14 Gusht 2025, 14:06
Nga E. D
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur lidhur me situatën dramatike të zjarreve tregoi dhe arsyen se pse Shqipëria nuk posedon avionë zjarrfikës. Rama solli si shembullin Spanjës dhe Turqisë që aktualisht janë të përshira nga flakët edhe pse ata kanë avionë zjarrfikës. Rama theksoi gjithashtu se në territorin e Evropës, gjatë muajit gusht, janë djegur më shumë se dyfishi i mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit.
"Vijmë te një panoramë më e gjerë e kësaj situate. Në gusht, janë djegur 440 mijë hektarë në Europë, pjesa më dërrmuese në Europën Jugore, nga Spanja në Turqi. Bëhet fjalë për dyfishin e mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit. Këtë e them që të kuptohet një gjë. Ne mund të flasim shumë, ca mund të thonë duhen ca roje apo avionë më shumë. Por, po flasim për rajone të mëdha që janë përballur me situatë shumë të rëndë.
Turqia ka 55.500 njerëz të evakuuar tani dhe dihet mirë se çfarë organizimi ka. Duhet një vëzhgim për të mos dalë menjëherë në konkluzione dhe për të kuptuar që ka gjëra që duhen bërë më shumë, por nuk ka asnjë forcë magjike që të ndalojë zjarret. Ky është një fenomen që është gjithnjë e më prezent. Në mes të korrik, të dhënat e sistemit europian tregojnë se 230 mijë hektarë u dogjën brenda kufijve të BE, rreth 117% mbi mesataren e 20 viteve të fundit. Dhe nuk mund të thuash që në ato nuk ka avion," tha Rama.
edi rama
Politike
14 Gusht 2025, 14:04
E. D
edi rama
TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë theksoi se do ketë dëmshp&eum...
Politike
14 Gusht 2025, 13:58
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mohuar ditën e sotme akuzat që i janë bërë se si udhëton me avion privat....
Politike
14 Gusht 2025, 13:47
E. D
Edi Rama
TITRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me situatën e zjarreve. Përmes një komunikim të zhvilluar "onli...
Politike
14 Gusht 2025, 08:03
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën e zjarreve me të cilën po përba...
Politike
13 Gusht 2025, 22:12
N.F
Zjarr
TIRANË- Presidenti i Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me situatën e zjarrev...
Politike
13 Gusht 2025, 21:44
N.F
Zjarr
TIRANË- Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga situata e zjarreve në ...
Politike
13 Gusht 2025, 17:33
N.F
Takimi
SERBI- Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit të Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe ...
Politike
13 Gusht 2025, 16:11
N.F
Orban dhe Rama
TIRANË- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka tërhequr vëmendjen e media pas udhëtimit të tij si pasa...
Politike
13 Gusht 2025, 14:07
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se po të kishte ...
Politike
13 Gusht 2025, 14:01
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët tha se Ardi Veliu zbatoi...