23 Qershor 2022, 13:05
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje ditën e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë, që qytetarët t'i bashkohen në protestën që do të zhvillohet më 7 korrik.
Berisha: Jam këtu në këtë platformë për t'ju bërë thirrje, punonjës të administratës në ndihmë ekonomike, pa punë, punonjës të sektorit pivat, të bashkoheni në protestën e 7 korrikut, pasi shushunjat e Ramë spo rrisin në mënyrë antiligjore. Në këtë vend ku qytetarët marrin më pak se vendet e BE, kokrra e vezës, qumëshi kushton më shtrenjtë se në vendet e BE. Një çmim më të lartë se në mesataren e BE ka vaji i gatimit e yndyrnat. Ata që ushqejnë kotelet me biftekë, nuk mund t'ua dijnë qytetarëve shqiptarë. E shoh se bëni poza, të paktën keni ndjenjë dhembshurie kur flas për qytetarët. Pagat janë 10 herë më të ulëta se në Zvicër. Ndihma ekonomike sipas INSTAT është ulur me 2 përqind. Thirrje vëllazërore u bëj emigrantëve shqiptarë, bashkohuni në protestën e 7 korrikut. Cdo emigrant duhet të ketë të drejtë të votojë për deputetin dhe partinë që dëshiron. Unë e kuptoj se është e pamundur shpëngulje e emigrantëve për protestën por familjarërt e tyre duhet të jenë në protestë kundër regjimit. Sot u drejtohem mësuesve, infermierëve, të ngrihen e të bashkohen me ne në 7 korrik se rrënimi i arsimit është një nga veprat më të papërgjegjshme. Sistemi i shëndetësisë është duke u shpërbërë, fondet janë qesharake, protesta e datës 7 korrik do të ishte përgjigja më e merituar.
Koha është të ngrihemi me të gjithë fuqitë tona që të përmbysim regjimin monist. Një thirrje të vecantë kam për pronarët për të cilët bëj autokritikë, u bëj thirrje të bashkohen me ne se pronat e tyre janë më të kërcënuara se kurrë. Hajduti që s'ka kufi tha se mungojnë dhjetra mijëra faqe. Nëse PD nuk përmbushi detyrimet ndaj jush, ju siguroj se në vitin 2007 u dixhitalizua cdo dokument.
Dënoj qëndrimin e Ramës në Samitin e Brukselit, shkoi si vasal i Vuçiç. Bëj thirrje samitit të hapë negociatat me Shqipërinë e ta ndajë nga Maqedonia e Veriut.
sali berisha
Politike
23 Qershor 2022, 12:45
F.M
Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski
MAQEDONI E VERIUT- Është dashur vetëm një foto që kryeministri Edi Rama të kthehet në po...
Politike
23 Qershor 2022, 12:17
A.B
Olta Xhacka
TIRANË- Ministrja Olta Xhaçka iu drejtua deputetit Agron Shehajt duke i thënë se e ka blerë mandatin e deputetit si ...
Politike
23 Qershor 2022, 12:17
A.B
Erion Brace
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkon që të aplikohet bursa për fermerët në ...
Politike
23 Qershor 2022, 12:11
A.B
TIRANË- Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kërkoi q&eu...
Politike
23 Qershor 2022, 12:01
A.B
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj akuzoi sërish ministren Olta Xhaçka për pasurinë e saj. A...
Politike
23 Qershor 2022, 11:54
F.M
Olta Xhaçka
TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka i ka dalë në mbrojtje bashkëshortit të saj A...
Politike
23 Qershor 2022, 11:43
A.B
Lulzim Basha
TIRANË- Lulzim Basha është filmuar në aeroportin e Rinasit. 'Syri.net' ka ndarë një video në të cil&e...
Politike
23 Qershor 2022, 11:39
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Jashtë Ku...
Politike
23 Qershor 2022, 11:31
A.B
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga seanca plenare. Ata u larguan në shenjë proteste pas ofendimeve të...
Politike
23 Qershor 2022, 11:22
F.M
Kuvendi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla iu drejtua kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishë...