Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit Flamingo": Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
PE: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike 17 Qershor, 15:38 "Ndrys...
Berisha: Rama po kërcënon personalisht protestuesit, kërcënimet ndaj deputetes Koçeku janë të dënueshm...
U dhuna së bashku me gruan, Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj 17 Qershor, 12:59 ...
Sipas PE, ky moratorium duhet të qëndrojë në fuqi derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesat e kahershme të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, si dhe me standardet e Kapitullit 27 të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

BRUKSEL- Parlamenti Europian i ka dhënë ‘shuplakë’ kryministrit Edi Rama për çështjen e Zvërnecit. Sipas tekstit të miratuar, PE shpreh shqetësim serioz për zhvillimet që po ndodhin brenda zonës së mbrojtur Vjosa-Narta, duke i konsideruar ato si dëshmi të pasojave praktike të ndryshimeve të fundit ligjore mbi zonat e mbrojtura.
Në tekstin e amendamentit, eurodeputetët theksojnë se po ndjekin nga afër protestat paqësore të zhvilluara lidhur me këtë çështje dhe u bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të dhënies së lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura.
Sipas PE, ky moratorium duhet të qëndrojë në fuqi derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesat e kahershme të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, si dhe me standardet e Kapitullit 27 të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Pra amendamenti detyron qeverinë të ndërpresë çdo punim, apo leje në zonat e mbrojtura, të pezullohen çdo leje në vijim, me anë të një moratoriumi. Amendamenti nënvizon se çdo projekt që planifikohet në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian.
"46a. Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet në vazhdim brenda zonës së mbrojtur Vjosa-Narta demonstrojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve legjislative dhe rreziqet që rezultojnë për zonat me vlerë ekologjike të njohur; ndjek nga afër protestat paqësore që po zhvillohen lidhur me këtë çështje; u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të dhënies së lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura të jenë shfuqizuar, bazuar në një kërkesë afatgjatë të Komisionit dhe Parlamentit dhe në përputhje me standardet përmbyllëse të Kapitullit 27, si dhe derisa të jetë siguruar pajtueshmëria e plotë me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës; thekson se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile”, thekson amendamenti i miratuar nga Parlamenti Europian./Dosja.al

Rama- Meloni TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka njoftuar një fitore të rëndësishme për qeverin&eum...
Gazmend Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është kundërpërgjigjur kryem...
pamjet nga protesta TIRANË- Revista prestigjioze britanike The Economist i ka kushtuar një artikull vendit tonë lidhur me zhvillimet e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Rama njoftoi se eurodeputetët rrëzuan amendamentin për Vjosë-Nartën, duke konfirmuar se zonat e...
pamje nga protestat TIRANË- Sot, Parlamenti Europian miratoi rezolutën e tij mbi Raportin e Komisionit të vitit 2025 për Shqipërin...
Artur Metani TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, deklaroi këtë mërkurë se procesi i vettin...
Edi Rama, Katherina Reiche BERLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Berlin ka zhvilluar një takim me Ministren Federa...
foto ilustruese BRUKSEL- Parlamenti Evropian ka miratuar këtë të mërkurën në Bruksel raportin për Kosovën, duke ria...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se kryeministri Rama po kërcënon personalisht protestuesit. Gja...
Gjetan Gjetani Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka bërë një denoncim ditën e sotme për kërcënime pa...