LIVE UPDATES
Politike

‘Ne mundim, ATA THYHEN’/ Berisha: Një manual për çdo qytetar që do të përballet me propagandën toksike të narkoshtetit

Lideri i opozitës gjithashtu theksoi se narko-diktatura e Edi Ramës ka tiparet e veta që në disa aspekte ia kalojnë edhe asaj të Enver Hoxhës, ku në thelb të saj ka propagandën që mashtron qytetarët.

24 Janar 2025, 18:40 Nga E. D
‘Ne mundim, ATA THYHEN’/ Berisha: Një manual për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, po merr pjesë sot në një takim me Departamentin Brain Gain, me temën “NE MUNDIM ATA THYEN”. Berisha gjatë fjalimit tij u shpreh se hajdutë si këta socialistë nuk ka patur në histori Shqipëria. Lideri i opozitës gjithashtu theksoi se narko-diktatura e Edi Ramës ka tiparet e veta që në disa aspekte ia kalojnë edhe asaj të Enver Hoxhës, ku në thelb të saj ka propagandën që mashtron qytetarët.

"Ka një debat të përditshëm. Jo këta politikanë janë njëlloj. Kurrë nuk është e vërtetë. Si këta socialistë, Shqipëria nuk ka patur në histori, hajdutë si këta. Do të them një gjë unë ju. Për Enver Hoxhën, dhe suitën e tij, Shqipëria ishte pronë e shtetit të tij. Përveç shtëpisë që quhej pronë personale, çdo gjë tjetër quhej e shtetit. Por ama të jem i sinqertë, jo e tij, e shtetit. Kurse sot është absolutisht e këtyre hajdutëve që shtrijnë dorën e zezë dhe vjedhin çdo gjë. Porte, fusha, banesa gjithçka. Këta kanë konceptin se është pronë e tyre, nuk mund të ndodhë ndryshe. Edi Rama me haramin e presidencës marrin portet e jugut, në kundërshtim me çdo ligj. Gjykata Kushtetuese i ndalon, nuk ka vlerë, sepse ata i konsiderojnë të tyren. Pra kjo narkodiktaturë ka tiparet e veta.

Nga ana propaganistike ky është një manual i shkëlqyer për çdo qytetar, për çdo demokrate e demokrat, që do dhe duhet të përballet me propagandën toksike të narkoshtetit. Propagandë që mashtron qytetarët. Po marrim një moment. Po të rrimë e ti mbledhin, gjatë një viti mund të ketë minimumi 60-100 jahte që vijnë në Durrës dhe nuk ka rast që nuk përbën lajm dhe çfarë i bën Durrësit? I merr me 500 lek, 500 mijë litra naftë. Vijnë, furnizohen me naftë me 1/3 e çmimit. I shtrojnë kryeministrit një darkë ose një drekë dhe mediat flasin për jahtet pavarësisht se shqiptarëve të shkretë ato u marrin me çdo udhëtim minimumi gjysëm milioni euro. Richard Quest dje në Davos dhe dua ta përgëzoj, edhe pse kishte përdorur një terme vulgar.

Diskursi për turizmin dhe ai tha që, nuk po përdor atë term, por po them; mos grini sallatë më me shifrat, shumë e bukur. Sepse çfarë ndodh? Shqiptarët dëgjojnë se u bënë 10-12 milionë, por sa është përfitimi në të ardhurat në Tatime prej tyre. Shitja e përgjithshme është 60 milionë. Nga këto meqenëse me 6% TVSH, në buxhetin e shtetit hyjnë gjithsej 8 milionë euro. Shikoni pra. Mirëpo çdo vit investohet për infrastrukturën e investitorëve strategjik 430 mln euro. Qytetari shqiptar paguan nga taksat e tyre për çdo turist 230 euro. As sistemi më kolonial nuk ka qenë më i pamëshirë se kjo. E ca ishte sistemi kolonial? Ky sistem u merrte pasuritë, kolonizatorët u merrnin të kolonizuarve pasuritë. Kaq. Ua vidhnin, ua mirrnin. E njëjta gjë sot me këtë. Po pse? Totalitarizmi, sistem totalitar. Ndaj dhe ky libër është një manual i shkëlqyer për çdo politikan, për çdo qytetar, për çdo të ri, për çdo të re, që do të përdorë forcën e të vërtetës në debate, në diskurs, në diskutime," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen