LIVE UPDATES
Politike

Noka nga Vlora: Shqiptarët janë në rrugëtim për t’i marrë kohë errësirës që Rama e ka zhytur Shqipërinë

Noka më tej shtoi se koha e fasadës dhe e propagandës së Rilindjes do të marrë fund. Sipas tij është koha e së vërtetës dhe mashtrimi dhe propaganda duhet të zhyten poshtë e më poshtë. Ndër temat që preku deputeti demokrat ishte edhe ajo e votës ku u shpreh se tjetërsimi i votës së lirë është tjetërsim i vullnetit dhe shpirtit të një njeriu. Noka u shpreh se këtë ka patur objektiv dhe synim Edi Rama në këto vite.

23 Mars 2024, 12:28 Nga N.F
Noka nga Vlora: Shqiptarët janë në rrugëtim për
Noka

VLORË- Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët në Vlorë. Gjatë fjalës së tij në takim, Noka u shpreh PD në Vlorë, Edi Rama është përpjekur të sklaisë tiparin kryesor të një sundimi dhe të një sundimtari.

Noka më tej shtoi se koha e fasadës dhe e propagandës së Rilindjes do të marrë fund. Sipas tij është koha e së vërtetës dhe mashtrimi dhe propaganda duhet të zhyten poshtë e më poshtë. Ndër temat që preku deputeti demokrat ishte edhe ajo e votës ku u shpreh se tjetërsimi i votës së lirë është tjetërsim i vullnetit dhe shpirtit të një njeriu. Noka u shpreh se këtë ka patur objektiv dhe synim Edi Rama në këto vite.

Sekretari i përgjithshëm gjithashtu shtoi se një nga misionet kryesore në këto kohë si PD dhe jo si opozitë është të rikthejnë votën e lirë.

Fjala e plotë:

Në fakt është gjithnjë një kënaqësi e veçantë kur ne demokratët vijmë në Vlorë, sepse Vlora me qytetarinë dhe me kulturën e saj ka treguar më së miri se ka vlera që nuk i ka askush, dhe mbitë gjitha Vlora është qyteti që i vë festen sipas kokës gjithëkujt dhe koha e ka treguar këtë.

Ne jemi sot në këtë ditë të bukur në Vlorë, në këtë periudhë që dita po zgjatet. Ashtu sikurse Zoti këtë periudhë i merr kohë natës për t’ja dhënë ditës, edhe ne demokratët vlonjatë dhe të gjithë shqiptarët janë në këtë rrugëtim për t’i marrë kohë errësirës politike dhe sociale që Rama e ka zhytur Shqipërinë, dhe për t’i dhënë kohë ditës, të bardhës, ditës politike, për t’i dhënë kohë një Shqipërie tjetër, një Shqipërie të paqme, një Shqipërie të begatë, të lumtur dhe nëj Shqipërie që do të prevalojnë vlerat dhe dinjiteti njerëzor.

Ne jemi në këtë rrugëtim sot në Vlorë dhe do të jemi në çdo cep të Shqipërisë për t’ju thënë ju vlonjatëve dhe çdo shqiptari, se beteja jonë ka mbi të gjitha një thelb, dhe thelbi i betejës sonë nuk është mrekullia, dhe ne nuk kemi asnjëherë ndërmend ta premtojmë mrekullinë. Thelbi i kësaj betejës sonë është e thjeshtë: një Shqipëri normale me njerëz dinjitozë, një Shqipëri normale me njerëz që mendojnë dhe realizojnë ëndrrat e tyre në vendin e tyre, dhe kjo është motoja jonë.

Një Shqipëri ku njerëzit të punojnë, një Vlorë ku çdo vlonjat ta gjejë veten e tij. Një lorë ku çdo vlonjat të shohë familjen e tij duke realizuar projektet, ëndrrat dhe duke e ngjallur shpresën së Vlora bëhet. Dhe Vlora duhet të bëhet për vlonjatët dhe për shqiptarët, sepse deri më në këto 10-13 vite Vlora ka qenë vetëm për qeveritarët dhe oborratërt e tyre.

Këtu në Vlorë, Edi Rama është përpjekur të sklaisë më së miri tiparin kryesor të një sundimi dhe të një sundimtari. Cili është? Fasadë dhe propagandë! Po a ushqehet dot vlonjati me fasadë dhe propagandë? A ushqehet dot shqiptari me fasadë dhe me propagandë? Ne jemi sot për t’i thënë që jo! Koha e fasadës dhe e propagandës së Rilindjes do të marrë fund. Është koha e së vërtetës, dhe kur është koha e së vertetës, mashtrimi dhe propaganda zhyten poshtë e më poshtë. Dhe Vlora këtë mesazh do ta japë.

Ky vend, siç e thanë edhe miqtë e mi, është vend që i ka dhënë Shqipërisë, kombit dhe historisë jo vetëm personalitete, por i ka dhënën shumë vlera. Ka dhënë kontribut që nuk i është kthyer. Prandaj themi që vlonjatët tani do zgjohen, sepse është koha për një zgjim popullor për veten tonë, për fëmijët tanë, për Shqipërinë tonë.

Edi Rama mendon se me Lungo Maren do t’i thotë Vlorës që unë bëra gjithçka për ju. Çdo vepër apo çdo punë publike është detyrë që ka një qeveri ndaj qytetarëve të saj. Ndaj, askush nuk mund të thojë që bëra një vepër publike, dhe pastaj kryeva detyrën me qytetarët e atij vendi. Jo, sepse asnjë vlonjat, i majtë apo i djathtë qoftë, nuk ushqehet dot me Lungo Maren. Lungo Mare nuk ushqen asnjë vlonjat. Lungo Mare është deyra e 1 e mijta që ka një qeveri për të investuar në Vlorë dhe për t’ja kthyer kontributin vlonjatëve për çfarë kanë bërë për këtë vend dhe për Vlorën.

Edi Rama nuk është kujtuar që t’i rrisë rrogat dhe pensionet vlonjatëve dhe shqiptarëve. Taksat po, i rrit. Sepse nuk ka mendje që këto të ardhura t’ua kthejë ju, jo jo. Çfarë ndodhi në seancën parlamentare? Kishin sjellë buxhetin për rishikim. Nuk ndodh në një qeveri normale. Dhe ky buxhet çfarë shte? Ky ishte shëmbëlltyra e një pushteti të babëzitur, të degraduar. Buxheti kishte në të gjitha termat e tij vetëm zhvatje, shthurje dhe vjedhje.

Shpenzimet operative krahasuar me vitin 2014 ishin dy herë më të larta. 32 milionë euro ishin shpenzimet operative në 2014. 60 milionë euro shpenzimet operative të Rilindjes dhe të qeverisë në 2 mujorin e parë të 2024. Ne nuk mund të pranojmë që ne të shndërrohemi thjesht në një kartolinë shohim shqiptarët, pamje njerëzish që ngrihen dhe ulen. Kartolinë ne as jemi, dhe as do të pranojmë të shndërrohemi.

 E patë edhe se çfarë bëri me përpjekje për të shkatërruar opozitën. E përçau, loboi për non gratën e Sali Berishës, përdori Mc Gonigalin vetëm që vetëm që Sali Berisha të mbyllet dhe të izolohet politikisht. Koha vërtetoi se ju demokratët e thjeshtë të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë u ngritët në këmbë dhe ja ku jeni sot. Dhe ai projekt është duke i dështuar, edhe projekt është duke iu rrëzuar dhe do t’i rrëzohet, sepse ju jeni shpresa e një Shqipërie të vërtetë.

Tjetërsimi i votës së lirë është tjetërsim i vullnetit dhe shpirtit të një njeriu. Këtë ka patur objektiv dhe synim Edi Rama në këto vite. Dhe një nga misionet tona kryesore në këto kohë si PD dhe jo si opozitë është të rikthejmë votën e lirë. Shqipëria duhet të gjejë paqe kur vota e lirë të institucionalizohet, të shenjtërohet.

Ta harrojë Edi Rama dhe kushdo tjetër që stalinokracia do të mbijetojë në kurriz të demokracisë. Që t’i hapet rrugë një paqe sociale, që t’i hapet rrugë një Shqipërie normale do të quhet që të shenjtërojmë votën dhe që vota të ketë vlerë do të duhet detyrimisht që qeveria teknike të institucionalizohet. Jemi të bindur që ne do t’ia dalim, PD ka besim të plotë tek ju, tek demokratët vlonjatë, tek qytetarët vlonjatë, tek shoqria vlonjate se do dijë të marrë kthesën dhe t’ia dalim në këtë rrugëtim.

 

noka rama vlore pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet