LIVE UPDATES
Politike

"Në 24 janar të gjithë qytetarët në shesh"/ Berisha: S'do e ndërpresim betejën gjer ditën e largimit të Ramës

Gjatë turit të Foltores me Degën 2, Tiranë, Berisha u shpreh se opozita nuk do e ndërpresi betejën deri në ditën e largimit të Ramës nga qeveria.

21 Janar 2026, 19:49 Nga E.d
"Në 24 janar të gjithë qytetarët në shesh"/
Sali Berisha

TIRANË- Lideri demokrat u ndal edhe tek protesta e opozitës, e cila do të mbahet në datën 24 janar. Gjatë turit të Foltores me Degën 2, Tiranë, Berisha u shpreh se opozita nuk do e ndërpresi betejën deri në ditën e largimit të Ramës nga qeveria.

Kryedemokrati tha se Rama po përdor sistemin gjyqësor, në mënyrën më kriminale për të mbrojtur krimet kundra qytetarëve. Berisha tha se në 24 janar duhet që gjithë qytetarët e Shqipërisë të jenë në Tiranë.

Sali Berisha: Shikoni miq, sot është 21 Janari. Çfarë bëri Edi Rama në vitin 2011? Montoi një trillim, absolut trillim, me një regjistrim që kishte bërë Dritan Prifti. Ku një shkrese të dërguar nga një biznesmen, Ymer Tola, i cili kishte fituar një gjyq me një kompani italiane për një hidrocentral, i thoshte që zoti ministër më zbato vendimin e gjykatës, se gjatë këtyre tre muajve që nuk ke zbatuar vendimin, ndërmarrja ime ka humbur 700 mijë euro.

Meqenëse ishte përdorur fjala 700 mijë, Edi Rama me Filip Çakulin e kishin montuar këtë, shtuan fjalën ryshfet, dhe ja ku është korrupsioni. Çfarë bëri zëvendës kryeministri? Zëvendës kryeministri i cili, në qoftë se largohej nga qeveria, e rrëzonte qeverinë, se ato ishin votat. Jo. Ai më erdhi, jo kur kërkoi prokurori, po me datën 14 më erdhi në zyrë, unë tha do jap dorëheqjen, do dorëzoj imunitetin, sepse nuk kam ndërmend të paraqitem tek prokurori si zëvendës kryeministër.

Kjo është e vërteta. Ky është rregulli. Pushtetet janë të ndara. Dhe ti që ke pushtet më shumë, në qoftë se atij pushtetit gjyqësor ia heq, ti pastaj bëhesh një tiran i urryer për popullin tënd. Çfarë bën ky? Ky mbron nesër Irenat e Gjykatës Kushtetuese votojnë për mbrojtjen e Olit (Olta Xhaçkës). Sepse u është bërë presioni më i madh. Pra ky po përdor sistemin gjyqësor tani në mënyrën më kriminale për të mbrojtur krimet kundra jush. Dhe unë ju them ju, ai nuk ia heq imunitetin asaj. Sepse ajo është e vërteta.

Çdo ditë, që ta dini, i thotë që unë vetëm nuk shkoj. E ja u tha dhe në mbledhje të kryesisë, e detyroi të mbledhë qeverinë me kryesinë socialiste dhe ja u tha aty të gjithëve: unë ju marr me vete. Unë ju marr me vete sepse ajo ka zbatuar, e vërteta, ajo është e inkriminuar 100 përqind, po ka zbatuar 100 përqind udhëzimet e kryebanditit, e kryehajdutit të shtetit shqiptar Edi Ramës. Pra tani miq, për ta përmbledhur. Këtu jemi ne. Ne jemi në këtë situatë. Gjithçka sot varet vetëm nga ne.

Do të pranojmë ne këto veprime? Do të pranojmë ne që Edi Rama të jetë edhe kryeministër hajdut, edhe gjykatës, edhe prokuror? Do pranojmë ne që Edi Rama të tmerrojë, të shtrojë zgjedhjet në farsë? Do pranojmë ne që të shkojmë përsëri në zgjedhje me Edi Ramën në zgjedhje? Jo. Prandaj dhe kjo është prova e fundit. Kilometri i fundit. Është misioni më i madh që kemi patur ndonjëherë që kur jemi krijuar gjer sot. Ja u them unë ju. Ne, ne kemi dy alternativa. Ose të rrëmbejmë armët dhe t'i përzëmë, por ne nuk jemi kjo parti. Jo. Ne jemi parti e parimeve demokratike. Dhe kemi qenë, jemi themeluar të tillë. Dhe kjo ka qenë mrekullia jonë.

Ja u them unë, në qoftë se kjo parti ka bërë, ka patur, ka bërë një mrekulli në ekzistencën e saj është se ajo edhe kur u përdor dhuna kundër saj, se kur u përdor dhuna kundër saj, ajo nuk përdori kurrë dhunën. Nuk jemi ne. Por ne kemi fituar çdo betejë në rrugën që besojmë. Në kryengritje paqësore. Në qëndresë paqësore. Dhe kësaj here kjo kërkohet nga ne. Kësaj here kërkohet, kërkohet që ne të betuar, të mos lëshojmë sheshin gjer në realizimin e qëllimit tonë. Vetëm njerëzit, të cilët i besojnë të vërtetës, e kanë të qartë të vërtetën, janë të vendosur për të sakrifikojnë për të, fitojnë, s'humbasin kurrë.

Edhe ne tani të vërtetën e kemi përpara, e kemi të qartë, dimë gjithçka për të, jemi më të motivuar se kurrë ta mbrojmë atë. Ndaj dhe me 24 janar të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë në Tiranë. Të betuar që ne betejën tonë s'do e ndërpresim gjer ditën e largimit të Edi Ramës dhe ju garantoj se nuk ka forcë, nuk ka forcë në botë që atë ta mbajë në pushtet para guximit tuaj, energjisë suaj. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria./Dosja.al

sali berisha foltore edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj