Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha theksoi se me këtë qeveri, Shqipëria ka humbur mundësinë për të reaguar në mënyrë efikase ndaj katastrofave natyrore dhe ka shpërdoruar mundësinë për të ndihmuar edhe vendet e tjera të prekura nga zjarret, si Greqia dhe Italia.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se po të kishte një qeveri të vërtetë në Shqipëri, Delvina dhe shumë zona të tjera të prekura nga flakët, do të kishin shpallur statusin e fatkeqësisë natyrore. Berisha theksoi se me këtë qeveri, Shqipëria ka humbur mundësinë për të reaguar në mënyrë efikase ndaj katastrofave natyrore dhe ka shpërdoruar mundësinë për të ndihmuar edhe vendet e tjera të prekura nga zjarret, si Greqia dhe Italia.
"Po të kishte qeveri të vërtetë nuk mund të diskutohet që Delvina dhe zona të tjera sot, do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore. Por kur nuk ka qeveri dhe ka narkoqeveri, ndonjë ndryshim të madh kjo nuk bën. Edhe njëherë. Me 21 mln euro çarter, avion në dispozicion të shpenzuar personalisht nga Edi Rama. Me 10 milionë satelitët. Me 7 milionë ‘Giro d’Italia’. Me 50 mln më tepër se kostoja në tunelin e Llogarasë, Shqipëria do të kishte dy ‘Canada Air’, do kishte të paktën edhe 150-200 zjarrfikëse më shumë.
Përsa i përket sipërfaqeve të Greqisë dhe Italisë, duhet të jesh i metë, duhet të kesh të meta mendore që të bësh krahasimin e një vendi me 28 mijë kilometra katror me vende që janë me 90 njëri, e sa është tjetri, Gadishulli Apenin, mijëra kilometra i gjatë. Nuk ka asnjë justifikim. Do të mbrohet me shpenzimet e tij të tmerrshme abuzive.
Nëse nuk do të përdorte 21 mln euro për çarter, nëqoftëse nuk do të përdoreshin 7 mln euro për ‘Giro d’Italia’ për të mashtruar shqiptarët për vota, 10 mln euro për satelitët, se na duhen për zjarret.
Nëse nuk do të paguheshin 50 mln euro më shumë për tunelin e Llogarasë dhe po shkon në 70 mln ç‘është e vërteta, po shkon në 70 mln tani, natyrisht Shqipëria jo veç që do i shuante vetë zjarret, por do ndihmonte dhe Greqinë, që na ka ndihmuar dhe i falënderoj. Do ndihmonte Italinë, e cila na ka ndihmuar dhe e falënderoj, për shuarjen e zjarreve," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët tha se Ardi Veliu zbatoi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në një konferencë për mediat ka reaguar lidhur me ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Me anë të një postimi n...
TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me zjarret në Shqipëri, por këtë herë është ndalur tek pye...
TIRANË- Kryeministri Edi Rima ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të zjarreve. Me anë të një postimi në...
Ilir Metës TIRANË- Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO teksa togat e zeza do të merrnin vend...
foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zjarret në vend. Me anë të një postimi në rrjetin social ...
Ilir Meta TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë ditën e...
Foto KOSOVË- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili do të duhej t’i jepte fund krizës institucionale disamuj...
Delvinë DELVINË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga situata e ...