LIVE UPDATES
Politike

"Gjithçka më rikujton vitet ’60"/ Berisha me studentët e mjekësisë: Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit

Berisha u shpreh se shëndetësia ka marrë goditjet më të rënda në 4 vitet e fundit, duke i sjellë në memorie shëndetësinë e viteve ’60.

25 Prill 2025, 11:43 Nga I.A
"Gjithçka më rikujton vitet ’60"/ Berisha me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me studentë të Mjekësisë këtë të premte. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Berisha u shpreh se shëndetësia ka marrë goditjet më të rënda në 4 vitet e fundit, duke i sjellë në memorie shëndetësinë e viteve ’60. Sipas Berishës, në vitin 2013, kohë kur PD dorëzoi pushtetin, për 600 banorë kishte një mjek, ndëra kjo shifër është dyfishuar në një mjek për 1100 banorë.

"Së pari, u përshëndes shumë përzemërsisht ju, të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë, studentët e universiteteve të vendit kudo që janë. Shpreh kënaqësinë e veçantë që u takoj ju për të paraqitur para jush alternativën tonë për rininë, për studentët, për arsimin dhe shëndetësinë. Po të mbyllësh sytë për një moment dhe të ndalesh në gjendjen aktuale, Shqipëria është në një rrokullisje që në shumë aspekte tejkalon imagjinatën tonë. Ngado që ta nisësh, përveç betonit të narkoeurove, në çdo aspekt tjetër ky vend ka në rrokullim. Po vij nga Gjirokastra. Universiteti drejt një pakësimi studentësh dramatik. 80 përqind e maturantëve largohen për arsye të ndryshme, por largohen jashtë vendit. Në qoftë se marrim shëndetësinë, në memorien time shëndetësia sot ka një degradim në Shqipëri që në shumë aspekte afrohet me vitet ’60. Në cilat konkretisht se jeni studentë mjekësie? Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak se mesatarja e BE. Në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi një mjek për 1100 banorë. BE ka një mjek për 300-350 banorë.

Këtu jemi ne. Por po të ndalemi në aspekte të tjera, spitali i Kukësit, i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, spitali i ri 3 milionë euro, pa mjek. Për t’u operuar për apandesit ka një mjek humanist që ka lënë numrin e tij, një kirurg që vjen dhe operon në spitalin e Kukësit përkundrejt një pagese sigurisht. Kurse, spitalet e tjera janë me mungesa të jashtëzakonshme specialistësh. Gjithçka më rikujton vitet ’60, kur atëherë filluan në rrethe të shfaqen pediatrit e parë se nuk kishte pediatër. Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit. Eksodi i mjekëve u bë masiv. Ju përsëri jeni njerëz që keni studiuar fiziologjinë, biokiminë dhe në një formë tepër shqetësuese është shfaqur uria kronike. Uria kronike, ju e dini, është uria në të cilën njeriu nuk plotëson dot minimumin proteinik, nuk plotëson dot përbërësit për funksionimin e trupit të tij dhe pastaj i merr këto nga indet e veta. Një studim i UNICEF, i pavarur, tregon se 21 përqind e familjeve nuk ushqejnë dot me më shumë se 2 vakte fëmijët e tyre. 21 përqind!

Pensionistët, të cilët janë rreth 760 mijë, nga këta 57 përqind e tyre marrin një pension më të ulët se 170 euro në muaj. Por ju e kuptoni vetë, pensionistët janë gjithashtu qytetarët me nevojat më të mëdha për ilaçet. Ndërkohë që, sot çmimet në këtë vend janë rritur më shpejt dhe më shumë se në çdo vend tjetër. Në qoftë se më para gjeje një banesë me qira 150-200 euro në vitin 2013 e kam fjalën, sot të duhen 500-600 euro për të njëjtën sipërfaqe. Në qoftë se më përpara e merrja kilogramin e bukës 400 lekë, sot e merr 900-1000 lekë. Po kështu mishi e produktet e tjera me radhë. Prapë po ndalem te ky element se është shumë i rëndësishëm, pensionistët, të cilët në vitin 2013 merrnin si pension mesatar 143 mijë lekë, në rast se qeveria do të respektonte, do t’i ndihmonte të përballonin rritjen e çmimeve, ata sot duhej të kishin një pension jo 170 mijë lekë, por 390 mijë lekë. Tani, imagjinoni ju pra se si këta, një e treta e popullatës sot, përballojnë jetën e tyre vetëm në sajë të lëmoshave që u japin të tjerët. Familjarët sigurisht. Pra, kjo është një situatë në themel shumë e vështirë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit