Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se kërkesa i është dërguar Gjykatës së Posaçme më 16 shtator.
TIRANA- SPAK kërkon pushimin e dosjes që lidhet me konfrontimin fizik të deputetëve Vullnet Sinaj dhe Bledion Nallbati në seancën plenare të 30 tetorit 2023 në Kuvend. Kështu, Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e dosjes për veprën prenale "goditje për shkak të detyrës". Mësohet se kërkesa i është dërguar Gjykatës së Posaçme më 16 shtator.
Në njoftimin e SPAK thuhet se duke ju rikthyer çështjes, nuk vërtetohet ekzistenca e faktit tipik, atij të goditjes për shkak të detyrës, qoftë nga ana e Bledion Nallbatit, apo qoftë nga ana e Vullnet Sinajt.
Njoftimi i SPAK:
Nga studimi dhe analizimi i dokumentacionit konkludojmë se, nuk evidentohen të dhëna për plotësimin në mënyrë kumulative të katër elementëve të figurës së veprës penale për të cilat pretendohet në secilin kallëzim dhe për këtë arsye nuk mund të vijohet me kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.
Referuar për sa më sipër është e rëndësishme të theksojmë se për marrjen e një personi në përgjegjësi penale është e nevojshme që në veprimet ose mosveprimet e tij të ekzistojnë elementët e një figure të caktuar të veprës penale, të parashikuar nga ligji penal.
Respektimi dhe plotësimi i elementeve të figurës së veprës penale ka rëndësi të veçantë, sepse ka të bëjë me zbatimin e parimit të ligjshmërisë nëpërmjet të cilit, shoqëria si entitet, mbikëqyr anëtarët e saj përmes kontrollit ligjor të anëtarëve të shoqërisë. Për të pasur një figurë konkrete të veprës penale është e domosdoshme ekzistenca e të gjithë elementëve përbërës të saj, të marrë së bashku, të cilët janë: a) objekti i veprës penale; b) ana objektive; c) subjekti dhe ç) ana subjektive. Provueshmëria e elementëve objektive dhe subjektive të figurës së veprës penale. shërben si bazë për të vënë një person përpara përgjegjësisë penale. Nëse nuk ekziston apo nuk provohet qoftë edhe njëri prej këtyre elementëve ligjore, personi nuk mund të merret nën përgjegjësi penale dhe rrjedhimisht as edhe të dënohet. Nëse i referohemi nocionit të përgjithshëm të veprës penale, nën dritën e parashikimit në dispozitat e pjesës së përgjithshme të Kodit Penal, vepra penale përbëhet nga këto elementë themelorë: Fakti tipik (neni 13 I K.Penal), kundërligjshmëria (neni 1, sipas të cilit ligji penal përcakton veprat penale, dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj autorëve dhe neni 2, Mosëdënimi pa ligj) dhe faji (neni 14 i K.Penal).
Duke ju rikthyer çështjes, nuk vërtetohet ekzistenca e faktit tipik, atij të goditjes për shkak të detyrës, qoftë nga ana e shtetasit Bledion Nallbati, apo qoftë nga ana e shtetasit Vullnet Sina.
Incidenti ndodhi në seancën parlamentare të 30 tetorit 2023. Gjatë skenarit për dhunë e kaos të PD-së për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pa plotësuar kërkesat e tyre deputeti Bledion Nallbati iu afrua deputeti socialist Vullnet Sina që po fliste nga karrigia e tij. Në një moment mes tyre pati konfrontim fizik që degjeneroi deri në përdorimin e grushtit nga ana e Nallbatit drejt Sinajt.
ervin salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i Elbasanit, Ervin Salianji e ka cilësuar si farsë garë...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është pyetur nëse Monika Kryemadhi do të jetë k...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët. Meta foli edhe...
genc burazeri TIRANË- Ish-anëtari i Komisionit të tenderit të sterilizimit, Genc Burazeri po jep dëshminë e tij para komision...
Ndreca TIRANË- Komisioni hetimor i Sterilizimit ka nisur me debate. Debati është zhvilluar mes kryetares së komisionit, Albana Vok...
ilir meta, flamur noka TIRANË- Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ka takuar Kryetarin e Partisë se Liris&eum...
pamje nga mbledhja e komisionit TIRANË- Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Sh&eu...
ervin salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji, ...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka delaruar se PD sot është partia opozitare kryesore në vend.&n...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji...