LIVE UPDATES
Politike

"Në vend të ndihmës, u vendos sekuestro!" PD: Nga qumështi te peshku, Rama i jep goditjen finale prodhimit vendas

Ajo shtoi se për fat të mirë tatimet reaguan publikisht, sepse ndryshe administrata e Ramës po zbarkonte edhe te shitësit ambulantë pavarësisht se ata përjashtohen nga lëshimi i faturave tatimore dhe mbajtja e dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.

2 Gusht 2025, 11:48 Nga M.B
"Në vend të ndihmës, u vendos sekuestro!" PD: Nga
Genta Vangjeli

TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklaratë ku tha se pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama para disa ditësh nisi aksioni për faturimin e detyrueshëm të produkteve ushqimore dhe blegtorale me qëllim gjurmueshmërinë e produkteve për të garantuar sigurinë ushqimore.

Vangjeli tha se për këtë, Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrata Tatimore në aksion të përbashkët nisën penalizimet e sekuestrimet e mallrave pa faturë. Ajo shtoi se për fat të mirë tatimet reaguan publikisht, sepse ndryshe administrata e Ramës po zbarkonte edhe te shitësit ambulantë pavarësisht se ata përjashtohen nga lëshimi i faturave tatimore dhe mbajtja e dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.

Sipas saj, në vëmendje të Ramës në fakt duhet të jenë statistikat e INSTAT sipas të cilit: në vitin 2024 numri i krerëve të bagëtive është ulur në total 30% më pak krahasuar me vitin 2014; në vitin 2024 prodhimet blegtorale janë ulur në total 20% më pak krahasuar me vitin 2014 dhe në vitin 2024 sasia e qumështit të grumbulluar është ulur në total me 32% më pak krahasuar me vitin 2019.

"Sipas statistikave edhe peshkimi në vitin 2024, ka shënuar një rënie prej 14,9% të sasisë së peshkut të zënë nga të gjitha kategoritë ujore krahasuar me një vit më parë. Ndërsa shpenzimet për importin kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit duke bërë që në vitin 2024 në total të ishin 40% më të larta krahasuar me vitin 2020. 

Këto të dhëna dëshmojnë për dështimin e politikave të ndjekura nga qeveria Rama, që kanë sjellë një rënie drastike të prodhimit vendas dhe kanë thelluar varësinë nga importet. Sikur të mos mjaftonin këto, në vend të krijojë strategji të mirëstudiuara dhe testuara për fermerët e prodhimin vendas jep ultimatum për raprezalje nën justifikimin e sigurisë ushqimore", shtoi ajo.

Gjithashtu Vangjeli tha se e vërteta është se siguria ushqimore nuk garantohet përmes faturave tatimore, por kërkon analiza mikrobiologjike, kimike dhe fiziko- kimike; inspektime në vend për kontrollin e afatit, kushtet e ruajtjes së produkteve ushqimore, monitorim të temperaturës, vlerësimin organoleptik nga profesionistë, marrjen e mostrave nga tregu etj.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Pas ultimatumit të Edi Ramës para disa ditësh nisi aksioni për faturimin e detyrueshëm të produkteve ushqimore dhe blegtorale me qëllim gjurmueshmërinë e produkteve për të garantuar sigurinë ushqimore. Për këtë, Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrata Tatimore në aksion të përbashkët nisën penalizimet e sekuestrimet e mallrave pa faturë.

Mirë që tatimet reaguan publikisht, ndryshe administrata e devotshme e Edi Ramës po zbarkonte edhe te shitësit ambulantë pavarësisht se ata përjashtohen nga lëshimi i faturave tatimore dhe mbajtja e dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.

Në vëmendje të Edi Ramës në fakt duhet të jenë statistikat e INSTAT sipas të cilit:

Në vitin 2024 numri i krerëve të bagëtive është ulur në total 30% më pak krahasuar me vitin 2014.

Në vitin 2024 prodhimet blegtorale janë ulur në total 20% më pak krahasuar me vitin 2014.

Në vitin 2024 sasia e qumështit të grumbulluar është ulur në total me 32% më pak krahasuar me vitin 2019.

Sipas statistikave edhe peshkimi në vitin 2024, ka shënuar një rënie prej 14,9% të sasisë së peshkut të zënë nga të gjitha kategoritë ujore krahasuar me një vit më parë. Ndërsa shpenzimet për importin kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit duke bërë që në vitin 2024 në total të ishin 40% më të larta krahasuar me vitin 2020. 

Këto të dhëna dëshmojnë për dështimin e politikave të ndjekura nga qeveria Rama, që kanë sjellë një rënie drastike të prodhimit vendas dhe kanë thelluar varësinë nga importet. Sikur të mos mjaftonin këto, në vend të krijojë strategji të mirëstudiuara dhe testuara për fermerët e prodhimin vendas jep ultimatum për raprezalje nën justifikimin e sigurisë ushqimore.

Mungesa e sigurisë ushqimore në thelb shkaktohet nga politikat e gabuara të shtetit dhe keqorientimi ndër vite i prodhuesve vendas. E vërteta është se siguria ushqimore nuk garantohet përmes faturave tatimore.

Ajo kërkon:

analiza mikrobiologjike, kimike dhe fiziko- kimike; inspektime në vend për kontrollin e afatit, kushtet e ruajtjes së produkteve ushqimore, monitorim të temperaturës, vlerësimin organoleptik nga profesionistë, marrjen e mostrave nga tregu etj., si këto.

Dhe kur shteti dështon në përmbushjen e këtyre detyrave të tij, fillon raprezalje duke u marrë edhe me rigonin e Bardhës… Ky është standardi i Edi Ramës dhe qeverisjes së tij, që po rrezikon shitjen e produkteve të  blegtorëve të vegjël duke i destinuar ata të tërhiqen plotësisht nga mbarështrimi i bagëtive dhe jo vetëm, e duke favorizuar vetëm importet. Por për kryeministrin, duket se rëndësi ka vetëm që ‘shfaqja të vazhdojë’, dhe të mbajë të sigurt 82 mandatet produkt i farsës elektorale.

genta vangjeli

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet