17 Mars 2025, 17:55
Nga N.F
Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para kandidatëve për deputet në qarkun e Fierit komentoi listat e kandidatëve të opozitës. Rama nuk është kursyer me ironitë ndërsa theksoi se PS nuk bën primare por vlerëson njerëzit qe kanë dhënë kontribut në parti.
Rama u shpreh se lista e opozitës të cilën e cilëson si këneta është një listë qorrash e shurdhësh. Sipas tij ata janë bërë gati për të qenë sërish opozitë. Ai gjithashtu komentoi largimn e disa kandidatëve nga lista e opozitës teksa theksoi se më të votuarit u lanë jashtë. Rama shtoi se qytetarët mund të kenë shumë aryse për të mos qenë të kënaqur me qeverinë por ai theksoi se nuk duhet ta hedhin votën kot duke nënkuptuar për opozitën.
"Populli që mban peng këneta jo vetëm që duhet të shkëputet nga këneta. Ne nuk kemi bërë primare, primare iu thënçin se ato janë si papare jo primare. Por në këtë grup është bërë një vlerësim i atyre njerëzve që vijën nga një kontribut i drejtpërdrejtë në parti. Këtu Avdiu as që e ka pritur që do ishte në listën e deputetëve. Shikoni ça ndodh me ta, ata që fituan i lanë jashtë. Kryetari i Partisë në Kavajë del i pari, e lënë jashtë pa asnjë problem.
Në një kuptim po të shikosh listën e kënetës, ajo është listë është bërë për të qenë më një listë qorrash e shurdhësh e kua kua kuash. Është bërë gati për të qenë opozitë. Jo për të çliruar tiktakun por për të thënë fituam por na e morën si gjithmonë.
Pse duhet ata që mund të kenë shumë arsye të mos jenë të kënaqur me ne, ta hedhin votën kot. Për një grup që funksionon si një grup interesi i ngushtë dhe është i përgatitur të rri në opozitë. Ka edhe të tjerë në xhiro se kjo është një periudhë shitje qilimash fluturues. Kush ta hajë ta hajë, kur s’ke gjë në dorë mund t’i premtosh të gjitha. Këta më kujtojnë një vizitë në një vaki me Fatos Nanon kur ishte kryeministër. Njëri po i thoshte që me pronat nuk po qullosen gjë, ke ndonjë ide ti i tha. Merrjani katunarëve tha dhe ndajeni këtë punë.
I tha Fatosi kjo është ide e fuqishme por këtë duhet ta ndash me Sabriun. Këta që s’kanë në dorë i premtojnë të gjitha. Nëse ka një vend që i duhet BE është Shqipëria. Për arsye historike dhe që lidhen me shkëputjen njëherë e mirë nga kthetrat e historisë dhe me lidhjen e të ardhmes në funksion të lirisë," tha Rama.
rama
Politike
17 Mars 2025, 17:42
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin në Fier foli edhe lidhur me protestën e opozit&eum...
Politike
17 Mars 2025, 17:18
r.ll
edi rama
FIER- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me ekipin e kandidatëve për deputet në qarkun e Fierit. E pranishme n&eu...
Politike
17 Mars 2025, 17:14
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke folur për zgjedhjet e 11 majit tha se opozita do të arr...
Politike
17 Mars 2025, 17:08
Dosja.al
bashkia e tiranes
TIRANË- Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliajt, u shndërrua në një vend punësimi për pe...
Politike
17 Mars 2025, 17:04
Dosja.al
erion brace
TIRANE- Në prag të zgjedhjeve, Partia Socialiste duket se nuk është aq e bashkuar sa përpiqet të shfaqet, dhe nj&...
Politike
17 Mars 2025, 16:50
N.F
Berisha
PODGORICË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme është i pranishëm në Podgoricë, ku do t&e...
Politike
17 Mars 2025, 16:53
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i është drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke ...
Politike
17 Mars 2025, 16:22
r.ll
edi rama
FIER- Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme spitalin Memorial të Fierit, vendi ku tha se para 4 vitesh nisi procesi i aut...
Politike
17 Mars 2025, 16:12
N.F
Takimi
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se i ka paraqitur të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kos...
Politike
17 Mars 2025, 15:01
I.A
Votimi
TIRANË- Anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar janë zgjedhur nga Kuvendi në seancën e ...