"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Në një konferencë me gazetarët, Berisha ka kërkuar hetim të detajuar mbi strukturat dhe vendimmarrjen brenda Policisë së Shtetit, duke vënë në dyshim planifikimin dhe koordinimin e ndërhyrjes.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar deklaratat e tij për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi mënyrën se si është organizuar operacioni policor ku ai humbi jetën. Në një konferencë me gazetarët, Berisha ka kërkuar hetim të detajuar mbi strukturat dhe vendimmarrjen brenda Policisë së Shtetit, duke vënë në dyshim planifikimin dhe koordinimin e ndërhyrjes.
Berisha ka kërkuar gjithashtu verifikimin e komunikimeve të mundshme që mund të kenë ndikuar në ecurinë e operacionit, duke ngritur dyshime për një menaxhim të keq të situatës dhe për mundësi dekonspirimi. Ai ka bërë thirrje që çështja të hetohet nga Komisioni i Sigurisë në Kuvend dhe nga Prokuroria, duke e cilësuar ngjarjen si një operacion të keqorganizuar.
"Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të dëshmorit të kombit, Enea Mekolli, komunitetit të Maliqit. Të dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar, i sponsorizuar nga shteti i lidhur këmbë e kokë me krimin. Enea Mekolli ishte një i ri idealist, i cili pasi vëllai i tij në polici ndahet nga jeta për shkak të një sëmundje, kërkon të vazhdojë misionin e të vëllait, sigurimin e jetës, veprimtarisë, ligjit të qytetarëve shqiptarë. Në këtë aspekt, ai është dy herë dëshmor. Dhe familja e tij është një familje me kontribute shumë të mëdha për sigurinë e qytetarëve, jetës, veprimtarisë, rendit, ligjit të qytetarëve shqiptarë.
Por, aq sa është e dhimbshme vrasja mizore nga një dorë kriminale e policit në detyrë, aq kriminale e shëmtuar është qëndrimi i narkoshtetit ndaj vrasësit, i cili kishte 9 vite në kërkim, gjoja në kërkim, dhe që financohej nga fonde shtetërore për të ndërtuar stalla, konaqe, ngrehina, mbarështuar bagëti sikur të ishte një fermer i nderuar. Vrasja e Enea Mekollit dëshmon në mënyrën më të qartë se rendi, ligji, siguria në këtë vend është në dorë të krimit. Është në dorë të kriminelëve. Vrasësi i Enea Mekollit nuk mund të qëndronte 9 vite në kërkim, të mbarështonte bagëti dhe stalla pa përkrahjen e fortë të pushtetit. Dhe siç dëshmojnë dokumentet, ajo përkrahje ka ardhur edhe me financime falas ndaj veprimtarive të tij. Sot, jeta e çdo shqiptari është në duart e krimit dhe kjo për faktin e vetëm se qeveria është e lidhur këmbë e kokë me krimin. Ndaj dhe kjo është një ngjarje tmerrësisht tronditëse. U vra në krye të detyrës. U vra në zbatim të ligjit," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar deklaratat e tij për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli, duke n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër projektit të diskutuar në Zvërnec. Gjatë pjesë...
TIRANË- Gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit po vijon pa praninë e kamerave. Mësohet se, gjykata ka refuzuar kërkesë...
MALI I ZI- Edi Rama , kryeministri i Shqipërisë, e përshkruan marrëdhënien e vendit të tij me Bashkimin Evro...
MALI I ZI- Dy autobusë, pajisje komunikimi dhe pankarta me mesazhin politik "Serbia fiton". Të gjitha këto u konfiskuan nga Policia e Mali...
KOSOVË- E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës t...
KOSOVË- Rreth dy javë para zgjedhjeve parlamentare, Qeveria në detyrë e Kosovës ndau 2 milionë euro për subvencionimin e li...
Eric Wendt SHBA- Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturë...
Edi Rama MAL I ZI- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale nga Mali i Zi, ndërkohë që para zyrë...
Nausėda- Rama TIRANË- Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u pri...