23 Qershor 2022, 12:11
Nga A.B

TIRANË- Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kërkoi që të shtyhet miratimi për aktin normativ për kompensiomin e çmimeve. Vasili tha nga seanca plenare se nuk mund të shqyrtohet ditën e sotme pasi nuk ka mbaruar punë në të gjitha komisionet. Këtij propozimi iu përgjigj pozitivisht kreu i grupit parlament i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
REPLIKAT:
Petrit Vasili: Ju sapo njoftuat se mbledhjen e sotme është dhe akti normativ për disa tendera. Sot është e pamundur që të shqyrtohet më pasi në përputhej me rregulloren, pa mbaruar punë të gjithë komisionet, një akt i tillë s’mund të vijë në Kuvend. Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet sociale, ky projektligj nuk u shqyrtua dot jo për mungesë dëshire, por se përfaqësuesit e qeverisë që duhet të mbronin ligjin, e patën të pamundur që të vijnë për shkak të impenjimeve të tjera. Kjo është shkelje, pasi një akt i tillë s’mund të vijë në sallë. S’do ndodh asgjë e jashtëzakonshme, pasi zbatimi i rregullores është minimal. Duhet të shtyhet ky akt.
Taulant Balla: Zonja kryetare, në fakt edhe për këtë çështje e kam kërkuar fjalën lidhur me aktin normativ për çmimin e disa materialeve të ndërtimit. Dua ta vë në dijeni Kuvendin se mes kryetares së komisionit të çështjes sociale zonjës Duma dhe një anëtari ka pasur diskutime. Shpresoj që të kemi mirëkuptimin dhe të Alibeajt. Kërkojmë shtyrje, shtyrja të bëhet deri javën tjetër. Duke qenë se java tjetër është java e gjelbër, ndaj biem dakord që kjo javë të shtyhet. Data 2 korrik është afati i fundit i shqyrtimit të aktit normativ. Duke qenë se kemi dakordësi të dy grupimeve më të mëdha, PS dhe PD, kjo çështjes të shtyhet me këtë shënim që të zhvillohet seanca në datën 30. Nuk është detyruese, që komisionet të shtyhen.”
petrit vasili seance plenare 23 qershor 2022
Politike
23 Qershor 2022, 12:01
A.B
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj akuzoi sërish ministren Olta Xhaçka për pasurinë e saj. A...
Politike
23 Qershor 2022, 11:54
F.M
Olta Xhaçka
TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka i ka dalë në mbrojtje bashkëshortit të saj A...
Politike
23 Qershor 2022, 11:43
A.B
Lulzim Basha
TIRANË- Lulzim Basha është filmuar në aeroportin e Rinasit. 'Syri.net' ka ndarë një video në të cil&e...
Politike
23 Qershor 2022, 11:39
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Jashtë Ku...
Politike
23 Qershor 2022, 11:31
A.B
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga seanca plenare. Ata u larguan në shenjë proteste pas ofendimeve të...
Politike
23 Qershor 2022, 11:22
F.M
Kuvendi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla iu drejtua kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishë...
Politike
23 Qershor 2022, 11:27
A.B
Edmond Spaho
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të marrë masa ndaj minis...
Politike
23 Qershor 2022, 11:29
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulat Balla si të lidhur...
Politike
23 Qershor 2022, 11:23
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazmnt Bardhi i është përgjigjur ministres Elisa Spiropali, e cila e krahas...
Politike
23 Qershor 2022, 11:14
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti tonet gjatë fjalës së tij në seancën plenare. ...