24 Shtator 2024, 14:24
Nga r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët. Meta foli edhe për takimin me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, ku tha se kanë diskutuar tema të ndryshme duke nisur nga përshkallëzimi i protestave para bashkisë deri te koordinimi në përgjithësi i gjithë veprimit opozitar.
“Ka qenë një takim miqësor. Është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit që nga përshkallëzimi i protestave duke nisur nga nesër para bashkisë së Tiranës deri tek përshkallëzimi dhe koordinimi i mirë në përgjithësi i gjithë veprimit opozitar. Natyrisht edhe për të forcuar bashkëpunimin për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat si rezultat i mos bërjes për herë të parë të një reformë zgjedhore janë të rrezikuara dhe apelojnë për rritjen e mobilizimit opozitar dhe qytetar për të mbrojtur votën e opozitës. Kështu që jemi takuar dhe do vazhdojmë të takohemi. Ndërkohë PL tashmë ka nisur riorganizimin e saj efektiv në qarkun e Tiranës dhe në shumë qarqe të vendit. Shumë shpejt do delegohen të gjithë anëtarët e kryesisë, anëtarët e KDK që janë në Tiranë sipas zonave dhe njësive deri në cdo qendër votimi për të arritur një rezultat spektakolar në kryeqytet”, tha Meta.
I pyeur nëse do të jetë pjesë e primareve të PD për zgjedhjet e ardhshme, Meta u përgjigj: “Respektojmë cdo vendim të PD, ne marrim vendimin tonë në të mirë të maksimizimit të votës. Respektojmë cdo vendim të PD dhe ata besoj do respektojnë vendimin tonë”.
ilir meta flamur noka
Politike
24 Shtator 2024, 12:21
r.ll
genc burazeri
TIRANË- Ish-anëtari i Komisionit të tenderit të sterilizimit, Genc Burazeri po jep dëshminë e tij para komision...
Politike
24 Shtator 2024, 12:07
N.F
Ndreca
TIRANË- Komisioni hetimor i Sterilizimit ka nisur me debate. Debati është zhvilluar mes kryetares së komisionit, Albana Vok...
Politike
24 Shtator 2024, 11:55
r.ll
ilir meta, flamur noka
TIRANË- Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ka takuar Kryetarin e Partisë se Liris&eum...
Politike
24 Shtator 2024, 11:44
r.ll
pamje nga mbledhja e komisionit
TIRANË- Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Sh&eu...
Politike
24 Shtator 2024, 10:56
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji, ...
Politike
23 Shtator 2024, 22:57
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka delaruar se PD sot është partia opozitare kryesore në vend.&n...
Politike
23 Shtator 2024, 22:48
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji...
Politike
23 Shtator 2024, 22:47
M.B
Klodiana Lala dhe Sali Berisha
TIRANA- Gazetarja investigative Klodiana Lala u shpreh se ish-kryeministri Berisha do të ketë përballjen...
Politike
23 Shtator 2024, 22:45
E. D
Argita Malltezi
TIRANË- Argita Malltezi Berisha tha se njeriu duhet ta provojë vetën në raport me votuesit kur u pyet nëse do t&eu...
Politike
23 Shtator 2024, 22:40
E. D
Argita Malltezi
TIRANË- Argita Malltezi ka deklaruar se do të bëhen kallëzime për prokurorët dhe gjyqtarët si dhe pë...