20 Shkurt 2025, 23:21
Nga I.A

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha rrëzoi të gjitha akuzat e hedhura në drejtim të tij për lidhje me prokurorin Ols Dado që ka në dorë hetimet për Erion Veliajn dhe gjyqtarin Erion Bani, që e la pas hekurave kryebashkiakun e Tiranës. I ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN, Berisha e mohoi kategorikisht se Dado dhe Bani janë njerëzit që i japin dosje nga Sky ECC dhe Enchrochat.
Madje Berisha tha se ai ka hedhur një akuzë në drejtim të Dados, kur deklaronte se kishte lidhje me të fortin e Shijakut, Altin Hajri, por për të cilën kërkoi ndjesë më vonë.
“Absolutisht kurrë, as njëri as tjetri. Unë e kam dëgjuar emrin e Olsi Dados, që u bë prominent, u bë kur unë e akuzova atë pa të drejtë se e lavdëronte Altin Hajri. Doli prokuroria menjëherë tha nuk është ky Olsi, është tjetër. Por secili ishte Olsi nuk e tregoi Altin Dumani. Kaq di unë për të. Po kështu Bano. E kam dëgjuar për herë të parë emrin e Banit, kur kthehu me guxim dosjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Kur tha të hetohet. Edhe ajo mu duke akt i guximshëm i tij. Akt i guximshëm. Nuk janë këta dy”, u shpreh Berisha.
Kryedemokrati u ndal edhe te tërheqja e gjyqtares së Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi nga çështja “Veliaj”, duke thënë se ajo është kërcënuar.
“Çfarë ndodhi me këtë Ilirjana Olldashin? E futën në depresion, dha dorëheqjen, në një akt tmerri. Dhe thotë nuk jam mirë. Tha jam sëmurë mo. Dolën me dhjetëra deklarata se po e kërcënojnë nga të gjitha anët atë, Ilirjana Olldashin, e cila është një zonjë absurde në veprimet e saj ndaj meje, por prapë se prapë nuk jam kurrë për ta kërcënuar”, deklaroi Berisha.
Politike
20 Shkurt 2025, 23:17
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se opozita ka dorëzuar në prokurori speciale rreth 60 dosje me fakte dhe dokument...
Politike
20 Shkurt 2025, 22:30
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vjedhur vetë dhe më pas impli...
Politike
20 Shkurt 2025, 22:58
N.F
Steven Bucci
TIRANË- Për ish atasheun amerikan në Shqipëri, Steven Bucci, deklarata që bëri zëvëndëspresidenti...
Politike
20 Shkurt 2025, 22:37
N.F
Steven Bucci
TIRANË- Drejtuesi i fondacionit amerikan ‘Heritage’, Steven Bucci, i cili më herët ka shërbyer edhe si atasheu...
Politike
20 Shkurt 2025, 21:51
r.ll
erion veliaj, arber veliaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi një akuzë ndaj vëllait të Erion Veliaj...
Politike
20 Shkurt 2025, 21:42
r.ll
lala, xama
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar sot se gjendja në landfillin e Sharrës është alarmante, pasi nuk ka më...
Politike
20 Shkurt 2025, 21:35
N.F
Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se Rama me mbledhjen që bëri këtë të enjte me punonjësit e administratë...
Politike
20 Shkurt 2025, 21:18
r.ll
sula, lala, veliaj
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur mbëmjen e sotme për dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe deklaratat e tij ...
Politike
20 Shkurt 2025, 21:10
r.ll
xoxa,xama, veliaj
TIRANË- Gazetarja Ola Xama u shpreh ditën e sotme se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po përdor një gjuh&eu...
Politike
20 Shkurt 2025, 20:48
r.ll
selia blu
TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat me emrat e kandidatëve për Primaret në secilin qark...