13 Dhjetor 2022, 11:00
Nga A.B
Enio Jaco
TIRANË- Pastrimi i parave duhet të konsiderohet krim i përmasave të mëdha, e jo i butë. Kështu deklaroi ditën e sotme kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, në konferencën e zhvilluar me investitorët e huaj. Ai u shpreh se pastrimi i parave ka një ndikim negativ tek investitorët e huaj.
Një çështje që u theksua shumë nga Jaço ishte rritja e çmimit të apartamenteve. Ai u shpreh se çmimet janë rritur me përmasa shumë më të larta se indeksi i parave, gjë që është shumë e pakuptueshme për vendin tonë. Jaço bëri thirrje që të vihet theksi më shumë tek kjo çështje dhe të merren masa.
'Është terren i mirë për grupet kriminale, që operojnë përmes pastrimit të parave, çdo që ka lidhje me korrupsionin, është një terren për grupet kriminale që duan të kryejnë pastrimin e parave. Kjo është një krim si çdo krim tjetër, është një tendencë për ta parë si një krim të butë. Eshtë krim i përmasave të mëdha, prek punonjësit e bizneseve, i dëmton, disa i nxjerr jashtë loje, ndikon tek konsumatorët. Është negativ për investitorët e huaj. Nëse është një treg i njohur për pastrimin e parave, ështe e kuptueshme se nuk është i përshtatshëm.
Kemi tkurrjen e investimeve të huaja dhe infiltrimin ose stimulimin që kanë të bëjnë me pastrimin e parave. Kjo krijon imazhin e një tregu të pasigurtë. Unë do doja që të vendosja vëmendje për këtë çështje, ta shikoni dhe nga aspekti i konsumatorit. Është e prekshme ajo që ndodh me cmimet në Shqipëri, çmimet e apartamenteve janë rritur me përmasa shumë të larta se indeksi i pagave, në mënyrë të pakuptueshme. Nuk besoj se duhet një gjeni për ta kuptuar se pas kësaj lëvizje është pastrimi i parave. Kjo con në uljen e mirëqënies suaj, është një lëvizje që dua të bëhet publike.'- u shpreh Jaço.
enio jaco
Politike
13 Dhjetor 2022, 10:33
A.B
Enio Jaço
TIRANË- Kryetari i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaço deklaroi ditën e sotme se pastrimi i parav...
Politike
13 Dhjetor 2022, 10:26
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar se reforma në drejtësi ka bërë hapa para,...
Politike
13 Dhjetor 2022, 10:20
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dha një përgjigje edhe lidhur me diskutimin për mandatin e saj ...
Politike
13 Dhjetor 2022, 10:14
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim mbajti një fjalim të gjatë për Reformën në Drejt&eu...
Politike
13 Dhjetor 2022, 10:10
A.B
Naureda Llagami
TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami mori fjalën e para në aktivitetin...
Politike
12 Dhjetor 2022, 23:21
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha këtë mbrëmje në emisio...
Politike
12 Dhjetor 2022, 22:07
I.A
Ina Zhupa dhe Ori Nebijaj
TIRANË- Fotot e mëposhtme janë nga seanca e sotme plenare, e cila është shoqëruar me debate t&...
Politike
12 Dhjetor 2022, 21:57
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se do të jetë gjykata...
Politike
12 Dhjetor 2022, 21:06
I.A
Petrit Vasili
TIRANË- Depueti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka komentuar deklaratat e para të kryeministrit Edi Rama në f...
Politike
12 Dhjetor 2022, 20:34
F.M
Albana Vokshi, Sali Berisha dhe Edi Paloka
TIRANË- Demokratët janë parë mjaft të shqetësuar për kryedemokratin Sali Beri...