LIVE UPDATES
Politike

"Ndaj meje është ngritur një akuzë totalisht pa baza"/ Berisha: Unë do mbroj deri në fund të vërtetat që i interesojnë publikut

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se do të vazhdojë denoncimet publike për çështjet që lidhen me krimin, korrupsionin dhe kapjen e shtetit, duke theksuar se vepron në interes të publikut dhe të demokracisë.

6 Janar 2026, 13:26 Nga I.A
"Ndaj meje është ngritur një akuzë totalisht pa
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur kritikave për qëndrimet e tij ndaj drejtësisë. Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Berisha hodhi poshtë krahasimet me kryeministrin Rama, duke deklaruar se ai ka respektuar procedurat ligjore dhe institucionale, pavarësisht se i ka cilësuar akuzat ndaj tij si të pabazuara.

Ai theksoi se, gjatë kohës kur ka qenë në pushtet, nuk ka ndërhyrë kurrë për të bllokuar kërkesat e drejtësisë ndaj ministrave apo zyrtarëve të lartë. Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se do të vazhdojë denoncimet publike për çështjet që lidhen me krimin, korrupsionin dhe kapjen e shtetit, duke theksuar se vepron në interes të publikut dhe të demokracisë.

Ai deklaroi se, pavarësisht presionit politik dhe mediatik, opozita do të vazhdojë betejën për rikthimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e interesit qytetar.

"Kjo është të krahasosh të pakrahasueshmen. Pra, ndaj meje është ngritur një akuzë pa baza, totalisht pa baza. Por unë kam respektuar me rigorozitet të gjithë procedurën. Dhe e kam theksuar, as që më ka shkuar ndërmend që të mos respektoj procedurën, as më ka shkuar ndërmend të organizoj protesta, që opozita organizon protesta, ta dini këtë. Edhe në SHBA janë organizuar protesta para gjykatave. Unë nuk e bëj atë. Masa e parë e sigurisë ishte antikushtetuese dhe unë të garantoj që ajo në Strasburg do rrëzohet. E miratoi Gjykata Kushtetuese duke shkelmuar Kushtetutën.

Ajo gjykatë që sillet si organizatë e PS-së. Shikoni, kanë dhënë një vendim ata për kryetarin e PD me datën 17 dhe asnjë njeri në Shqipëri nuk e di cili është vendimi. Kanë njoftuar seancë plenare dhe nuk kanë bërë asnjë sqarim apo njoftim për publikun. Po të lexosh rregulloren e tyre është një rregullore jo e një institucioni serioz. Një rregullore në të cilën thuhte se relacionet dhe vendimet e ndërmjetme nuk u jepen palëve. Si shpellë mafie. Si nuk u jepen palëve? Nuk kisha dëgjuar kurrë. Sekretohen pra, shikoni çfarë mentaliteti ka.

Sigurisht ndaj këtyre do luftohet, por jo të mos respektohet ama. Por për të bërë përmbledhjen, ky është Sali Berisha këtu, ka qenë kryeministër 8 vite, ka pasur përballë një prokurore që e kishte shpallur armike të egër, e dini vetë ju dhe nuk i heq asnjë fjalë asaj unë, por kurrë nuk më ka shkuar ndërmend që unë t’i kthej asaj kërkesën për heqje imuniteti të një ministri. Absolutisht asnjëherë. Përkundrazi, çdo kërkesë nuk ka pasur nevojë të vendosë parlamenti, e kanë dhënë ministrat më përpara. E ka dhënë Lulzim Basha dy herë, e ka dhënë Fatmir Mediu dhe ka dhënë edhe dorëheqjen. E ka dhënë Ilir Meta pa e kërkuar akoma prokuroria.

Ky është standardi. Ata që përpiqen të bëjnë shqiptarët budallenj, gabohen. Por shqiptarët e kishin këtë standard dhe ishte një arritje e madhe. Ishte një arritje e madhe, kurse sot Edi Rama, dhe nuk është hera e parë, këtë gjë bënë me Saimir Tahirin ata, erdhi mandati ndërkombëtar i arrestit nga Antimafia Italiane, e hodhi poshtë, nuk e pranoi. Vjen mandati nga Spaku për arrestin e Lubi Ballukut, e bllokon, nuk e pranon. Nuk kanë asnjë lloj krahasimi. Ato që unë i kam deklaruar, i kam me përgjegjësi të plotë dhe nuk i kam për interesa të Sali Berishës. Të jeni të sigurt për këtë. I kam për interesin publik.

Jam kryetari i një partie opozitare, jam deputet dhe jam i angazhuar çdo minutë, çdo orë të mbroj interesin publik. Po në qoftë se Altin Troplini mban në xhep mandat-arrestin e Elvis Doçit gjersa mbarojnë zgjedhjet, si të duket ty kjo, si mund t’i themi kësa? Dhe ikën Elvis Doçi, ai aty është, por nuk shkojnë për ta kapur se ka bashkëpunëtorët. Unë këto do i denoncoj. Ose në qoftë se unë kam këtu dokumente që faktojnë inkriminimin kokë e këmbë të Taulant Ballës, por e amniston Altin Troplini, unë Altin Troplinin e bëj bashkautor me Taulant Ballën.
Se këto janë evidente, të jap votat, më arresto kundërshtarët. Ky është shteti.
Shiko, nuk mërzitem unë, kam durim.

Para disa vitesh unë i kam informuar shqiptarët për narko-shtetin dhe shumë kthenin kokën. Në Shqipëri nuk kishte asnjë shkrim për narko-shtetin nga mediat shqiptare, por kishte nga mediat ndërkombëtare. Miqtë e Edi Ramës në Europë dhe në vendet e tjera përpiqeshin ta servirnin si model Ramaduron. Unë nuk mërzitesha, unë e dija që ata zemëroheshin me mua kur më dëgjonin. Unë e dija se ata mërmërinin kundër meje kur më dëgjonin. Por prapëseprapë përgjegjësitë e mia ndaj shqiptarëve, detyrimet e mia si person publik ndaj këtij vendi, më bënin mua që të mos tërhiqesha nga të vërtetat. Por tani që kanë dalë hapur, kanë shpërthyer fushës, tani bëjnë tjetër, por tani është vonë veçse. Është shumë vonë.

Se tani 1 milion shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria sepse tani ekonomia shqiptare është shndërruar në ekonomi droge, ku sektori privat për shkak të drogës dhe narko-euros jep vetëm 49 përqind të rritjes. Dhe tani shqiptarët nga më të mirëpaguarit që ishin në vitin 2013, janë më të keqpaguarit. Por prapë kombet e vjetra kanë një veti, rigjenerohen. E kanë këtë, se përndryshe ikin, i merr historia. Por ne nuk na merr dhe ne do rigjenerohemi. Edhe këtë që bëj me këta, në qoftë se unë flas për ta, unë flas sepse di dosjet e krimit që fshehin ata.

Po, di prokurorët e inkriminuar që nuk vendosin para ligjit për bashkëpunim me krimin, dhe që i di Dumani, i ka në dosje. Ndaj e bëj këtë unë. Po nëse nuk do e bëja, nuk jam ai që duhet të jem. Nuk mbroj interesin publik. Ndaj dhe e bëj këtë unë. E bëj në kushte shumë të vështira. Ti e sheh propagandën, janë 40 banalistë që paguhen nga mëngjesi gjer në darkë vetëm për editoriale dhe shpifje kundër Sali Berishës dhe opozitës. Me emër, me listë emërore që paguan qeveria. 80 le të bëhen, 200 le të bëhen, unë do vazhdoj, do mbroj të vërtetat që i interesojnë publikut," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj