LIVE UPDATES
Politike

"Narkoshteti", Berisha: Nuk do më nxirrte goja një term të tillë për vendin tim, nëse nuk do shihja para syve të mi se si krimi mposhti ligjin

Ai shtoi se nuk mund të heshtë e të mos mbrojë qytetarët.

7 Qershor 2024, 20:28 Nga M.B
"Narkoshteti", Berisha: Nuk do më nxirrte goja një term
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se këto ditë është dëgjuar propagandë e ushqyer me paratë e inceneratorëve me tërbim kundër RAI 3, Arben Ahmetajt dhe opozitës. Berisha nuk do të nxirrte kurrë nga goja termin narkoshtet për vendin e tij nëse nuk do e shihte me sytë e tij se si droga, krimi ngërtheu dhe mposhti ligjin. Ai shtoi se nuk mund të heshtë e të mos mbrojë qytetarët.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qytetarë dhe qytetare. Këto ditë, ju keni dëgjuar me veshët tuaj propagandën e neveritshme gjer në të vjella të lakejve që ushqehen me paratë e djegësave dhe marrin shpërblime të majme nga narkoshteti, të vërsulen me tërbim kundër RAI 3, Arben Ahmetajt, opozitës, sikur narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në Shqipëri është një fantazi e tyre. Me këtë rast, si njëri nga ata që e ka denoncuar që në fillim, garantoj çdo shqiptar se kurrë nuk do më nxirrte goja një term të tillë për vendin tim në rast se nuk do shihja para syve të mi se si droga, krimi ngërtheu dhe mposhti ligjin.

Se si shteti ligjor u zëvendësua me narkoshtetin. Se si Shqipëria, vendi i bekuar me prodhime ndër më cilësoret, u shndërrua në vendin e prodhimit të helmit që këput çdo orë, çdo ditë, jetë fëmijësh, të rinjsh në Shqipëri, Itali, Greqi, në Ballkan, në Europë dhe kudo. Nuk mundet kurrë të heshtja, të mos mbroja interesat jetike të shëndetit tuaj, të sigurisë suaj, të vendit tim. Por unë sonte ftoj çdo socialist që ka dyshimin më të vogël dhe çdo qytetar që mendon se i kam rënë në qafë me akuza politike Edi Ramës, të shtrojmë së bashku disa pyetje, përgjigjuni vetë në logjikën tuaj, në dëshirën tuaj.

A nuk u kanabizua nga jugu nga veri vendi nga Edi Rama dhe qeveria e tij? Nuk besoj se sot ka shqiptar që mund ta mohojë këtë, nuk e mohon as Edi Rama. 

A ju kujtohen ju shqiptarë fjalimet apoteike për kanabisin nga ish-kryeministri i jugut, njeriu më i afërt i Edi Ramës, Koço Kokëdhima dhe vetë Edi Rama?

A ka njeri që mund t’i mohojë këto? A janë të vërteta? Së treti, a nuk u mbrojtën nga policia plantacionet e kanabisit në mbarë vendin, ndërkohë që ligji e konsideronte mbjelljen e kanabisit krim dhe dënonte jo vetëm mbjellësin, transportuesin, por po kaq edhe qeveritarin vendor që nuk e denonconte?

A nuk u shndërrua policia e shtetit në narkopolici, e cila krahas rrogës së shtetit, merrte tarifën për çdo bimë helmi që rritej në mbrojtjen e tij? A nuk janë të vërteta këto apo nuk janë të vërteta?

A nuk fluturuan në të katër anët e vendit aeroplanët e transportit të drogës, përfshi edhe aeroportet shtetërore të Rinasit dhe Gjadrit?

A nuk u përdorën vilat qeveritare si qendra të ngarkimit të drogës dhe nisjes së skafeve në det?
Për ju që thoni studiove që ushtria nuk u përfshi në drogë, pse mor dilni dhe mashtroni shqiptarët? Keni përgjegjësi apo jo?

A nuk u fikën ditë, javë dhe muaj të tëra me komandë radarët e rojes bregdetare nga ndrikull-radari për të hapur detin për trafikantët?
A nuk janë këto implikime të ushtrisë? A nuk u gjetën disa muaj më parë plantacionet të tëra kanabisi në repartin e Zall Herrit? Kush i kishte ato, barinjtë i kishin apo narko-oficerët? Apo ishin të ministrit?

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet