24 Shtator 2025, 10:12
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbledhje urgjente me ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës. Mësohet se mbledhja është thirrur një ditë pasi këshilltarët Bashkiak me urdhërin e tij kanë shkarkuar kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj.
Mbledhja do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00 në Kryeministri. Ende nuk dihet se cila do të jetë fokusi i takimit, por dyshohet se Rama do të kërkojë angazhim maksimal të deputetëve në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Tiranë.
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj edi rama
Politike
24 Shtator 2025, 10:07
I.A
Niko peleshi
TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme. Që në nisje të seancës ka pasur debate për shkak se opo...
Politike
24 Shtator 2025, 09:23
I.A
Mbledhja
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve është mbledhur ditën e sotme për të miratuar listat ë anëta...
Politike
24 Shtator 2025, 09:12
I.A
TIRANË- Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare ditën e sotme. Mësohet se në rendin e ditës parashikohet votimi p&eum...
Politike
24 Shtator 2025, 07:45
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave ...
Politike
23 Shtator 2025, 22:21
E. D
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në Pr...
Politike
23 Shtator 2025, 21:24
E. D
Dorian Teliti
TIRANË- Anëtari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka folur për propozimin e m...
Politike
23 Shtator 2025, 21:09
E. D
Diella
TIRANË- Gazeta gjermane TAZ i ka kushtuar një artikull ministres Diella dhe Kryeministrit Edi Rama. Taz fillimisht përshkruan n&...
Politike
23 Shtator 2025, 20:25
E. D
Aldo Merkoçi
TIRANË- Këshilltari i PS, Aldo Merkoçi, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshilli...
Politike
23 Shtator 2025, 20:08
E. D
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, komentoi vendimin për shkar...
Politike
23 Shtator 2025, 19:22
E. D
Vjosa Osmani
SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se administrata amerikane ka bërë punë të mirë në parandalim...