6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
LVV-ja edhe më herët kishte kërkuar nga Paneli që të urdhëronte rinumërimin e votimit përmes postës, por Paneli kishte argumentuar se një kërkesë e tillë ishte dorëzuar pas afatit ligjor, i cili ishte 48 orë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i është drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i kërkuar që të vendosë për rinumërimin me postë për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Blerim Sallahu nga LVV-ja pretendoi se në votimin me postë ka pasur manipulime dhe keqpërdorime, që sipas tij, janë orkestruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
“Ne kemi kërkuar nga PZAP-ja që fillimisht të anulohen 18.933 vota të LDK-së të kontaminuara, të ardhura në formë të manipuluar. Nën dy, kemi kërkuar rivotim me postë dhe nën tre kemi kërkuar që kandidatët të cilët kanë marrë vota pakrahasimisht më shumë me postë sesa në vendvotime në Kosovë, të largohen nga lista dhe të njëjtit të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë të LDK-së”, tha ai në një paraqitje për media pas dorëzimit të ankesës.
Nga LDK-ja ende nuk ka një reagim pas dorëzimit të kësaj ankese të LVV-së në PZAP. LVV-ja edhe më herët kishte kërkuar nga Paneli që të urdhëronte rinumërimin e votimit përmes postës, por Paneli kishte argumentuar se një kërkesë e tillë ishte dorëzuar pas afatit ligjor, i cili ishte 48 orë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.
Sallahu tha se në ankesën drejtusr PAZP kanë ofruar dëshmi për manipulimin e pretenduar. Sipas tij, skema e manipulimit ka nisur që nga faza e regjistrimit të votuesve, e deri te plotësimi i fletëvotimeve dhe dërgimi i tyre në Kosovë.
“Adresa ka qenë LDK dhe kësisoj votimi ka ndodhur në formë të manipuluar, të organizuar masivisht dhe kolektivisht nga persona të njëjtë me stilolaps të njëjtë, me ngjyrë të njëjtë dhe me duar të njëjta”, shtoi ai.
Sekretari organizativ i LVV-së, Alim Rama, si shembull për akuzat e tyre drejtuar LDK-së përmendi disa kandidatë që kishin marrë më pak vota në Kosovë sesa përmes votimit me postë. Ai po ashtu përmendi se në votat e rinumëruara me postë – pasi PZAP-i kishte vendosur të rinumëroheshin disa të tilla për shkak se kishte pasur fletëvotime që nuk ishin shtypur siç duhet – shpërndarja e votave ka qenë në mënyrë “krejt normale”.
Ai tha se është e rëndësishme që PZAP-i të miratojë tri kërkesat e LVV-së dhe kështu, sipas tij, “të kthehet legjitimiteti i zgjedhjeve në Kosovë”. Lëvizja Vetëvendosje tha se provat që ka për këtë rast i ka dërguar më herët edhe në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por ende nuk janë njoftuar për ndonjë veprim nga ky institucion. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 15 mars ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
LVV-ja ka dalë e para me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind. Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind. Pas shpalljes së rezultatit, partitë dhe kandidatët mund t’i adresohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe më pas Gjykatës Supreme nëse kanë vërejtje për rezultatin. Për zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarët kanë mundur të votojnë brenda Kosovës, me postë dhe për herë të parë është organizuar edhe votim fizik në disa ambasada dhe konsullata të Kosovës në disa shtete nëpër botë./REL
edi rama FIER- Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme spitalin Memorial të Fierit, vendi ku tha se para 4 vitesh nisi procesi i aut...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se i ka paraqitur të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kos...
Votimi TIRANË- Anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar janë zgjedhur nga Kuvendi në seancën e ...
Edi Rama LUSHNJE - Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me mësuesit e Lushnjes është ndalur edhe t embyl...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Bashkimi Evropian i hapur ndaj modelit të Shqipërisë, të adaptuar nga Italia, për çështj...
Elisa Spiropali TIRANA- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, sot në seancën e fundit plenare para zgjedhjeve parlamentare të 11 maj...
Edi Rama LUSHNJE - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me mësuesit e qytetit të Lushnjes ka vijuar ironitë ndaj Lulzim Bashës. Nis...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, akuzoi ashpër Qeverinë, se ka vjedhur dhe ka sjellë ekonominë...
Taulant Balla TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasp...
Edi Rama LUSHNJE - Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me mësuesit e qytetit të Lushnjes, deklaroi se pë...