All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

PL me propozime konkrete qeverisë: Mbështetni financiarisht me të paktën 50-70 euro në muaj çdo qytetar mbi 18 vjeç

Me anë të një deklarate Sekretari i Përgjithshëm i PL-së bëri publike propozimet të cilat kishin të bënin me indeksimin e pagave, rritjen e pensioneve apo dhe me mbështetjen financiare me të paktën 50-70 euro në muaj çdo qytetar mbi 18 vjeç!

8 Gusht 2022, 13:42 Nga e.k
PL me propozime konkrete qeverisë: Mbështetni financiarisht me të
Tedi Blushi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Partia e Lirisë ka dalë me 6 propozime konkrete për qeverinë në ndihmë të situatës ekonomike të qytetarëve. Me anë të një deklarate Sekretari i Përgjithshëm i PL-së bëri publike propozimet të cilat kishin të bënin me indeksimin e pagave, rritjen e pensioneve apo dhe me mbështetjen financiare me të paktën 50-70 euro në muaj çdo qytetar mbi 18 vjeç!

”Indeksoni pagat, rritni rrogat dhe pensionet, mbështetni financiarisht me të paktën 50-70 euro në muaj çdo qytetar mbi 18 vjeç, ulni TVSH-në për produktet e konsumit, duke ndjekur shembujt e vendeve të rajonit, lehtësoni çmimin e karburanteve duke pezulluar taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit”, thuhet në deklaratë.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi

8 gusht 2022

Shtrenjtimi abuziv i çmimeve të ushqimeve po ul ndjeshëm konsumin dhe po thellon seriozisht varfërinë, duke rrënuar më shumë buxhetet familjare, në veçanti pensionistët dhe shtresat më në nevojë.
Fuqia blerëse ka rënë sepse çmimet janë të papërballueshme!
Sot blihet më shumë bukë dhe shumë herë më pak mish dhe nënprodukte të tij, më pak qumësht, djathë, kos, vezë, oriz, makarona dhe fruta.
Blerjet e këtyre produkteve kanë rënë 30% deri në 40% krahasuar me një vit më parë.
Rënia e konsumit po krijon situatë të vështirë edhe te biznesi, që gjithë presionin është i detyruar ta shkarkojë në uljen e pagave të punonjësve dhe shkurtimin e vendeve të punës.
Ky është rrënimi ekonomik, që po mbjell Qeveria e Edi Ramës që jo vetëm vjedh papushim taksat e shqiptarëve me inceneratorët, PPP, koncensione, tendera sekretë dhe rrugë të florinjta, por po fut duart edhe në xhepat e tyre duke i grabitur çdo ditë me çmimet abuzive të ushqimeve dhe naftës, që vetë i vendos e kontrollon.
Me taksat dhe tatimet më të lartat në rajon, Qeveria po dështon me vullnet të plotë edhe turizmin, që do të thotë më shumë varfëri dhe dëshpërim për mijëra familje, që e kanë lidhur jetesën me këtë sektor jetik për vendin.
Shqipërinë e pret gremina ekonomike dhe shpopullimi masiv.
Për daljen nga rruga drejt falimentit të vendit dhe shkatërrimit të ekonomike familjare, Partia e Lirisë propozon 6 masa efektive, që luftojnë varfërinë, në të mirë të qytetarëve, familjeve dhe bizneseve shqiptare.
I bëjmë thirrje Qeverisë të pranojë propozimet konkrete të Partisë së Lirisë:
1. Indeksoni pagat!
2. Rritni rrogat dhe pensionet!
3. Mbështetni financiarisht me të paktën 50-70 euro në muaj çdo qytetar mbi 18 vjeç!
4. Ulni TVSH-në për produktet e konsumit, duke ndjekur shembujt e vendeve të rajonit.
5. Që turizmi të marrë frymë, mbështeteni me paketa konkrete ndihme.
6. Lehtësoni çmimin e karburanteve duke pezulluar taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit, (nismë ligjore e depozituar tashmë në Kuvend), sepse edhe ukrainasit në luftë e blejnë sot naftën më lirë (1.4 eu/litër) se shqiptarët në (1.9 eu/litri).
Partia e Lirisë angazhohet që nisma e saj e parë me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të jetë indeksimi me ligj i menjëhershëm i pagave, detyrim ligjor dhe kushtetues, që Edi Rama nuk e ka venë në zbatim prej vitit 2017.
Një thirrje publike edhe për të gjithë punonjësit e tatimeve dhe taksave: Mos ju bindni asnjë urdhëri për gjobvënie ndaj bizneseve sepse nesër nuk do t’i shpëtoni ndëshkimit ligjor!

tedi blushi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet