LIVE UPDATES
Politike

Thirrje për qeveri teknike, PD: Shqipëria e Edi Ramës, vendi me pensionin më të ulët në Europë

Bozdo tha ndër të tjera se shqiptarët nuk mund të rrinë indiferent kur mediat e huaja e cilësojnë pushtetin e tij si narkoshtet

7 Qershor 2024, 13:17 Nga r.ll
Thirrje për qeveri teknike, PD: Shqipëria e Edi Ramës, vendi me
eno bozdo

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo me anë të një deklarate për mediat nga selia blu, ka deklaruar se Shqipëria është vendi me pensionin më të ulët në Europë.

Bozdo tha ndër të tjera se shqiptarët nuk mund të rrinë indiferent kur mediat e huaja e cilësojnë pushtetin e tij si narkoshtet. Ai ka bërë thirrje për një qeveri teknike që do të sigurojë kushtet për një proces zgjedhor të pranueshëm.

DEKLARATA E PLOTË:

Shqipëria thyen edhe një rekord tjetër të zi, nën kujdesin e kuratorit të të gjitha të zezave, Edi Ramës. Pensioni mesatar në Shqipëri është më i ulti në Evropë. Sipas Eurostat, pensioni mesatar në Shqipëri është 131 euro në muaj, duke i renditur gjyshërit, nënat dhe etërit tanë në listën e mjerimit europian. Bullgaria, në vendin e parafundit, ka një pension mesatar 226 euro në muaj, apo 58% më të lartë se Shqipëria. Mesatarja e vendeve të BE është 1294 euro në muaj, apo afro 10 herë më e lartë se pensioni në Shqipëri.

 https://www.euronews.com/business/2024/05/31/pensions-in-europe-which-countries-are-best-and-worst-for-retirement

Kjo është e vërteta tronditëse me fakte e shifra, jo me logje krenariste të narkoqeverisë. Ky është niveli i mjerimit ku jetojnë më shumë se 650 mijë pensionistë shqiptarë të cilët mbajnë frymën me paratë që u dërgojnë bijtë dhe bijat, që ua përzë Edi Rama.

Tej deklaratave qeveritare për reformën e pensioneve, tej propagandës bajate për rritje ekonomike, për 10 milionë turistë në Shqipërinë fanar-ndricuese, faktet që Eurostat publikon tregojnë se, varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Me këtë ritëm, do të na duhen dekada për të arritur minimumin e standardit evropian për pagat dhe pensionet.

Asgjë nuk ka për të ndryshuar për mirë sa kohë Edi Rama qeveris Shqipërinë. Sipas INSTAT, rreth 44% e shqiptarëve jetojnë në varfëri. Sipas Eurostat rreth 75% e shqiptarëve që janë në moshë pune rrezikojnë varfërinë.

https://citizens.al/2022/08/08/eurostat-rreth-70-e-popullsise-ne-shqiperi-e-rrezikuar-nga-varferia/

Lulëzon vetëm ndërtimi, nën kujdesin e veçantë të Edi Ramës, që e ka kthyer këtë sektor në lavatriçe të parave të krimit të organizuar vendas dhe të huaj.

Shqiptarët nuk mund të rrinë indiferent kur kryeministri tregohet me gisht nga bashkëpunëtori më i ngushtë, si kumbar i mafias dhe zhbërës i zgjedhjeve të lira. Kur mediat e huaja e cilësojnë pushtetin e tij si narkoshtet.

Kur shqiptarët renditet të tretët në botë si azilkërkues. Vendi i tyre nuk është në luftë si Siria dhe Afganistani, por qeverisja është një talebanizëm i veshur me Brioni dhe lustruar me reklama të paguara në mediat e vendit dhe të huaja.

Edi Rama po e dërrmon vendin, dhe kur ai kërkon ta dërrmojë kundërshtarin me votë, nuk ka ndërmend zgjedhje të lira por vjedhje të tyre.

Partia Demokratike është në ballë të kesaj beteje me të keqen. Vetëm një qeveri teknike do të sigurojë kushtet për një proces zgjedhor të pranueshëm. Gjyshërit e fëmijëve tanë meritojnë një Shqipëri që nuk i trajton si robër lufte.

eno bozdo pd

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën