinar, Gramsh – Kodovjat – Mollë Grabovë, Drizë – Poroçan “, REF-65715-07- 16-2020 . Vlera: 301.101.555 Leke (referuar buletinit te Agjencise Prokurimit Publik)

Dhe po vonon qëllimisht shpalljen fitues ne lotet e tjera te këtij operatori, në mënyre qe te kaloje afati i ankesave te operatoreve te tjerë ekonomik qe janë para kualifikuar në fazën e pare.

Është e çuditshme se si te gjithë operatoret e tjerë ekonomik me zor janë kualifikuar dhe kane fituar një kontrate, ndërsa “Alko Impex General Construction dshh & Alko Impex Construction shpk” ka fituar në shume-fishin e gjithë shoqërive te tjera, megjithëse ka patar ofertën me shtrenjte financiare.

Dhe abuzimi i ARRSH qëndron në faktin se në kriterin (i) Çmimi më i ulët vendos piket me diferenca te vogla midis shoqërive pjesëmarrëse, kurse në dy kriteret e tjera te vlerësimit (ii) Përvoja ne pune e kompanisë dhe (iii) Cilësia vendos piket maksimale për Alko Impex General Construction dhe piket minimale për ofertuesit e tjerë , duke i sjell dëm ekonomik shtetit prej qindra milion leke..

Dhe tani ne ketë moment janë duke e kualifikuar dhe shpallur fitues ne disa Lote, si p.sh. ;

Rajoni Verior Loti XIII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Peshkopi (K/Rr.Tomin)- Ura e Muhurit, Ura e Muhurit – Draj Reç (Kufi me Kukësin) , Peshkopi- Ushtelence” (53 km), me fond limit të marveshjes kuadër 112.667.173 (njëqind e dymbëdhjetë milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtate mije e njëqind e shtatëdhjetë tre) lekë pa TVSh

Rajoni Qendror Loti 4 : “Mirëmbajtje me performancë K/Sauk – Sanatorium, Sauk – Km 29 – rot. re Shijon – Ura e Zaranikës, Km22 – Qytezë Krrabë – Objekti X, Rotondo Sauk – Sauk i Vjetër, Ura e Farkës – Baldushk – Mustafa Koçaj, Vaqarr – Vishaj “, me fond limit 263.424.859 lekë pa tvsh

Akoma me abuziv është fakti qe këto procedura prokurimi janë parashikuar për te lidhur kontrata 4-vjecare, dhe shoqëritë qe S`KUALIFIKOHEN në ketë moment, mbas 4 vjetësh nuk mund te marrin pjese në asnjë procedure me objekt mirëmbajtje rrugore, pasi kriteri i vendosur ne ligjin nr.9643 “Për Prokurimit Publik” është eksperienca e ngjashme vetëm 3 vitet e fundit.

Pra te gjithë operatoret e tjerë ekonomik nuk mund te marrin më pjese ne procedurat me ketë objekt shërbimi. ARRSH me ketë veprim po monopolizon këto tendera ne duart e pak shoqërive.

Me dashuri

Sadri Abazi"

Në fazën e parë paraqitej i gjithë dokumentacioni ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik, përveç ofertës financiare. Në fazën e dytë, vlerësimi do të bëhej nëpërmjet një mekanizmi jo transparent dhe abuziv. Dhënia e tenderëve në mënyrë korruptive te të preferuarit e drejtuesve të ARRSHsë, sipas ish-deputetit socialist, është gjysma e së “keqes”. Duke u përjashtuar nga tenderi në fjalë, Autoriteti Rrugor i ka përjashtuar ata përfundimisht. Duket se llogaritë e ARRSH janë bërë në mënyrë të atillë që mirëmbajtja e rrugëve të jetë gjithmonë në të njëjtën dorë.

Kjo ndodh përmes skemës që tenderi jepet për 4 vite, ndërsa kriter determinant është eksperienca në 3 vitet e fundit në këtë kategori punimesh. Në një kohë që tenderi jepet vetëm te një dorë, atëherë edhe eksperiencën në tre vitet e fundit do ta kenë të njëjtët operatorë. Në këtë mënyrë i bie që ose do të ketë shkëmbim aksesh mes firmave, ose do mbajnë të njëjtët të njëjtat akse.

“Akoma më abuziv është fakti që këto procedura prokurimi janë parashikuar për të lidhur kontrata 4-vjeçare dhe shoqëritë që skualifikohen në këtë moment objekt mirëmbajtje rrugore, pasi kriteri i vendosur në ligjin nr.9643 ‘Për Prokurimin Publik’ është eksperienca e ngjashme vetëm vitet e fundit.

Pra, të gjithë operatorët e tjerë ekonomikë nuk mund të marrin më pjesë në procedurat me këtë objekt shërbimi.

ARRSH me këtë veprim po monopolizon këto tendera”, përfundon ankesën e tij ish-deputeti socialist, i cili njihet si financues i Partisë Socialiste. Kujtojmë që jo pak herë janë denoncuar parregullsitë e firmës Salillari në punimet e mirëmbajtjes në rajonin e jugut.

Skandalet e ARRSH-së me tenderët e rrugëve, si shpallen fituese firmat me fond limit

Tenderët e rrugëve në vend janë bërë mjaft shqetësuese për buxhetin e shtetit, pasi fituesit tyre janë me fond limit, aq sa është oferta. Shumë tenderë janë klasifikuar me flamuj të kuqë, për shkak të mungesë së konkurrencës dhe pjesëmarrjes së kompanive të destuara për t’i fituar. Autoriteti Autoritetit Rrugor Shqiptar ka një sagë të gjatë me tenderë abuzivë për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri.

Një nga skandalet është ai me tenderin 1,18 miliardë lekë ose 9,7 milionë euro për rikonstruksionin e aksit 19 km të gjatë Maliq-Lozhan i Ristrelcë, ku fituese është shpallur kompania “Gjikuria” me një ofertë sa 98,4% e fondit limit.

Kompania “Gjikuria” kishte ofruar 1.16 miliardë lekë, dhe kjo ofertë është renditur e pesta për nga çmimi. ARSH-ja e drejtuar nga Evis Berberi skualifikoi me radhë të gjitha oferta të tjera më të mira, pa dhënë arsye ose motive të qenësishme.

Në fund të muajit maj, për mirëmbajtjen e rrugëve të Korçës është shpallur fituese kompania e vetme e paraqitur “2T” sh.p.k, në pronësi të Dritan Troskit dhe Artan Dakos dhe me një vlerë prej hiç më pak se 99.9% e fondit limit. Haptas, ky tender u fut në kategorinë e tenderëve me flamuj të kuqë. E dyshimtë ishte se si për një kontratë të tillë prej miliona eurosh, nuk pati konkurrentë të tjerë në garë.

E njëjta gjë ndodhi edhe me lotin 8 të Kardhiq-Delvinë, ku është shpallur fituese kompania “GENER 2”, me 99.7% të fondit limit, në vlerën e 12 milionë eurove. Për rrugën Kardhiq-Delvinë, u rrit kostoja e saj me të paktën me 20 milionë euro. Buxheti i jep kompanisë private 20 për qind para shtesë mbi fondin me të cilin ajo ka fituar tenderin.

Vetëm si pasojë e shtesave të kontratave kostoja e rrugës është rritur të paktën me 20 milionë euro, pa përfshirë këtu mangësitë në projekt. Nga investigimi i publikuar në gazetën “Panorama”, rruga KardhiqDelvinë kushtoi 108 milionë euro për 33 kilometër nga 50 milionë euro që ishte planifikuar në nisje të punimeve./Panorama

sadri abazi edi rama emailet e rames

Sondazh

Poll

'Lojëra fati'/ Kontrolle në Krujë, Tiranë e në Shkodër, arrestohen 3 persona

'Lojëra fati'/ Kontrolle në Krujë, Tiranë e në Shkodër, arrestohen 3 persona

Pamjet nga operacioni 'Kutia e Pandorës', kokaina e ndarë në 1100 doza gati për shitje

Merr flakë banesa në Tiranë

Operacioni 'Fijet' në Durrës, shkon në 7 numri i kamerave të çmontuara

'Fijet'/ Hiqen 23 kamera të tjera në Korçë, Vlorë dhe Durrës, 13 nën hetim

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

VIDEO- Deputetët e PD-së i bien bilbilave në seancë

Nallbati: Na përjashtoni të gjithëve dhe vazhdoni! Jeni turpi i këtij vendi

"Jemi tek pazari i gjësë"/ Vasili ngre tonet në Kuvend, Nikolla i mbyll mikrofonin, deputeti:Turp

"Mos e fshini Ramën, po vrisni demokracinë"/ Bardhi kërkon llogari në Kuvend për dosjen McGonigal

Boçi kërkon Ramën: Autori i krimit të vijë këtu, ka korruptuar Parlamentin!

Operacioni 'Fijet'/ Zbulohen kamerat e sigurisë në lagjet e Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës

Me armë zjarri e kokainë në makinë, arrestohen dy personat që lëviznin në ish-Bllok

Celibashi: U kap në veprintari politike. Përfaqësuesi: Sako e publikoi në profilin personal

Berisha rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD

Harta e Re Gjyqësore, Llagami: Ky proces na mori 3 vite, ishim në një rrugë pa kthim

'Fijet' në Tiranë, çmontohen 155 kamera të tjera sigurie, 44 persona nën hetim

Sekuetrohen 9 mln lekë në Lushnje, arrestohet shitësi i kokainës, 10 konsumuesit nën hetim

Operacioni 'Fijet', hiqen 37 kamera sigurie në Elbasan

Kontrabandë celularësh, arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohen 763 telefona

Operacioni "Fijet", çmontohen 155 kamera sigurie në Tiranë, 37 persona nën hetim

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

"Big Brother" vazhdon në Korçë/ Kapen nëntë kamera të vendosura nga grupet kriminale

Hiqej si punonjës i Forcave Speciale, arrestohet 40-vjeçari me armë në Tiranë

19 të arrestuar nga 'Rrugorja', drejtonin makinën në gjendje të dehur

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari