Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një prononcimi për gazetarë më 11 prill, Abdixhiku, partia e të cilit ka 15 vende në Kuvendin prej 120 anëtarësh, tha se me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të 6 prillit, nuk ka folur për mundësinë që ai të bëhet presidenti i shtatë i Kosovës.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lumir Abdixhiku, i cilësoi si “spekulime” raportimet se ai mund të jetë kandidat për president të vendit, duke theksuar se "s'ka gjasa që të vetëpropozohem" për këtë post.
Gjatë një prononcimi për gazetarë më 11 prill, Abdixhiku, partia e të cilit ka 15 vende në Kuvendin prej 120 anëtarësh, tha se me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të 6 prillit, nuk ka folur për mundësinë që ai të bëhet presidenti i shtatë i Kosovës.
“Nuk kemi folur për emra, aq më pak për emrin tim. Pra, kemi folur për dy propozimet aktuale që janë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dje në mëngjes i kam kthyer përgjigje që LDK-ja nuk mund të mbështet një skenar në të cilin të tri pozicionet shtetërore i takojnë një partie politike”, tha Abdixhiku.
Më 5 mars, LVV-ja paraqiti dy propozime për president: kryediplomatin Glauk Konjufca, dhe deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.
Kreu i LDK-së tha se Kosovës i duhet një president që është unifikues, që është i mirë në politikën e jashtme, ia hap dyert Kosovës në tryezat ndërkombëtare, duke shtuar se “besoj që Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme”.
“Jo, s’ka gjasa që të vetëpropozohem sepse çështja e presidentit është çështje konsensuale. Pra, duhet të flasim për parimet njëherë. Nuk po flasim për akomodime individuale në këtë fazë. Aq më pak për një pozitë kaq të rëndësishme shtetërore. Pra, flasim për interesa ndërpartiake. A ka mundësi që partitë të akomodohen brenda një marrëveshjeje shumë më të madhe? Në qoftë se jo, atëherë përgatitemi për zgjedhje të reja. Por jo, kjo s’është politikë personale, ju lutem. Nuk kemi përmendur asnjë emër sepse nuk kemi ardhur në pozitën që presidenti duhet t’i takojë LDK-së ose jo”, tha Abdixhiku.
Ai konfirmoi se është takuar me kreun e subjektit më të madh opozitar, Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, për të parë qëndrimet rreth çështjes së presidentit. Ndërkaq, paralajmëroi se javën e ardhshme ka gjasa të ketë takime të reja me Kurtin.
Figura të larta të LVV-së, përfshirë kryetaren e Kuvendit, njëherësh ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, kanë përsëritur qëndrimin se urojnë që deputetët të pajtohen dhe të zgjedhin presidentin, e vendi të mos shkojë në zgjedhje.
Edhe para seancës së 5 marsit, kur u propozuan dy emra për president nga LVV-ja, Kurti kishte mbajtur takime me udhëheqësit e LDK-së dhe PDK-së, por nuk arrit asnjë rezultat. Pasi dështoi seanca e 5 marsit, në mungesë të kuorumit, një ditë më pas, ish-presidentja Vjosa Osmani prezantoi një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.
Dekreti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria. Më pas gjykata doli me aktgjykim, duke caktuar 28 prillin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Nëse dështon zgjedhja e presidentit deri në këtë datë, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë./REL
Andis Salla LUSHNJE- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Financave Petr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja mbështetëse për sektorin e bujqësisë, duke theksuar se q...
Edi Rama LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se skema e kompensimit të naftës, nuk e merrnin të gjithë ata që meriton...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën dhe mediat gjatë një takimi me fermerët e Lushnjës. Në f...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fermerët po të bashkohen dhe me shtetin do të fitojnë 30% më...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ngriti shqetësimin se lidhjet e Edi Ramës me kartelin Sinaloa janë një pro...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha vijon të jetë i bindur se skenari i protestave paqësore është m...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha thekson se opozita do të synojë kandidatët më përfaqësues n...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, ka akuzuar qeverinë e k...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha shpërndau në rrjete sociale një reagim për ndarjen nga jeta të i...