LIVE UPDATES
Politike

“Nga heqja e qeseve me presh në rrugë"/ Salianji e Xhaferraj kundër pr.ligjit për Policinë bashkiake: Do përdoren si patronazhistë

Me kritika për projektligjin ishte edhe Ferdinand Xhaferraj, i cili shtroi disa pyetje, ndërsa Lefter Gështenja kërkoi shtyrjen e votimit në parim, pasi nuk kishte pasur kohë për ta lexuar. 

13 Dhjetor 2022, 11:50 Nga k.m.
“Nga heqja e qeseve me presh në rrugë"/  Salianji e
Romina Kuko dhe Ferdinand Xhaferraj

TIRANË- Komisioni i Sigurisë ka kaluar në parim me shumicë votash projektligjin për Policinë Bashkiake. Gjatë mbledhjes së sotme për Komisionin e Sigurisë, deputeti Ervin Salianji u shpreh se Policisë Bashkiake i ngarkuar disa kompetenca, për të cilat tha se nuk kanë kapacitete në burime njerëzore dhe teknike. Gjithashtu ai u shpreh kritik, ndërsa tha se sipas tij policët bashkiakë do të përdoren si patronazhistët në zgjedhjet lokale. Por këto deklarata politike nuk u komentuan nga zv.ministrja e Ministrisë së Brendshme, Romina Kuko. Me kritika për projektligjin ishte edhe Ferdinand Xhaferraj, i cili shtroi disa pyetje, ndërsa Lefter Gështenja kërkoi shtyrjen e votimit në parim, pasi nuk kishte pasur kohë për ta lexuar. 

PJESË NGA DEBATI NË KOMISIONIN E SIGURISË:

Ferdinand Xhaferraj: Kompetencat e Policisë Bashkiake janë 3 faqe. Bashkëpunon me Policinë e Shtetit për ruajtje rendi, verifikon ligjshmërinë, bashkëpunim-bashkëpunim me Poliicnë e Shtetit. Ç'është kjo bashkëvendosje? A mund të ketë përplasje, a duhet të qëndrojnë në statusin e ndihmësit dhe jo bashkëpunuesit? Të lihet shija se po bëhet për zgjedhjet. S'më duket fare normale. Neni 21, ankimimi, si e keni zgjidhur pa një Apel? I njëjti Komision që e rrëzon, shqyrton ankesën. Duhet zgjidhur ndryshe. Ankimimi duhet bërë nga një strukturë tjetër e paanëshme. 23- Për t'u përzgjedhur kalohet në 4 faza. Drejtuesi kalon 2 faza.

Romina Kuko: Nuk është strukturë miliare por i shërben bashkisë për kompetencat e veta. Pjesa e bashkëpunimit nuk ka të bëjë me mbivendosjen e kompetencave. Drejtuesi nuk ka nevojë për të bërë testin fizik, kjo është arsyeja...Po më lejoni të mbaroj do ua shpjegoj. është me interes që të gjithë ta kuptojnë rëndësinë e ligjit. është me rëndësi që të ketë një procedurë të hapur dhe të ashpër konkurimi. Është strukturë e Bashkisë. Sa i përket ankimimit, i jemi referuar ligjit për vajtjen në Gjykatë. Kjo është logjika që kemi ndjekur në këtë ligj. 

Lefter Gështenja: Është hera e parë që kam më pak se 10 orë nga projektligji. Thjesht për ta lexuar dhet kohë. Asnjë nuk e ka luksin që të themi e kanë në uebsajtin e Kuvendit dhe merreni lexojeni. është detyrim ligjor që çdo deputet duhet të njoftohet 48 orë para. Nuk mendoj që ka urgjencë të madhe për të miratuar këtë projektligj. nuk kam pasur kohë ta lexoj dje, thuhet se është ngritur një gru punë më 27.12.2018. Ju nga 2018 na sillni një ligj me urgjencë ta kalojmë.Thoni që janë bërë konsultime, por nuk ka asnjë material se çfarë është diskutuar dhe çfarë është thënë. Të bëjmë opozitë konstruktive. Nuk them dot për çdo gjë që vjen nga maxhoranca se është e zezë. Nuk mendoj që ky Komision ka nxitim ta kalojë kur ka mbivendosje kompetencash. Duhet të jetë në harmoni me Kodin Rrugor. Pra nuk është kaq e thjeshtë. Duhet kohë... Nuk e ngre dot dorën pro pa lexuar projektligjin. Nuk mendoj se kjo është normale. Nuk e kaluam më 2018 se ishte prag zgjedhjesh, e njëjta gjë është edhe sot.

Salianji: Si mendoni se do realizohen këto kompetenca kur kanë kapacitete më pak se Policia e Shtetit, por ka më shumë kompetenca? Do monitorojnë plazhet, do ruajnë pyjet, do ndalojnë pirjen e duhanit, madje do angazhohet edhe me procedurat e shërbimit publik të varrimit. Kjo do krijojë selektivitet. Nuk sjellin asnjë kontribut. Kryetarët e Bashkive do i kenë një grup patronazhistësh për zgjedhjet lokale, do merren nga heqja e qeseve me presh. Ky projektligj i propozuar nuk e di nëse ka pasur indicie nga bashkitë apo i iniciuar nga qeveria, por lind i vdekur dhe as rregullon funksionet e policisë bashkiake, vetëm ngarkon me kompetenca. Se si do ti realizojnë këto kompetenca policitë bashkiake kur kanë mungesë të burimeve dhe kapacitete teknike disa herë më pak se Policia e Shtetit ndërsa duhet të kryejnë më shumë funksione se sa Policia e Shtetit. Policia bashkia do të angazhohet edhe me monitorimin e plazheve, të shitësve ambulantë, ndalimi i pijes së duhanit në urban e taksi ,në korridoret e pallateve, madje edhe në procedurat e shërbimit publik të varrimit. Nuk ka as burime financiare as kapacitete teknike i keni vendosur që të ketë kompetenca për bashkitë kaq shumë sa gjithë shteti i ka problem ti ketë. Një strukturë që pretendohet ti jepen këto kompetenca në fushën e mbikëqyrje dhe batimit të ligjit, nuk merret minimalisht kujdesi për të parandaluar angazhimin e tyre në fushatë. Kryetarët e bashkive përtej partive politike, do t’i kenë një grup patronazhistës siç ka ndodhur me PS, për t’i përdorur në zgjedhjet lokale, nga heqja e qeseve me presh në rrugë tek kërcënimi, lejimi i ndërtimeve ose jo të paligjshme. Pra jemi para zgjedhjeve lokaleve dhe ky projektligj duhet shtyrë dhe sigurisht duhet diskutuar edhe njëherë. Si ka mundësi që policia bashkiake të fusë hundët në çdo lloj kompetencë të inspektorateve të tjera. Ky projektligj nuk është marrë me seriozitetin e duhur...

Kuko: Në fakt nuk ka kompetencë të re, por përmbledhje e kompetencave të shkuara. Thjesht kemi detajuar dhe kornizuar rolin. Përpiqemi që të rregullojmë ndarjen e Policisë Bashkiake. Ky ligj ka kaluar në qeveri, është marrë aprovimi i të gjitha qeverive të linjës. Nuk është strukturë miliatare.

romina kuko komisioni i sigurise pr.ligji per policine bashkiake

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion