Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Prokurorisë së Posaçme, asnjë e dhënë e sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiksuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë subjekti i posaçëm Olta Xhaçka.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme, vendimin që e detyron SPAK të regjistrojë kallëzim penal ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi. Seanca është caktuar të mbahet ditën e sotme ku Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë ankimimin e SPAK.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, asnjë e dhënë e sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiksuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë subjekti i posaçëm Olta Xhaçka. Në ankimin që SPAK ka depozituar thotë se çështja e hetuar më herët nga prokuroria ka kaluar në filtrin e Gjykatës së Posaçme gjatë gjykimit të çështjes penale nr 189/2023 në seancë paraprake.
Prokurori Ols Dado shprehet se Gjykata e Posaçme ka ushtruar kontroll juridiksional, duke vendosur kalimin e dosjes ndaj Jorgo Goro për gjykim, duke pranuar kërkesën e prokurorisë, pasi ka çmuar se provat ishin të mjaftueshme për mbështetjen e akuzës. Sipas Dados, Gjykata nuk ka gjetur asnjë shkak, veçanërisht nga ato që ankuesi shtetasi Fredi Beleri parashtron, për të konkluduar se hetimet paraprake nuk ishin të plota, duke urdhëruar për pasojë plotësimin e tyre.
Në vendimin e arsyetuar të prokurorisë për mosfillim të hetimeve, sqarohet se procedimit penal ndaj Jorgo Goros nuk i ka munguar kontrolli gjyqësor, qoftë gjatë hetimit paraprak apo edhe gjatë gjykimit në seancë paraprake. Prokuroria e Posaçme shprehet se vendimi i GJKKO është i pambështetur në ligj dhe në prova i cenueshëm dhe si i tillë duhet të ndryshohet në tërësinë e tij.
Më 1 prill, Gjykata e Posaçme pranoi një ankim të bërë nga eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, dhe urdhëroi Prokurorinë e Posaçme që të regjistrojë kallëzim penal ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, për kryerjen e veprave penale "Shpërdorim i detyrës", "Falsifikim i dokumenteve" dhe "Pastrim i produktit të veprës penale" të kryer në bashkëpunim. Vendimi u firmos nga gjyqtarja e posaçme, Flora Hajredinaj.
rruga e sapoasfaltuar në nje nga fshatrat e Matit MAT- Ekskavatorët dhe makineritë e rënda janë zotërit e rrugës që...
emigtanti TIRANË- Disa video janë bërë virale në rrjetet ku emigrantët votues shfaqen duke shprehur vullnetin e tyre, por pa ...
Edi Rama dhe Ilir Vrenozi TIRANË- Demokrati Ilir Vrenozi, pas gjithë replikave me Kreyministri Edi Rama, së fundmi e ka ftuar në nj&eum...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se takimi mes kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirij...
Sali Berisha GJIROKASTËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Gjirokastër, ka publikuar t...
Sali Berisha GJIROKASTËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Gjirokastër prezantoi programin ekonomi...
Tonino Picula KROACI- Eurodeputeti kroat dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka deklaruar se presidenti i Ser...
Sali Berisha GJIROKASTË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Gjirokastra premtoi se me ardhjen në pushtet ...
Sali Berisha GJIROKASTRA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral sot në Gjirokastër. Berisha tha...
foto ilustruese TIRANË- Më 15 maj pritet të mbërrijë në Tiranë kryeministri britanik Keir Starmer. Qëndrimi i tij d...