LIVE UPDATES
Politike

"Nuk jam llogaritar", BIRN: Rama shmang përgjegjësinë për milionat e zhdukura në Sharrë

Në përgjigje të pyetjes së BIRN, kryeministri këmbënguli se nuk donte të përfshihej në procesin penal të nisur.

14 Dhjetor 2023, 16:17 Nga r.ll
"Nuk jam llogaritar", BIRN: Rama shmang përgjegjësinë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama shmangu përgjegjësinë gjatë një konference për shtyp të enjten mbi gjetjet e SPAK se miliona euro para publike ishin tjetërsuar pa kryer asnjë punë në koncesionin e inceneratorit të Tiranës, duke kaluar në duart e dy biznesmenëve në arrati, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

“E para e punës njëherë, unë nuk jam llogaritar këtu. Jam kryeministër i Shqipërisë,” tha Rama, duke shprehur skepticizëm për shifrat, por duke e cilësuar këtë një çështje të drejtësisë.

Në përgjigje të pyetjes së BIRN, kryeministri këmbënguli se nuk donte të përfshihej në procesin penal të nisur.

“Ndërkohë që në këtë rast, s'është fare kjo pyetje për mua. Kjo është një çështje e një procesi që duhet të bëjë rrugën e vet dhe në fund ka një gjykatë që vendos. Në të treja shkallët e saj dhe vetëm në fund, atëherë ne mund të bëjmë diskutime të natyrës teorike se si ndodhi, çfarë ndodhi në aspektin e shifrave. Nuk dua të bëj asnjë koment lidhur me këtë se kam parë çudira që janë për të qeshur dhe për të qarë me këto kalkolatriçet folklorike,” tha ai.

Nga të dhënat të përfshira në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e sigurisë për të ashtuquajturin incenerator i Tiranës, dy biznesmenët Mërtiri dhe Zoto janë në qendër të një skeme mashtrimi financiar, e realizuar në bashkëpunim me zyrtarë të lartë publikë nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Trajtimit të Koncesioneve, e cila i ka kushtuar taksapaguesve dhjetëra miliona euro – të paguara në formën e tarifës së depozitimit të mbetjeve nga bashkitë e qarkut Tiranë në Sharrë.

Prokuroria akuzon se nga shuma prej 6 miliardë lekësh [60 milionë euro] të paguara në formën e tarifës, rreth 40 milionë euro u transferuan për punë fiktive në një skemë mashtrimi financiar me përfitues të dënuarit për mashtrim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Njësoj kryeministri iu shmang pyetjeve nëse kishte firmosur kontrata me kompanitë e akuzuara tashmë për shpërdorim të miliona eurove, para se këto të ishin krijuar si kompani duke ia lënë përgjegjësinë “mekanizmit qeveritar”.

“Unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë dhe çdo firmë e imja është fryt i një procesi dhe një mekanizmi dhe ai mekanizëm ka në përbërjen e vet përfaqësues nga institucione apo sfera të ndryshme që kanë kompetencat e tyre”, tha Rama.

“Shqipëria nuk është vetëm e imja, kështu që buzëqeshni pak edhe mos jetoni gjatë gjithë kohës me idenë e plehrave,” u tha Rama gazetarëve, pasi shpenzoi pjesën e parë të konferencës për të mburrur një projekt inovativ sipas tij të përkthimit të ligjeve të BE përmes Inteligjencës Artificiale.

Kontratat koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, me kosto deri në sekuestrimin e tyre prej 150 milionë eurosh, përbëjnë skandalin më të madh korruptiv në historinë e Shqipërisë moderne.

Pas proceseve me kontratat e Elbasanit dhe Fierit, SPAK vendosi 15 masa sigurie për zyrtarët publikë të disa institucioneve dhe dy biznesmenët në arrati, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri./BIRN

edi rama inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet