LIVE UPDATES
Politike

Paligjshmëria në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Sa dhe çfarë i kushtoi Luigjit XVI nyjëtimi i këtij parimi, dihet; sa dhe çfarë do t’i kushtojë znj. Xhaçka, jo si bashkëshortja e investitorit strategjik në fushën e turizmit, z. Artan Gaçi (znj. Xhaçka mund të vijojë të jetë ministre edhe në rast se e humbet mandatin e deputetes), por si ekzekutuese rigoroze e parimit «është e ligjshme, sepse e dua unë», nuk e di askush tjetër përpos kryeministrit Edi Rama.

20 Tetor 2022, 09:57 Nga Shpëtim Doda
Paligjshmëria në Ministrinë për Evropën dhe Punët
Olta Xhacka

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e drejtuar nga Olta Xhaçka është kthyer në vatër e paligjshmërisë funksionale dhe skandaleve institucionale që kuisin njëri pas tjetrit teksa lënë rrëshqanthi dyert dhe dritaret hermetikisht të mbyllura të institucionit që përfaqëson qeverinë dhe vendin në arenën ndërkombëtare. Mjaft të ndalesh qoftë edhe përciptazi tek përgjigjja që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dha në lidhje me kërkesën time për informim datë 18.08.2022, dhe kjo pas ankimimit që i drejtova Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kërkesa për informim drejtuar Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme përbëhet nga tre pika. Këtu do të ndalem vetëm tek përgjigjja që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme më dha lidhur me pikën e parë të kërkesës, ndërsa rreth përgjigjes ndaj dy pikat e tjera do të ndalem në një hapësirë tjetër.

Në pikën e parë të kërkesës pata kërkuar të më vihej në dispozicion:

a) Kopje të urdhërit të emërimit të znj. Ilda Dega Drejtore e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse pranë MEPJ, e shoqëruar me arsyetimin e emërimit në kohën që ajo kishte mbushur moshën e pensionit, si dhe arsyet se përse asnjë nëpunës tjetër i administratës shtetërore apo i MEPJ në moshë aktive nuk u emërua në këtë detyrë;

b) Kopje të shkresave të ardhura nga KMSHC, datën e protokollimit në MEPJ, personat që i kanë trajtuar shkresat, si dhe përgjigjen që i është kthyer KMSHC;

c) Autoriteti që ka urdhëruar vijimin e karrierës së nëpunësit që ka mbushur moshën e pensionit, znj. Ilda Dega, bazën ligjore ku është mbështetur, si dhe analizën e kostos financiare që ky emërim i sjell buxhetit të Shtetit.

Në përgjigjen e saj në 19/09/2022, pra pas mbi një muaj, ndërkohë që neni 15, pika 1, e ligjit 119/2014, thotë: “sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj [kërkesës]”, në vend të kopjes së dokumentacionit zyrtar që pata kërkuar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme më përcolli këtë paragraf:

 “Znj. Ilda Dega është riemëruar në detyrën Drejtore e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse, për shkak të eksperiencës së saj shumëvjeçare në këtë pozicion edhe në vitet e mëparshme. Emërimi i saj në këtë pozicion është bërë për nevoja pune dhe nuk ka sjellë kosto të shtuar financiare për institucionin.”

Ndonëse e pashoqëruar me kopje të dokumentacionit të kërkuar, kjo përgjigje, gjithsesi, nuk mund, dhe nuk duhet të anashkalohet, për aq sa tregon qartësisht, qoftë përmes formës, qoftë përmes përmbajtjes, paligjshmërinë funksionale që ka kapulluar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme e drejtuar nga Olta Xhaçka.

Sa i përket formës, në përgjigjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mungojnë 3 elementët e parashikuar në nenin 11, pika 2, të ligjit 119/2014. Më konkretisht:

1) Emri, mbiemri, adresa dhe numri i kontaktit i Koordinatori për të drejtën për informim të MEPJ-së;

2) Njoftimi për regjistrimin e kërkesës;

3) Caktimi i numrit rendor të kërkesës.

Ndërkaq, sipas nenit 18, pika 2, germa “e”, e ligjit 119/2014, “mosregjistrimi i kërkesës për informim, moscaktimi i një numri rendor për të dhe mosdhënia e të dhënave të kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 11, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë”, ndërkohë që në germën “ll”, po i njëjti nen thotë shprehimisht: “moszbardhja e dokumenteve zyrtare, në kundërshtim me rregullat në fuqi, me qëllim pengimin e ushtrimit të së drejtës për informim, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë.”

Sa i përket përmbajtjes, përpos faktit se nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë kërkoj në pikën 1 të kërkesës time, në përgjigjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ajo që bie në sy, është padyshim fraza “është riemëruar”, përballë të cilës çdo jurist do të kruante kokën deri në përgjakje, jo thjesht se nuk e ka ndeshur në literaturën juridike të nëpunësit civil dhe ligjit për shërbimin e jashtëm, por sepse gjendet para një nocioni juridik inekzistent. Krahas kësaj shpikjeje juridike, ajo që bie në sy, është shkaku, të cilin në fillim Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e lidh me eksperiencën shumëvjeçare në këtë pozicion të nëpunësit që ka mbushur moshën e pensionit, znj. Ilda Dega, ndërsa në fjalinë e mëpasme e lidh me nevojën e institucionit. Në të dy gjasat, gjendemi jo thjesht përpara një përgjigjeje aspak dinjitoze në aspektin ligjor, por përpara një paligjshmërie ulëritëse, dhe kjo për aq sa ligji 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar me ligjin 178/2014, në nenin 65, pika 1, germa “c”, thotë: “(1) Marrëdhënia në shërbimin civil përfundon për shkak të ligjit kur: (c) plotësohet mosha për pensionin e plotë të pleqërisë”, duke mos lënë kësisoj kurrfarë zgjedhjeje përpos përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësit që ka mbushur moshën e pensionit; dhe kjo vlen edhe në rastet kur individi është gjeni, edhe në rastet kur nevojat e institucionit janë të mëdha. Në të dyja rastet, marrëdhënia në shërbimin civil e nëpunësit përfundon menjëherë sapo ky mbush moshën e pensionit të plotë të pleqërisë. Dhe me të drejtë, pasi në të kundërt, në rast se përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil do ta linte në zgjedhjen e individit që ka mbushur moshën e pensionit, apo drejtuesit të institucionit të shërbimit civil, kjo do të linte shteg për abuzime, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, jo thjesht do të vështirësonte, por do të bllokonte procesin e përtëritjes së stafit të shërbimit civil, nga njëra anë, dhe të karrirës, nga ana tjetër, çka do të sillte rreziqe dhe pasoja fatale për institucionin e shërbimit civil. Por Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme as që do t’ia dijë se çfarë thotë, çfarë kërkon, dhe çfarë synon në atë çfarë thotë e kërkon ligji, por vetëm çfarë thotë e çfarë kërkon drejtuesja e saj. Në përgjigjen e saj, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk i referohet në asnjë rresht dhe në asnjë fjalë Ligjit, por përjashtimisht nevojave, synimeve dhe vendimeve të Olta Xhaçkës, që po e drejton Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme sipas parimit që Luigjit XVI nyjëtoi në Parlamentin e Parisit gjatë seancës së 19 nëntor 1787, kur shkeli protokollin: «Është e ligjshme, sepse e dua unë», duke shkrirë në njësh dhe duke i mishëruar në personin e tij Pushtetin dhe Ligjin, ndonëse Pushteti duhet t’i nënshtrohet Ligjit, dhe jo anasjelltas.

Sa dhe çfarë i kushtoi Luigjit XVI nyjëtimi i këtij parimi, dihet; sa dhe çfarë do t’i kushtojë znj. Xhaçka, jo si bashkëshortja e investitorit strategjik në fushën e turizmit, z. Artan Gaçi (znj. Xhaçka mund të vijojë të jetë ministre edhe në rast se e humbet mandatin e deputetes), por si ekzekutuese rigoroze e parimit «është e ligjshme, sepse e dua unë», nuk e di askush tjetër përpos kryeministrit Edi Rama. Deri në përgjigjen e këtij, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e drejtuar nga Olta Xhaçka do të vijojë e qetë të pushtetojë dhe pushtërojë me paligjshmërinë duke poshtëruar ligjin e të kuisë dhe kërkëllijë nga një skandal institucional në tjetrin./Dosja.al

olta xhacka mpej skandal ne mpej artan gaci

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë