7 Maj 2025, 18:35
Nga E. D
Sali Berisha
KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në takimin e Korçës, u shpreh se djepi bosh dhe klasat pa fëmijë janë mjerim për çdo shqiptar. Sipas tij, edhe sikur prej floriri ti ketë muret një shtëpi pa fëmijë, është një shtëpi pa të zot. Berisha gjithashtu theksoi se me ardhen e PD-së në pushtet brenda 100 ditëve nënat, baballarët, gjyshet dhe gjyshërit shqiptarë nuk do të numërojnë më kafshatën, por do të shpërblehen me një pension minimal, kurrë më të ulët se 200 euro.
"Miq, korçare dhe korçarë të mençur, mos harroni kurrë një moment. Ai që erdhi në pushtet me votë në 2013, ai krenarisht kalonte nga një studio televizive në një studio televizive tjetër me hekura në dorë për të terrorizuar qytetarët e vet. Mendoi se, në këtë mënyrë, ai do të dominë mbi ta, do t’i bullizojë ata. Në këtë mënyrë, ai tregonte në të vërtetë fytyrën e paraardhësve të tij, të cilët kishin vendosur varje të kundërshtarëve politikë.
Erdhi në Korçë, dhe erdhi si pazarxhi. Mendoi se këtu, me Nikon e tij do mund të blinte një qytetar të thjeshtë të Korçës, njërin prej jush. Do mund ta blinte, sepse nuk i duronte dot kritikat e tij, nuk duronte dot shpirtin e tij të lirë, dhe u bë gati ta blinte.
Mirëpo, qytetari i Korçës, të cilit i uroj sot ditëlindjen, rastisi njëri prej jush, rastisi me karakterin tuaj, me normat tuaja morale, jo të sojit të tij, as të Peleshit të tij. Dhe e gjithë fushata e tij, u përqendrua në Korçë tek ky njeri që i uroj edhe 120 vite të tjera, Ilir Vrenozit. Unë sot, bëj thirrje çdo qyetetari të Korçës, pogradecit, Kolonjës, Devollit, më 11 maj të bashkohemi, sepse, shtëpia pa fëmijë, pa të rinj, djepi bosh, klasat pa nxënës janë mjerim, për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar. Pavarësisht nga bindjet e tij, i them çdo qytetari të Korçës dhe Shqipërisë, se shtëpia pa të rinj, se djepi bosh, edhe të florinjta po t’i ketë muret përfundojnë në një muze dhe jo në një shtëpi me zot.
Dhe ne, sot, nuk jemi kurrë ata që duhet të ishim. Ne sot, jemi njerëzit që kemi braktisur në 10 vite, më shumë se çdo komb tjetër, Korçën dhe Shqipërinë. Ne sot, jemi njerëzit, në të cilët shkollat nxënës nuk kanë më. Kemi sot si komb, treguesin e lindshmërisë më t ëulët në botë për shkak të emigracionit. Pra, një sirenë, një klithmë buron nga shpirti i këtij kombi. Për çdo korrcar, për çdo shqiptar, më 11 maj ta shpëtojmë. Ju jeni shpresa! Korça ka shpresë, Korça ka besim! Ju, që keni mbushur sheshet i rikthyet shpresën Korçës, i rikthyet shpresën Shqipërisë. 100 ditë na duhen, jo për pushtetin tim, kurrë. Por 100 ditë na duhen për të firmosur ë bashku një kthesë vendimtare në këtë rënie të madhe që kemi.
Na duhen vetëm 100 ditë, që nënat, baballarët, gjyshet dhe gjyshërit tanë të mos numërojnë më kafshatën, por të shpërblehen, të marrin një pension minimal, kurrë më të ulët se 200 euro. Sot, 570 mijë kanë pension nën 172 euro. Na duhen që, rrogëulëtit të mos marrin kurrë rroga ndën 500 euro. Që të mos paguani më energjinë mbi 7 lekë kilovatin. Që naftën të mos e blini më kurrë më shtrenjtë se Maqedonia. Na duhen 100 ditë që, ju në farmacitë tuaja të mos blini më ilaçe kallpe, por vetëm ilaçe që shiten në dy vendet e BE-së. Na duhen 100 ditë, dashur korçare dhe korçarë që, ju për fëmijët tuaj, për veten tuaj, për prindërit tuaj, të moshuarit tuaj, të kemi atë lsitë ilaçesh që ka sot republika italiane për qytetarët e vet.
Na duhen 100 ditë, që të mos mungojë më asnjë ilaç në spitalet tona ëpr të sëmurët rëndë. Na duhen 100 ditë që, ti biznesmen i vogël, të mos e blesh me energjinë 18 lekë, por ta blesh 6 lekë. Të blesh ujin me tarifë të ëprgjysmuar. Të paguash sipërfaqen publike 5 herë më lirë. Ti ndërtues, të paguash për ndërtimin taksa 10 herë më të ulëta, jo të llogaritura me çmimin e shitjes, por me preventivin. 100 ditë na duhen që, të vendosim taksën e sheshtë 10%, dhe çdo biznesmen, çdo i punësuar me rrogë mbi 500 euro, do paguajë 10%, dhe 13% do i mbetet atij. Do i rritet rroga 13%. Do i rriten të ardhurat 13%. Në 100 ditë, na duhen për të ulë TVSH-në 15%.
Pra, për të krijuar krejtësisht një hapësirë tjetër, shpresën dhe besimin për Korçën dhe Shqipërinë tek qytetarët.
100 ditë na duhen që, fermerët e korçës të kenë të njëjtat subvencione, absolutisht të njëjta me fermerët e Maqedonisë. Të keni të njëjtat subvencione me fermerët e kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi. Të merrni 5 herë më shumë subvencion për çdo bagëti, për çdo fidan të mbjellë. Dhe ju garantoj mbrojtje të plotë sezonale të prodhimeve tuaja. 100 ditë na duhen, korçare dhe korçarë, pavarësisht nga bindjet tuaja politike që, ndërmarrjet tuaja të fasonit të mos kërcënohen më nga falimentimi për shkak të narkoeuros. Jo, një bord që do ju kompensojë ju, çdo qindarkë për rënien e narkoeuros, do të ngrihet brenda 100 ditëve, dhe punëtorët tuaj do marrin rroga siç e meritojnë dhe ju fitime siç i meritoni," tha Berisha.
sali berisha
Politike
7 Maj 2025, 18:33
E. D
Edi Rama
LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim përmbyllës në qytetin e Lushnjës. Gjatë fjalës s&e...
Politike
7 Maj 2025, 18:31
E. D
Sali Berisha
KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Korçë kritikoi ashp...
Politike
7 Maj 2025, 18:25
M.B
Belinda Balluku
LUSHNJE- Drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku mbajti fjalën gjatë takimit elektoral të soc...
Politike
7 Maj 2025, 18:13
E. D
pamje nga takimi
KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektoral...
Politike
7 Maj 2025, 16:42
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një raport për Kosovën që inkurajon shtetin t&eum...
Politike
7 Maj 2025, 16:18
E. D
Basir Çollaku
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku u paraqit ditën e sotme n&...
Politike
7 Maj 2025, 16:07
Dosja.al
Agron Shehaj dhe Edi Rama
TIRANA- “Mos hyni në gjynah, hiç, hajdeni me ne. Kush e ka problem 5-ën le të mos e vejë te...
Politike
7 Maj 2025, 16:02
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- 140 deputetët e Kuvendit përfaqësojnë qytetarët shqiptarë që në zgjedhjet ...
Politike
7 Maj 2025, 15:35
E. D
Ergys Isufi
SARANË- Ergys Isufi, kandidati për deputetë i koalicionit "Shqipëria Bëhet", është arrestuar ditë...
Politike
7 Maj 2025, 15:16
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale katër ditë...