4 Dhjetor 2025, 18:30
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka një projekt madhor rrugor që të ketë përfunduar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri tha se Unaza e Madhe e Tiranës që s’ka mbaruar ende ka kushtuar 500 milionë euro me rreth 18 milionë euro km.
Ai tha se Qafë Plloça ka kushtuar 260 milionë me rreth 6 milionë euro km, Korçë-Ersekë 80 mln euro me 2.2 milionë euro km, tuneli i Llogarasë ka kushtuar 142 milionë euro me 23.6 milionë euro km dhe tuneli i Kardhiqit 50 mln euro për 1.3 km.
Deputeti i Partisë Mundësia deklaroi se totali i tyre është 1 miliardë euro. Në fund, ai tha se të pesta këto projekte janë nën hetim nga SPAK dhe të pesta këto projekte kanë rrezikshmëri për jetën, pasi nuk janë rrugë të sigurta.
"Sipas Bankës Botërore lëvizshmëria në Shqipëria është 33 km/h. Pra gjithë mesatarja çfarë lëvizin në vit. Njeriu që vrapon është pak më tepër. Pra ne në Shqipëri jemi me hapin e njeriut, jo me atë të automobilit. Kanë ngelur rrugët, rrugëve thoshte dikur kryeministri Rama në opozitë.
12 vjet në pushtet jemi ende me hapin e njeriut. Nuk ka një projekt madhor rrugor që të ketë përfunduar. Por hajde merremi pak me rrugët që konsiderohen të përfunduara. Unaza e Madhe e Tiranës që s’ka mbaruar ende ka kushtuar 500 milionë euro me rreth 18 milionë euro km, Qafë Plloça me 260 milionë me rreth 6 milionë euro km, Korçë-Ersekë 80 mln euro me 2.2 milionë euro km, tuneli i Llogarasë ka kushtuar 142 milionë euro me 23.6 milionë euro km, dhe tuneli i Kardhiqit 50 mln euro për 1.3 km.
Totali është fiks 1 miliardë euro për pesë projekte. Tani të pesta këto projekte janë nën hetim nga SPAK. Dhe të pesta këto projekte kanë rrezikshmëri për jetën nuk janë as rrugë të sigurta. Por thelbi është këtu: Nëse marrim standartin evropian është minimumi dyfishi.” tha Kapri./Dosja.al
erald kapri partia mundesia kuvend
Politike
4 Dhjetor 2025, 18:33
E.d
Aleksandër Picaku
MIRDITA- Kreu i degës së Mirditës, Aleksandër Picaku ka deklaruar sot se shteti është kthyer...
Politike
4 Dhjetor 2025, 18:23
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Pas takimeve dhe "Foltoreve", në selinë qendrore të Partisë Demokratike ka nisur një lëvizje e re org...
Politike
4 Dhjetor 2025, 18:00
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se ish-presidenti Ilir Meta, vijon të jet&...
Politike
4 Dhjetor 2025, 16:54
M.L
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti alarmin në Kuvend për situatën në sistemin e pro...
Politike
4 Dhjetor 2025, 15:45
M.L
Andis Salla
TIRANA- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një takim pune me Sameh Naguib Wahba, Drejtor Rajon...
Politike
4 Dhjetor 2025, 15:35
M.L
Ivi Kaso
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se pas zhvillimeve të fundit që përfshijnë zv.kryeministren Be...
Politike
4 Dhjetor 2025, 15:07
E.d
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar sot siguria në vend ka rënë, pasi në n...
Politike
4 Dhjetor 2025, 14:38
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi nga detyra Belinda Balluk...
Politike
4 Dhjetor 2025, 14:08
E. D
Jorida Tabaku, Petrit Malaj
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe ministri i Financave, Petrit Malaj u p...
Politike
4 Dhjetor 2025, 13:43
E. D
pamje nga Kuvendi
TIRANË- Me tensione të vazhdueshme është shoqëruar seanca e sotme plenare. Kjo pasi deputetët e opozi...