LIVE UPDATES
Politike

"Nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin..."/ Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Lideri i opozitës theksoi se qeveria e trajton naftën si një privilegj të pakicës dhe jo si një energji të domosdoshme për të gjithë shqiptarët.

22 Mars 2025, 12:57 Nga E. D
"Nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin..."/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale ka kritikuar ashpër qeverinë për politikat e saj mbi çmimin e naftës. Lideri i opozitës theksoi se qeveria e trajton naftën si një privilegj të pakicës dhe jo si një energji të domosdoshme për të gjithë shqiptarët. Ai gjithashtu tha se çmimi aktual i naftës është një ndëshkim për qytetarët, duke e krahasuar atë me çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni, ku nafta merret nga Durrësi. 

"Rama nuk e bën këtë sepse Rama ka një koncept të veçantë. Para se të vija këtu po e dëgjoja në një video që i thoshte një pensionisti se ç’punë ka pensionisti me naftën. Pra, edhe naftën e konsideron si një privilegj të atyre që kanë, në një kohë kur nafta është energji dhe është e domosdoshme për të gjithë shqiptarët. Ne do ta bëjmë këtë, nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni. Kosova e merr nga Durrësi naftën. Nuk mund të taksohet nafta 1.1 euro. Që këtu është një ndëshkim për qytetarët," tha Berisha.

Berisha gjithashtu gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, theksoi edhe një premtim të rëndësishëm për të ardhmen e shqiptarëve. Ai tha se një nga pikat kryesore të Partisë Demokratike është vendosja e një minimumi jetik, i cili do të sigurojë që asnjë qytetar shqiptar të mos marrë më pak se 200 euro në muaj. Po ashtu Berisha u shpreh se ky nuk është një premtim që ka si qëllim përfitime elektorale, por një angazhim që rrjedh nga vëzhgimi i gjendjes së mjerueshme të pensionistëve dhe shqiptarëve të tjerë. 

"Edi, u garantoj që është një premtim, për të cilin kurrë nuk do të më shkonte ndërmend ta përdor për qëllime elektorale. Jo, është një premtim që buron nga thellësitë e shpirtit kur shoh gjendjen e mjerë të shqiptarëve, të pensionistëve shqiptare që merrnin në vitin 2013 pensione të ulëta, por ishin më të lartat në rajon. Dhe sot malazezi merr një pension 3 herë më të lartë se në vitin 2013, serbi dhe maqedonasi po njëlloj. Po edhe Kosova që ka nisur rrugën e pavarësisë pak vite më parë, shpërblen qytetarët e vet me pensione qartësisht më të larta se Shqipëria. Jo, do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj dhe ky është vetëm fillimi. Ky është vetëm fillimi!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet