LIVE UPDATES
Politike

"Keni dëmtuar fasadën gjatë protestës"/ Bashkia e Tiranës gjobit Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit (Dokumentet)

Alenaca për Mbrojtjen e Tetarit e ka cilësuar masën administrative si antiligjore, dhe si një hakmarrje personale ndaj Kalasë, për shkak të tubimeve që ka thirrur kundër kryebashkiakut Veliaj pas aferës "5D", duke kërkuar dorëheqjen e tij.

7 Qershor 2024, 15:43 Nga B.Z
"Keni dëmtuar fasadën gjatë protestës"/ Bashkia e
Adriana Kalaja

TIRANË - Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar këtë të premte se ka marrë një masë administrative nga Bashkia e Tiranës, pasi gjatë protestës së zhvilluar para këtij institucioni kanë dëmtuar fasadën e godinës. Sipas njoftimit në rrjete sociale thuhet se gjoba i faturohet avokates së AMT-së, Adriana Kalaja.

Alenaca për Mbrojtjen e Tetarit e ka cilësuar masën administrative si antiligjore, dhe si një hakmarrje personale ndaj Kalasë, për shkak të tubimeve që ka thirrur kundër kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës "5D", duke kërkuar dorëheqjen e tij.

"Në fakt, e gjithë politika e Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë, është ajo e gjobëvënies por me ne Qendrestarët e AMT, i ka "ngelur sharra në gozhdë",- thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

Të nderuar Qëndrestarë, Mbështetës dhe Miq të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

I korruptuari, korruptuesi dhe pastruesi i parave të pista të mafies Erion Velia, vijon me urrejtje hakmarrjen ndaj Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si dhe aktivistes e avokates së saj.

Sot informohemi nga Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit se është marrë një masë administrative nga specialstë të kësaj agjensie,( të njëjtët që vrasin 4 putrosha të pafajshëm, pasi vjedhin së bashku me Velinë fondet e tyre) se në protestën e datës 28.05.2024 janë shkaktuar "dëme" prej "subjektitit" AMT fasadës së Bashkisë Tiranë, duke i kërkuar këtij "subjekti" shpërblimin e dëmit të shkaktuar dhe duke e ndëshkuar këtë "subjekt" me gjobë!!??? Dhe kjo gjobë i faturohet aktivistes dhe avokates së AMT-së, Adriana Kalaja!!!

Pse nuk u vlerësuan dëmet për protestat e bëra nga 5 prilli apo Veliaj mendoi se ne do i ndalonim protestat?

Së pari, dallohet lehtësisht halli dhe sikleti i anëtarit të kupolës mafioze, Veliaj dhe shërbëtorëve të tij, por nuk ua zgjidhim dot.

Së dyti, nisur nga ky hall i madh, në turravrap e nxitim të paparë, nuk marrin minimumin e informacionit se AMT nuk është subjekt juridik, por grupim në frymë, i artistëve dhe qytetarëve të lirë që kanë vendosur t'i qëndrojnë përballë mafies së betonit e plehrave që përfaqëson Veliaj. Kemi qenë dhe jemi për me çdo kusht të Tiranës.

Së treti, i kujtojmë banditit Veliaj dhe të tijve, që kanë shkatërruar Tiranën, se ne që kemi hyrë në vitin e shtatë (7) të protestës dhe që nuk na ndalën me asgjë, as me presion e as me shit-blerje, do të vijojmë, derisa këta mafiozë të përgjigjen para ligjit.

Pasi humbi gjyqin në Gjykatën Kushtetuese, pasi me gjithë përpjekjet në SPAK, çështjen nuk po e mbyll dot, pasi ka dështuar në këto vite me përçarjen e AMT, ndaj artistëve dhe qytetarëve me integritet të Aleancës, tani gjen metoda antiligjore si ajo e gjobës.

Në fakt, e gjithë politika e Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë, është ajo e gjobëvënies por me ne Qendrestarët e AMT, i ka "ngelur sharra në gozhdë".

Mbi të gjitha, ky veprim ndaj aktivistes dhe avokates Kalaja përveç se është antiligjor, vjen si një hakmarrje perverse. Pasi shpifi se ishte e dënuar dhe në gjykim tha se nuk i përmenda emrin, pasi dha urdhër për t'i hapur dosje nga Policia e Taulantit të narko shtetit, tani e gjobit personalisht.

Ne sigurojmë të gjithë Qendresrarët, Mbështetësit dhe Miqtë e AMT, se jo vetëm do ta çojmë në Gjykatën Administrative, por do vijojmë betejën deri sa ky kriiminel të shkojë pas hekurave e të paguajë për:

Teatrin Kombëtar,

Ardit Gjoklajn,

Inceneratorin,

Kompaninë "5 D" sh.p.k,

Unazën e Re,

5 Majin,

Bregun e Lumit,

Laprakën,

Çerdhet, kopshtet dhe shkollat e munguara,

Parqet dhe këndet e lodrave të munguara,

Betonizimin e Tiranës,

Tirana DC sh.a,

ECO Tirana,

4 putroshat e vrarë.

Etj., etj.

Është e kuptueshme se, kriminelin Veliaj nuk e mbron dot as Dumani, as Kondili e as gjobat e AMK.

Ndaj, mos mungoni në protestën e rradhës,

Datë 10 qershor ora 11.00 para Bashkisë Tiranë.

Veliaj e bashkëpunëtorët e tij pas hekurave dhe,

TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.

erion veliaj bashkia tirane aleanca per mbrojtjen e teatrit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj