LIVE UPDATES
Politike

PAMJET- Disa të habitur, e të tjerë të buzëqeshur! Kështu i pritën ndryshimet në Qeveri ministrat e Ramës

Ministrat e mësuan live lajmin se do të 'shkarkoheshin' nga detyra, apo se do të lëviznin në një institucion tjetër. 

5 Shtator 2023, 08:40 Nga A.B
PAMJET- Disa të habitur, e të tjerë të buzëqeshur!
Ministrat

TIRANË- Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i zbuloi ndryshimet në Qeveri në një dalje live për qytetarët dhe përballë ministrave. Këta të fundit e mësuan live lajmin se do të 'shkarkoheshin' nga detyra, apo se do të lëviznin në një institucion tjetër. 

Sikurse dhe shihet në pamje, Anila Denaj u habit kur mësoi se do të rikthehej në qeveri si ministre Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

PAMJET- Disa të habitur, e të tjerë të buzëqeshur!

Po ashtu, ministrja Ogerta Manastirliu nuk reagoi aspak kur mësoi se do duhej të largohej nga posti i ministres së Shëndetësisë për atë të Arsimit.


E në fund, ministri Taulant Balla, i priti këto ndryshime me një shkelje syri.

NDRYSHIMET NË KABINETIN QEVERITAR

-Ervin Mete, ministër i Ekonomisë dhe Financave
-Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
-Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
-Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit
-Albana Koçiu, Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
-Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen
-Arbi Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor 
-Shkrihet ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Ikën Milva Ekonomi)

/Dosja.al

edi rama ndryshime ne qeveri


Sondazh

Poll