LIVE UPDATES
Politike

‘Nga shiu në breshër’/ BIRN: Qeveria u hap rrugën investimeve strategjike në zonat e mbrojtura

Drafti i qeverisë, të cilin BIRN e disponon, u dërgua në Kuvend me emërtimin “dhënie mendimi” për projektligjin e inicuar nga një grup deputetësh socialistë – një truk procedurial ky që duket se tenton të shmangë konsultimin publik. [Lexo draftin e plotë të Qeverisë për Zonat e Mbrojtura]

13 Shkurt 2024, 15:27 Nga I.A

‘Nga shiu në breshër’/ BIRN: Qeveria u hap rrugën

TIRANË- Një draft i detajuar propozimesh i qeverisë së kryeministrit Edi Rama për ndryshimin e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura” i jep atribute Këshillit Kombëtar të Territorit që të vendosë për shfrytëzimin e këtyre zonave në varësi të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit, duke i hapur ligjërisht rrugën investimeve strategjike brenda tyre.

Drafti i qeverisë, të cilin BIRN e disponon, u dërgua në Kuvend me emërtimin “dhënie mendimi” për projektligjin e inicuar nga një grup deputetësh socialistë – një truk procedurial ky që duket se tenton të shmangë konsultimin publik. [Lexo draftin e plotë të Qeverisë për Zonat e Mbrojtura]

Megjithatë, drafti i qeverisë rrëzon thelbin e propozimit të deputetëve, që synonte plotësimin e kërkesës së kryetarëve të bashkive për marrjen e një roli aktiv në administrim e zonave të mbrojtura, por rithekson  synimin tjetër për të ulur nivelin e mbrojtjes së tyre.

Në dokumentin e miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë bashkohen propozime që vijnë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe ministri të tjera.

Propozimet kryesore për ndryshimin e ligjit të vitit 2017, që vendos kufizime të shumta për veprimtaritë brenda Zonave të Mbrojtura, vjen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës si dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë propozon që projektet strategjike brenda zonave të mbrojtura të përfshihen mes aktiviteteve të lejuara.

Sipas draftit, kjo ministri propozon që “në zonat e mbrojtura mjedisore lejohet ndërtimi vetëm për projekte strategjike, të cilat konsiderohen nga shteti me potencial të lartë për zhvillimin e ekonomisë së vendit”.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit propozon gjithashtu që  të jetë pikërisht KKT-ja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama që të shpallë zonat e mbrojtura, ”si organi më i lartë vendimmarrës i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe që ka në përbërjen e vet pjesën më të madhe të anëtareve të Këshillit të Ministrave”.

“I njëjti rregull duhet të vendoset edhe për Kurorën e Gjelbër (e parashikuar në nenin 23) apo edhe nëse kufijtë e zonave të mbrojtura rishikohen dhe ndryshohen, qoftë me zmadhimin apo zvogëlimin e zonës së mbrojtur, miratimi duhet të kryhet nga KKT-ja, me propozim të institucioneve përgjegjëse për zonat e mbrojtura,” thuhet në propozim.

Ndërkohë lidhur me veprimtaritë e lejuara në zonat e mbrojtura sipas draftit qeveritar ato të përcaktohen me vendim të KKT-së për shpalljen e zonës së mbrojtur apo me miratimin e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit me rregullore të veçantë.

Në ligjin e 2017-ës në fuqi këto veprimtari duhej të përcaktoheshin qartësisht në planet e menaxhimit të ZM-ve.

Paraprakisht qeveria kërkon që të quhen veprimtari të lejuara; “investimet strategjike dhe veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në vendimin e KKT-së për shpalljen e zonës së mbrojtur”.

Po ashtu të lejohen “veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në vendimin e shpalljes së zonës së mbrojtur.”

Aktivistët mjedisorë, të cilët e kanë kundërshtuar draftin e parë të propozuar nga deputetët socialistë, i thanë BIRN se drafti i qeverisë ishte edhe më i rrezikshëm.

“Mendimi i Këshillit të Ministrave na çon nga shiu në breshër,” tha Taulant Bino, drejtues i shoqatës së Ornitologjisë. “Tani ligji i Zonave të Mbrojtura kthehet në ligj legalizimi dhe investimi strategjik. Çdo gjë që ndalohej mund të lejohet nga KKT,” shtoi ai.

Bino shpjegoi më tej se drafti e kthen KKT-në në “Zot të Zonave të Mbrojtura”, pasi i jep kompetenca për të miratuar rregullore, për të vendosur për objektet e paligjshme, investime të ashtuquajtura strategjike e çdo gjë tjetër.

Edhe Nihat Dragoti, ekspert i Zonave të Mbrojtura pranë Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, INCA, i tha BIRN se qëllimi kryesor i draftit ishte lejimi i investimeve strategjike në Zonat e Mbrojtura.

“Që kur thua investime strategjike bie ndesh me parimin e ligjit, sepse ato cënojnë rëndë bregdetin dhe lagunat,” tha ai duke e quajtur propozimin më “skandaloz” të draftit.

Dragoti theksoi gjithashtu se propozimet e reja janë shumë kontradiktore dhe vetëm sa shtojnë artifica mbi ligjin ekzistues, me qëllimin për t'i dhënë të drejtën ekskluzive KKT-së në vendimmarrje duke eleminuar planet e menaxhimit që janë baza e Zonave të Mbrojtura.

Në draftin e dorëzuar në Kuvend, qeveria ka rrëzuar propozimin e deputetëve për administrimin e 20% të zonave të mbrojtura nga bashkitë, por u ka lejuar atyre që të shfrytëzojnë kullotat. Qeveria parashikon gjithashtu krijimin e një strukture paralele me Administratën e Zonave të Mbrojtura, të quajtur Zyra e Administrimit të Parqeve Kombëtare (ZAPK), një  institucion tekniko-administrativ në varësi të ministrisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura, i organizuar në nivel qendror dhe rajonal.

Të gjitha vendimet e qeverisë për shpalljen e Zonave të Mbrojtura do të rishikohen brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit dhe brenda 18 muajve, Këshilli i Ministrave dhe ministria përgjegjëse do të miratojnë aktet e nevojshme për shpalljen e zonave të mbrojtura. Drafti i ri i qeverisë pritet të shqyrtohet dhe të miratohet në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit pa konsultim me aktorët civilë, pasi dëgjesat publike me organizatat mjedisore ky komision i zhvilloi mbi draftin e deputetëve.

Marrë nga Reporter.al

taulant bino birn

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet