LIVE UPDATES
Politike

“Nuk mund të rritet korrupsioni, kur pagat dhe ekonomia janë rritur”/ Rama: Treguesit e procesit të prokurimeve janë në standardet e mesatares së BE

Gjatë fjalës së tij në asamblenë e Partisë Socialiste në Fier, Rama foli për raportin mbi prokurimet publike, të hartuar nga organizmat e Komisionit Europian.

11 Prill 2026, 19:49 Nga E.d
“Nuk mund të rritet korrupsioni, kur pagat dhe ekonomia janë
Edi Rama

FIER- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se nuk mund të flitet për një rritje të korrupsionit, në një kohë që pagat dhe ekonomia është rritur. Gjatë fjalës së tij në asamblenë e Partisë Socialiste në Fier, Rama foli për raportin mbi prokurimet publike, të hartuar nga organizmat e Komisionit Europian.

Në lidhje me këtë, kryeministri tha se treguesit e procesit të prokurimeve janë në standardet e mesatares së BE. Lideri i PS-së tha se në kohën që ka ardhur në pushtet investimet e huaja ishin 300- 400 milionë euro mesatarisht në vit dhe shkuan në 1.6 miliardë në vitin e kaluar.

“Besoj që jeni në dijeni të faktit që ne e kemi nisur këtë proces në Asamblenë Kombëtare ku kemi, sigurisht, përcaktuar një kalendar për zgjedhjet në parti, por njëkohësisht kemi përcaktuar edhe një kalendar komunikimi intensiv në radhë të parë me bazën e Partisë Socialiste, duke nisur nga njësitë, asambletë socialiste të njësive dhe përgjatë procesit të zgjedhjes së kryetarëve të organizatave, ne do të vazhdojmë këtë komunikim, i cili do të shtrihet në komunitet kur të përzgjidhen kryetarët e njësisë dhe sigurisht që do të përmbyllet në qershor me kremtimin e 35 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

E kemi zgjedhur këtë proces komunikimi sepse na është dukur realisht e domosdoshme që të ndajmë me ju dhe përmes jush edhe me të gjithë Partinë Socialiste dhe pastaj dhe me të gjithë mbështetësit tanë, informacionet dhe këndvështrimet mbi çështje që na interesojnë të gjithëve, të cilat siç ju e dini shumë mirë, mbulohen përditë nga tymi, nga balta, nga llumi i gjithë gënjeshtrave, akuzave, shpifjeve, fabrikimeve, thashethemeve që fabrikojnë pasqyrat e kanaleve dhe të portaleve, duke praktikisht, synuar në vijimësi që të tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe mundësisht t’i çorodisin njerëzit për gjëra të cilat janë të rëndësishme, siç është për shembull, procesi i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në ndërkohë që nuk ka absolutisht vend fare në ato pasqyra për ‘’Punët e Shqipërisë’’, për ato që janë punë të përditshme jo thjeshtë të qeverisë, por të të gjithë asaj pjese dërmuese të shoqërisë që gjeneron punë, që jeton me punë, që prodhon, që shërben e kështu me radhë. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është që duke bërë këtë, ne t’i japim një përmasë të re, vetë jetës së organizatës së Partisë Socialiste, por duhet të jetë një jetë organizative dhe politike që të ketë në fokus edhe informimin e duhur, korrekt të punëve të Shqipërisë në nivel kombëtar, por dhe të punëve të Shqipërisë në nivel vendor, sepse për hir të së vërtetës, edhe e them me plot gojën, janë bërë shumë punë dhe janë arritur shumë rezultate, pavarësisht se jam plotësisht i vetëdijshëm që ka plot gjëra që nuk shkojnë, apo që duhen korrigjuar, apo që nuk janë bërë ende, sepse që të bëhen gjërat, duhen krijuar mundësitë dhe që të krijohen mundësitë, duhet punuar me shumë vullnet dhe me shumë durim.

Fjala vjen, ne nuk është se nuk e kemi ditur që nuk është e drejtë të trajtosh me të njëjtën pagë të gjithë mësuesit pavarësisht vjetërsisë së tyre në punë, por nuk kemi pasur mundësi që vjetërsinë në punë ta njohim si një arsye ligjërisht për të marrë një pagë më të lartë, sepse ekonomia, sepse arka e shtetit, sepse llogaritë financiare nuk na e kanë bërë të mundur, ama sot, jo vetëm për mësuesit, por edhe për mjekët dhe për infermierët dhe për Forcat e Armatosura dhe për punonjësit e Policisë dhe për administratën, vjetërsia në punë njihet ligjërisht si një arsye për të marrë një pagë më të lartë sesa dikush tjetër në të njëjtën kategori, por që është më i ri në atë punë.

Ashtu sikundër, sot ne kemi hapur një faqe të re me indeksimin e pagave. Nuk e kemi bërë më parë, jo se nuk e dinim që ishte diçka që duhej bërë, por nuk kemi pasur mundësi ta bëjmë. Kemi indeksuar pensionet, po s’kemi indeksuar dot pagat dhe kjo ka bërë që pagat të rriten si asnjëherë më parë, por ama inflacioni sidoqoftë, t’i ngacmojë dhe të mos e lejojë të gjithë fuqinë blerëse që buron nga një pagë po të marrë një pjesë. Me rritjen e ekonomisë dhe me krijimin e mundësisë sot të gjitha pagat për të gjitha këto kategori që thashë, indeksohen.

Pra, janë rezultate për të cilat është punuar dhe për të cilat është dashur durim, sikundër janë rezultate për të cilat është punuar dhe është dashur durim në të gjithë sektorët. Sot ne nuk e kemi më sekëlldinë nganjëherë shumë të madhe, që unë personalisht për shembull kam përjetuar, kur gjendesha në salla si kjo edhe çohej një pensionist dhe thoshte ‘’mirë të tëra, po ne kur do na rritet pensioni’’. Ishte sekëlldi shumë e madhe sepse ne e dinim shumë mirë që ditën e parë që pensionet ishin shumë të pamjaftueshme se nuk po them që sot janë të mjaftueshme. Po ishin shumë të pamjaftueshëm.

Dhe mos harroni që pensioni mesatar në Republikën e Shqipërisë kur ne kemi marrë detyrën ka qenë 86 euro. 86 euro pensioni mesatar! 86 euro, sa për dijeni është shtesa e projektuar mujore e pensioneve në këtë ciklin e këtij mandati. Pra ky është një ndryshim shumë i madh, por s’kishim mundësi.

Dhe tre mandatet e para, ne i kemi fituar pa bërë një premtim konkret për rritjen e pensioneve. Vetëm kur kemi qenë në fushatën për mandatin e katërt, ne, në programin tonë zgjedhor nxorrëm një plan konkret për rritjen e pensioneve, plan të cilin kemi filluar ta zbatojmë në janar të këtij viti duke bërë një rritje e cila do të dyfishohet në janarin e ardhshëm; do të trefishohet në janarin 2028-ës, do të katërfishohet në janarin e 2029-s dhe do të pesëfishohet në janar e 2030-ës. Tani, edhe kjo edhe kjo erdhi si rezultat i rritjes së ekonomisë, pra i rritjes së mundësive.

Po ndërkohë ajo që dëgjoni ju të tërë, unë në fakt me thënë të drejtën nuk është se nuk dëgjoj, po kam fituar ca karakteristika nga halli, që shumë pak më mbeten në vesh se më hyjnë nga njëri vesh dhe më dalin nga tjetri kur i dëgjoj, por shumë njerëz i dëgjojnë. Dëgjojnë, mërziten, shqetësohen, neveriten, turbullohen nga mëngjesi deri në darkë: korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni.
Tani, pyetja e thjeshtë që i duhet bërë çdo njeriu që ka nevojë të dijë të vërtetën dhe që është i interesuar të dëgjojë se ata që nuk duan ta dinë të vërtetën, ose ata që e dinë të vërtetën, por s’janë të interesuar të dëgjojnë, ata nuk kanë për ta pranuar kurrë. Pyetja e thjeshtë është kjo: ‘’Po mirë, si është e mundur që ky korrupsioni është rritur si asnjëherë më parë, ndërkohë që ekonomia është rritur si asnjëherë më parë? Si është e mundur që korrupsioni qenka rritur aty ku s’mban më, po ndërkohë janë rritur pagat, ndërkohë indeksohen pagat, ndërkohë paguhet vjetërsia në punë, ndërkohë po rriten pensionet, ndërkohë rriten investimet.

Ndërkohë investimet e huaja të cilat kur ne kemi marrë detyrën ishin 300- 400 milionë euro mesatarisht në vit, shkuan në 1.6 miliardë në vitin e kaluar? Si shpjegohet që të ardhurat të ardhurat në arkën e shtetit rriten si asnjëherë më parë? Sepse korrupsioni që të rritet, duhet të marrë para nga këto. Nuk mund të rriten të dyja bashkë. Është e pamundur. O rritet njëra, o rritet… Nuk ka vend ku rritet korrupsioni dhe rriten në këtë formë edhe pagat, edhe pensionet, edhe investimet, edhe shpenzimet kapitale në tërësi, edhe numri i të gjitha veprave të infrastrukturës dhe që kanë të bëjnë me infrastrukturën madhore apo me infrastrukturën sociale. Është e pamundur!

Ne jemi sot në një moment që po marrim rezultate njëra pas tjetrës të punëve që kemi bërë, të themeleve që kemi hedhur dhe të bazave që kemi vendosur dhe nëse sot ne jemi në një moment kyç dhe shumë afër një finishi historik përsa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian, kjo vjen si rezultat i kësaj pune.
Jo më larg se para dy- tre ditësh mora një raport mbi prokurimet publike, jo raport të qeverisë, por raport të organizmave ndërkombëtare mbi prokurimet dhe të organizmave ndërkombëtare të cilat punojnë për Bashkimin Europian, që janë organizmat e Bashkimit Europian, e Komisionit Europian për prokurimet publike. Rezulton që në prokurimet publike, se korrupsioni ku është?

Është në prokurimet publike, aty ku administrohen fondet e shqiptarëve, apo jo? Dhe nëse jo ne, po ata që vlerësojnë prokurimet publike në të gjitha vendet e OECD-së, përfshirë të gjitha, ku përfshihen të gjitha vendet e Bashkimit Europian, nxjerrin një rezultat që është i shkruar e zeza mbi të bardhë me fakte, me shifra, se treguesit e procesit të prokurimeve në Shqipëri, janë në standardet e mesatares së Bashkimit Europian dhe më lart se një sërë vendesh të vetë Bashkimit Europian, atëherë ka një problem të madh me perceptimin. Ka një problem të madh me perceptimin sepse lufta kundër korrupsionit nuk është thjesht çfarë bën drejtësia. Ajo që bën drejtësia është pjesë e drejtësisë. Po dhe atë që sot bën drejtësia, nuk ka asnjë njeri që ka respekt për të vërtetën që ta mohojë, se është rezultat i reformës në drejtësi që e ka bërë Partia Socialiste.

Është rezultat i faktit që ne kemi pasur vullnetin që të dorëzojmë shpatën e drejtësisë në duart e drejtësisë. Për t’u kthyer tek ekonomia, për t’u kthyer tek të ardhurat, për t’u kthyer tek pagat, për t’u kthyer tek pensionet, për t’u kthyer tek prokurimet, për t’u kthyer tek pjesa që nuk është e drejtësisë, por është e mirëqeverisjes. Të gjitha këto flasin për faktin që sot, ne, problemet me korrupsionin, i kemi probleme që duhet të vazhdojmë t’i adresojmë, por në mënyrë absolute në Shqipëri nuk e bën ligjin korrupsioni dhe nuk dikton korrupsioni. Kjo është shumë e rëndësishme, duhet thënë. Duhet thënë dhe kjo është e vërteta.

Unë nuk dua të zgjatem në këtë pikë, po mund të përballem me këdo me fakte. Kurse me thasheme, me gjyqe publike, me historira të tjera, është e vështirë, është e vështirë t’ia dalësh sepse janë historira shumë, shumë të rënda që lidhen me interesa, me këndvështrime, me pozicionime që janë të paragjykuara, për shkak se natyrisht, ne kemi fituar 83 mandate dhe të fitosh 83 mandate, normal që ata të cilët nuk i kemi përballë për hir të vërtetës, se ne përballë kemi vetëm sfidat që duhet të fitojmë, po ata të cilët i kemi mbrapa që na ndjekin nga mbrapa si një lukuni dhe me çdo kusht duan që të na ndalin, natyrisht që ndihen më keq.

Ndihen më keq dhe përpiqen të gjejnë arsye në hava se pse fitojmë ne, se pse i marrim ne 83 mandate dhe është shumë interesant; sa më shumë ata flasin për keq, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë ata akuzojnë, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë ata shpifin, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë ata ‘’rrokanisin’’ kokën e këtij populli, aq më shumë ne fitojmë”-u shpreh Rama./Dosja.al

edi rama ps fier

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj