7 Shtator 2022, 12:47
Nga k.m.
Bledi Çuçi
TIRANË- Deklarata e bërë për median franceze lidhur me aksionet e dekonspiruara të Policisë së Shtetit duket se e kanë futur në telashe ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë ka komentuar edhe deklaratën e ish-drejtorit se 14 kriminelë i kanë shpëtuar policisë për shkak të dekonspirimit të operacioneve. Çuçi tha se në lidhje me këtë deklaratë do të kryhen hetime ku do të përfshihet edhe Gledis Nano.
"Padiskutim që është shqetësuese, por edhe pjesë e punës së përditshme që ka AMP për të pastruar radhët e Policisë nga këta elementë. Në lidhje me deklaratën e Gledis Nanos kur nuk e di drejtori i policisë vështirë se do të dijë ministri këtë gjë. Është në hapsirën e informacionit që ka drejtori i Policisë. Do ta thellojmë hetimin dhe do të përfshihet edhe ish-drejtori i policisë së Shtetit për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës dhe për të hetuar çdo kënd që dekonspiron operacionet e policisë. Do përfshihet edhe ai që ka bërë këtë deklaratë për të zbardhur të vërtetën,"-tha ministri ndër të tjera.
Media franceze, Metropole ka bërë një reportazh për Shqipërinë postkomuniste në rubrikën “Hetime Ekskluzive”. Në reportazh, vetë Gledis Nano, i cili u shkarkua nga posti si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dëgjohet të thotë se në Shqipëri operacionet e policisë dekonspirohen. Përballë mikrofonit, intervistë e cila siç duket është bërë para se Nano të shkarkohej, ish-kryepolici flet për operacionin “Plumbi i Artë”. Ai numëron dhe thotë se 14 kriminelë të rrezikshëm u kanë shpëtuar prangave për shkak se janë informuar për operacionet e organizuara për kapjen e tij.
bledi Çuçi vkm 8 shtator 2022
Politike
7 Shtator 2022, 12:30
A.B
ëopke Hoekstra
TIRANË- Ministri i jashtëm e njëkohësisht, zëvendëskryreministri holandez Wopke Hoekstra u takua di...
Politike
7 Shtator 2022, 12:28
A.B
Olta Xhacka
TIRANË- Ministrja Olta Xhaçka e quan sulmin e bërë nga Irani ndaj Shqipërisë si të paprovokuar. Gjatë...
Politike
7 Shtator 2022, 12:26
A.B
Olta Xhaçka
TIRANË- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti ditën e sotme ministrin e pun&...
Politike
7 Shtator 2022, 12:17
A.B
Ferdinant Xhaferraj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferraj i quan të rënda deklarata e fundit të ish drejtori...
Politike
7 Shtator 2022, 12:05
f.g
Jorida Tabaku, deputete
TIRANE- Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi me video se qeveria shqiptare ka vendosur të ngrijë &ccedi...
Politike
7 Shtator 2022, 11:57
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komunikuar live nga zyra e tij, prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Në fjalë...
Politike
7 Shtator 2022, 11:54
A.B
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publik një denoncim që i ka mbërritur. Sipas Ana Shtjefni...
Politike
7 Shtator 2022, 11:44
A.B
Arbi Agalliu
TIRANË- Deputeti Arbi Agalliu doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, një ditë...
Politike
7 Shtator 2022, 11:41
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka nisur ditën sot me disa takime. Fillimisht është ndalur n&eum...
Politike
7 Shtator 2022, 11:29
k.m.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak
TIRANË- Familjet dhe çiftet e reja në kryeqytet që nuk kanë mundësi të blejnë ...