LIVE UPDATES
Politike

"Nuk thuhet se mbështet anëtarësimin në vitin 2027!" Berisha: Raporti i PE-së i rrëzon zgjedhjet, prandaj PS nuk e përmend më

Berisha shtoi se Shqipëria është sot vendi i shtetit një partiak ku të gjitha pushtetet janë në duart e kreut të organizatës kriminale.

7 Qershor 2025, 13:22 Nga M.B
"Nuk thuhet se mbështet anëtarësimin në vitin
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha raporti i Parlamentit Europian i rrëzon zgjedhjet, prandaj, sipas tij PS nuk e përmend më. Ai tha se në raportin e PE-së nuk thuhet në asnjë rresht se mbështet anëtarësimin në vitin 2027.

Berisha shtoi se Shqipëria është sot vendi i shtetit një partiak ku të gjitha pushtetet janë në duart e kreut të organizatës kriminale. Sipas tij, kjo është e vërteta aktuale ndaj dhe raporti thekson, nevojën për të forcuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe përfshirjen e procesit, anëtarësimit, përfshin dimensionin parlamentar, paralajmëron kundër çdo veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit dhe balancave.

Gjithashtu kryedemokrati tha se raporti i bën thirrje Shqipërisë për të siguruar përgjegjshmëri demokratike për të forcuar qeverisjen e forcë dhe transparente. Sipas tij, dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve, të zakonshme, siç thotë Berisha, për Edi Ramën. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në fakt raporti ishte shumë i ndershëm. Kishte marrë 5 rreshtat e para të raportit të OSBE-ODIHR në të cilët për herë të parën në histori, përmbysën zgjedhjet. Po në raport thuhet tekstualisht; se zgjedhjet u administruan në mënyrë profesionale, kjo nënkupton shpërndarjen e kutive të votimit, komisionet e votimit, proceset dhe të gjitha me radhë. Por një gjë, administrimi më profesional i zgjedhjeve ka qenë në diktature. Aty ishte i përsosur, jo profesional. Së dyti, thotë ishin kompetitive. Po sepse lejohej të merrnin pjesë jo vetëm kandidatë të një partie, por edhe të partive të tjera. Ky është kushti i kompetitivitetit dhe kjo është e ëvrtetë. Por thotë garë e pabarabartë, thotë shtet elektoral, përdorimi i gjerë i burimeve nga partia në pushtet. Pra i rrëzon zgjedhjet, dhe këtë e kanë kuptuar këta mirë. Dhe çfarë bënë këta?

Këta pasi u përpoqën ta shisnin raportin si sukses, e panë që raporti ishte për ta, dhe kaluan në injorimin total të raportit dhe citimin e koordinatorit të grupit socialist në Parlamentin Europian, z. Schider të cilin e falënderoj për takimin që na rezervoi dhe që ne patëm rastin ta sqarojmë atë për shumë, shumë aspekte. Unë nuk mund të them se, në ç’orë u bë deklarata, por ajo që mund të them unë ju, ai dëgjoi me interes dhe shtroi dhe pyetje për probleme të caktuara. Kështu që pas kësaj ata raportin më nuk e kanë përmend, e kanë përjashtuar fjalën raport fare. U përpoqën të mashtrojnë shqiptarët të thonë, që komisioni mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në 2027, mashtrim i paskrupullt. Ata thonë se, mirëpresim ambicien e Edi Ramës për 2027, por rikujtojmë, shkruhet në raport, se vendet kandidate kalojnë nëpër transformime të thella për të përmbushur kriteret e anëtarësimit gjatë negociatave të cilat zgjasin sa është e nevojshme për të implementuar reformat e nevojshme.

As 2027 as 2030, as 2035 nuk e venë këtu fare. Shqipëria është sot vendi i shtetit një partiak ku të gjitha pushtetet janë në duart e kreut të organizatës kriminale. Kjo është e vërteta aktuale. Ndaj dhe raporti thekson, nevojën për të forcuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe përfshirjen e procesit, anëtarësimit, përfshin dimensionin parlamentar, paralajmëron kundër çdo veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit dhe balancave, që nuk ekziston në Shqipëri. Pra denoncon përqendrimin e pushtetit në duart e një njeriu dhe nënshtrimin e parlamentit ndaj urdhërave të Edi Ramës. Ndaj dhe raporti i bën thirrje Shqipërisë, për të përshpejtuar reformat, për të forcuar sundimin e ligjit, shtetit ligjor. E kuptoni ku është thirrja tani, sepse nuk ka shtet ligjor funksional. Të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të parandalojë trafikimin e qenieve njerëzore dhe të sigurojë mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut. Të bëjë përparim në fushatë e lirisë së shprehjes, lirisë së informacionet, pluralizmit.

Prandaj nuk përmendin raportin. Pluralizimit dhe pavarësisë së mediave. Paralajmëron kundër çdo veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit dhe balancave. Raporti denoncon Edi Ramën sepse parlamenti nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ekziston pra shtetit ligjor. Thekson detyrimin e parlamentit për të respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pa vonesë. Denoncon parlamentin si një parlament regjimi që nuk ruan, nuk garanton kontrollin dhe balancën e pushteteve ndaj dhe raporti thekson rolin themelor dhe të zëvendësueshëm të parlamentit në rolin e kontrollit dhe ruajtjes së balancave. Denoncon mungesën e përgjegjshmërisë, fjalë për fjalë, ju lutem lexojeni; mungesën e përgjegjshmërisë demokratike dhe transparencës.

Ndaj dhe raporti i bën thirrje Shqipërisë për të siguruar përgjegjshmëri demokratike për të forcuar qeverisjen e forcë dhe transparente. Raporti nënvizon ato që thashë për zgjedhjet parlamentare. Dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve, të zakonshme për Edi Ramën. Dhunën verbale. Dënon Olta Xhaçkën, për të cilën përmbysën parlamentin dhe raportin e ndarjes së pushteteve. Pra mund të them se, raporti jo që nuk thotë në asnjë rresht të tij, se do të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në vitin 2027, siç ju gënjejnë ju të dashur qytetarë, lakejtë e qeverisë dhe ministrat e saj, por përkundrazi shpreh e zezë mbi të bardhë, damkos situatën në vend, në Shqipëri.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet