LIVE UPDATES
Politike

“Mos bini pre e marrëzive dhe ligësive që thuhen”/ Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Ai theksoi se është zgjedhur një truall, pronë e të parëve, ku trashëgimtarët nuk kishin asnjë shans për të bërë zhvillim për shkak të pamundësisë ligjore.

21 Korrik 2026, 16:12 Nga E.d
“Mos bini pre e marrëzive dhe ligësive që thuhen”/
Edi Rama

SHKODRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me banorët në Theth. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama u ndal tek Paketa e Maleve, për të cilën tha se ka një keqkuptim të madh rreth saj.

Ai theksoi se është zgjedhur një truall, pronë e të parëve, ku trashëgimtarët nuk kishin asnjë shans për të bërë zhvillim për shkak të pamundësisë ligjore. Kryeministri e konsideroi Thethin si një nga pasqyrat më shembullore të potencialit për të bërë sukses, duke shtuar kështu se ka qenë një nga arsyet e Paketës së Maleve.

Edi Rama: Përshëndetje të gjithëve dhe shumë faleminderit për mikpritjen! Ka një gjë shumë të mirë në çdo takim këtu në Theth: askush nuk mund të thotë që i keni sjellë nga qyteti, nga Tirana apo nga administrata ata që marrin pjesë.
Ju jeni të gjithë këtu banorë, jeni sipërmarrës që jeni aktivë ose sipërmarrës që doni të hapni një aktivitet dhe ne jemi këtu pikërisht sepse Thethi ka qenë një nga arsyet e Paketës së Maleve dhe është një nga pasqyrat më shembullore, në mos më shembullorja, e potencialit, e aftësive për të bërë sukses dhe e problematikave që duhen adresuar.

Ajo që duhet thënë qysh në fillim është se për Paketën e Maleve ka një keqkuptim shumë të madh dhe, për këtë arsye, ne e pamë të udhës që të vijmë këtu.
Më vjen shumë mirë që Beneti, bashkë me Ervinin, kanë zgjedhur ekzaktësisht një truall që është një pronë e të parëve, por ku trashëgimtarët nuk kishin asnjë shans të bënin zhvillim për shkak të pamundësisë ligjore të zhvillimit. Ndërkohë, është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që kanë një pronë të trashëguar dhe që janë jashtë perimetrit të legjislacionit ekzistues të ligjit 7501, ta dëgjojnë dhe ta kuptojnë deri në fund se për çfarë bëhet fjalë dhe të mos bien pre e gjithë marrëzive dhe ligësive që thuhen lidhur me këtë proces dhe me Paketën e Maleve.
Dhe, përpara se t'ia kaloj fjalën të tjerëve, do të më lejoni t'u referohem disa komenteve që po i lexoja rrugës duke ardhur, pasi bëra një komunikim pikërisht për ardhjen këtu dhe për Paketën e Maleve, sepse janë komente që meritojnë të adresohen edhe në praninë tuaj. Pastaj, natyrisht, edhe ata që na kanë mikpritur këtu në tokën e tyre, por edhe të tjerët, jeni të ftuar dhe të mirëpritur që të merrni fjalën.

Po merrem pak me këto komente, sepse na ndihmojnë shumë për të kuptuar situatën. Njëri koment, sepse unë thashë që Paketën e Maleve e kontestojnë dhe e keqkuptojnë ata që malet i kanë parë gjithmonë nga qyteti. Është një zonjë këtu, që nuk po i përmend me emra, se s'ka lezet, dhe mund të jenë edhe profile false, por nuk ka rëndësi. Rëndësi ka çfarë thotë: "I shohim nga qyteti, se na e ke mohuar mundësinë të rijetësojmë tokat e të parëve tanë. Madje erdhe dhe na vure edhe tritolin. Ka dy vjet që na zvarrit procedurat, sepse nuk ka asnjë dritë për këto që ti flet. Gjithashtu, është në interesin tuaj t'i zvarrisni dhe ta lini sistemin me handikap, që në fund t'ia falni oligarkëve." Dhe kjo e oligarkëve, e faljes dhe e sjelljes së njerëzve me lekë nga qyteti për të pushtuar malet është një imagjinatë që e dominon opinionin negativ lidhur me Paketën e Maleve./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës