LIVE UPDATES
Politike

"Ne dolëm në çatinë e botës për vdekshmërinë nga kjo sëmundje"/ Berisha: 500 mln euro ishte abuzimi me paratë e Covid-it

Në fjalën e mbajtur përballë të rinjve dhe studentëve, Berisha vijoi duke përshkruar një panoramë të errët të sistemit shëndetësor shqiptar, duke e cilësuar situatën në spitale si “çnjerëzore”. 

25 Prill 2025, 11:47 Nga I.A
"Ne dolëm në çatinë e botës për
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i PD ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me studentët e mjekësisë. Në fjalën e mbajtur përballë të rinjve dhe studentëve, Berisha vijoi duke përshkruar një panoramë të errët të sistemit shëndetësor shqiptar, duke e cilësuar situatën në spitale si “çnjerëzore”. Berisha solli në vëmendje skandalin e koncesionit të analizave, që sipas tij ka lënë për dhjetë ditë spitalet pa mundësinë për të kryer analizat bazë.

"Për t’i dhënë një përgjigje kësaj situate, ne vendosëm që 100 ditët e para të kemi vendosur minimumin jetik, 6.3 euro në ditë, është i kalkuluar nga ILO dhe Avokati i Popullit. Kjo është vlera që quhet jashtë varfërisë ekstreme. Varfëri është, por jo ekstreme se ekstremja nuk të garanton as minimumin jetik. Dhe me këtë paketë prej 200 eurosh për çdo pensionist, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo student me bursë, për çdo jetim, ne përjashtojmë varfërinë ekstreme nga Shqipëria. Në vendet e BE nuk ka varfëri ekstreme sepse japin para dhe u garantojnë sipas nivelit një pagë për secilin qytetar. U ndala këtu sepse ju e kuptoni më mirë se ç’do të thotë minimum jetik. Minimum për të jetuar. Gjer këtu është rrokullisur vendi, kur 21 përqind e fëmijëve nuk marrin dot 3 vakte në ditë, do të thotë se sirenat e urisë bien në dhjetëra mijëra familje shqiptare.

Projekti ynë i Shqipërisë Madhështore parashikon një transformim tërësor të arsimit dhe të shëndetësisë. Së pari, nuk ka udhëtim drejt Europës me standardet më të ulëta, me standarde të 65 viteve më parë, të numrit të mjekëve për popullatën. Shqipëria, shteti nuk disponon një pet skaner, tre akseleratorët që u morën në vitin 2013, janë jashtë funksioni. Jo se nuk rregullohen, por se mafia, armikja më e egër e bluzave të bardha dhe e të sëmurëve, kjo mafie nuk i rregullon ato sepse do që shqiptarët të shkojnë të paguajnë tek privati. U premtua shëndetësi falas. A e dini ju se INSTAT, që kontrollohet nga qeveria, njoftoi një javë më parë se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre. Që të gjitha bazë korrupsionin.

Dhjetë ditët e fundit në spitale nuk bëhen analiza sepse koncesioni i analizave, që është fund e krye kriminal dhe korruptiv, u thotë spitaleve kanë mbaruar kitet, kaq ishte kontrata. Dhe të gjithë shqiptarët, atë dhjetëditësh duhet të shkojnë tek privati, t’i bëjnë me lekët e xhepit analizat. Po, kjo është e vërteta. Situata në spitale është çnjerëzore. Është në terrenin e krimeve kundër njerëzimit. Pse është kjo? Sepse të sëmurët në spitalet tona vdesin nga mungesa e ilaçeve për të mjekuar sëmundjet e tyre të rënda. Para 3 muajsh, pas një seri denoncimesh të një gazetari kurajoz, që i bëri një shërbim shumë të madh vendit, të mungesës së tmerrshme të ilaçeve dhe aparaturave në Spitalin Onkologjik, Edi Rama deklaroi se aty kryhen krime kundër njerëzimit dhe tregoi me gisht mjekët.

Nuk them se mjekët aty nuk kanë përgjegjësi, kanë përgjegjësi, por krimet kundër njerëzimit i kryejnë ata që vjedhin paratë e caktuara për blerjen e ilaçeve për të sëmurët me sëmundje neoplazike. Ata janë autorët e vërtetë. Dhe janë ministri, drejtori dhe mbiministri. Por megjithëse tha këtë fjalë, se aty kryhen krime kundër njerëzimit, nuk mori asnjë masë për ndryshim dhe aty gjendja sot është akoma më keq se 3 muaj më parë. A mund të ndodhë kjo? Një dehumanizim i asaj që është më humania e të gjitha degëve të tjera. Vepër kjo e korrupsionit. Vepër e një klientele të ngushtë të kryeministrit. I ka pasur nëpër zyra të bashkisë këto që emëroi, këtë që unë i them Korba e Korrupsionit, që është tani te shëndetësia.

500 milionë euro ishte abuzimi i tmerrshëm që këto bënë me paratë e Covid-it. Dhe ne dolëm në çatinë e botës për vdekshmërinë nga Covid-i. Po pse? Jo se ishim vendi më i shpartalluar, as se ishim vendi më i varfër. Por sepse kjo, çfarë t’i thuash, por nuk dua të prish gojën time, nuk shtronin të sëmurët. E mbanin me 500 shtretër. Kosova me një të tretën e popullatës më pak, me 1200 shtetër. Maqedonia me 1300 shtretër. Kurse këta gjetën një sharlatan me bluzë të bardhë, i cili absolutisht do ndiqet gjer ditën e fundit të jetës së tij për atë që bëri, dhe e shndërruan Tiranën në spital. I linin të sëmurët në shtëpia, nuk kishte shtretër dhe natyrisht vdekja korri më shumë se në çdo vend tjetër të Europës dhe këta bënin shou," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj