LIVE UPDATES
Politike

Pas 6 vitesh do bëhen ndryshime/ PS-PD grup pune, pritet Reformë e re në Drejtësi

Gjashtë vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, mazhoranca dhe një pjesë e opozitës kanë ndërmarrë inciativën për të bërë ndryshime në paketën ligjore, me synimin për të shpejtuar plotësimin e vakancave.

14 Shtator 2022, 18:33 Nga k.m.
Pas 6 vitesh do bëhen ndryshime/ PS-PD grup pune, pritet Reformë e re
Foto ilustruese

Komisioni i Ligjeve vendosi të martën që të ngrejë një grup pune të përbashkët mazhorancë-opozitë për të përgatitur një paketë të re ndryshimesh për ligjet e reformës në drejtësi. Grupi që do të punojë për këto ndryshime përbëhet nga 3 deputetë të PS-së, Klotilda Bushka, Toni Gogu dhe Klevis Xhoxhi si dhe 2 deputetët demokratë, Gazmend Bardhi dhe Dhurata Çupi.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, i tha BIRN-it se vendimi i kryesisë së këtij komisioni për të ngritur këtë grup erdhi si përgjigje e Kuvendit për kërkesat e vazhdueshme të organeve drejtuese të sistemit të drejtësisë për ndryshime ligjore.

“Pas raportimeve të organeve të drejtësisë në Komisionin e Ligjeve lindi nevoja për të bërë ndryshime në legjislacionin e reformën në drejtësi, ndryshime që kanë si synim përmirësimin e funksionimit të sistemit,” tha Bushka, ndërsa shtoi se do të konsultohen edhe ekspertët ndërkombëtarë të OPDAT dhe Euralius.

Sips Bushkës, projeksioni i këtyre ndryshimeve do të jetë përshpejtimi i plotësimit të vakancave në sistemin e ri të drejtësisë. Edhe anëtari i opozitës në këtë grup, Gazmend Bardhi pranoi se ndryshimet lindën si nevojë e kërkesave që kanë bërë vetë organet e drejtësisë për shkak të problematikave që kanë hasur në punën e tyre.

“Institucionet kanë përcjellë disa propozime për ndërhyrje ligjore në funksion të efiçencës së tyre dhe për të bërë një proces të pakontrolluar nga njëra palë, komisioni vendosi të ngrejë një grup të përbashkët për të vlerësuar nëse këto kërkesa e ndihmojnë dhe e çojnë përpara reformën në drejtësi,” tha Bardhi.

Bardhi shtoi se propozimet e ardhura nuk prekin thelbin e ligjeve të sistemit të drejtësisë, por synojnë në pjesën dërrmuese të tyre rritjen e eficencën e sistemit

“Është detyrë e Kuvendit që t’i japë mundësinë sistemit që të funksionojë me eficencë të plotë dhe pse jo t’i heqë alibinë për vonesat e krijuara në produktin që shqiptarët presin nga zbatimi i reformës në drejtësi,” shtoi Bardhi.

Gjatë raportimeve në Komisionin e Ligjeve propozimet e diskutuara nga krerët e organeve të drejtësisë kishin të bënin kryesisht me gjetjen e mekanizmave për të zhbllokuar procesin e plotësimit të vakancave me gjyqtarë,  inspektorë dhe këshilltarë ligjorë.

Burime nga grupi i punës i thanë BIRN-it se është bërë një takim formal mes deputetëve, drejtuesve të organeve të drejtësisë dhe ekspertëve të huaj ku janë diskutuar paraprakisht disa prej propozimeve për ndryshime ligjore. Një propozim ka të bëjë me lejimin e magjistratëve që të punojnë si gjyqtarë, në vitin e tretë të shkollës, ose siç njihet si viti i praktikës, duke gjykuar çështje me kompleksitet të ulët. Ndryshime kërkohen dhe për procesin e vetingut të magjistratëve, ku propozohet që të bëhet vetëm një veting para pranimit në Shkollën e Magjistraturës dhe të hiqet vetingu i dytë para emërimit të tyre, pasi shihet si zgjatje e procesit të emërimit.

Për mungesën e kandidatëve për këshilltarë ligjorë në sistem do të shihet mundësia që atyre t’u jepet e drejta për t’u bërë gjyqtarë pas 5 viteve përvojë pune në sistem. Ndërkohë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka sjellë propozime për ndryshime ligjore që kanë të bëjnë me ndryshimin e kritereve të kandidatëve, duke kërkuar barazim në pagë mes inspektorëve nga jashtë sistemit me ata magjistratë.

Reforma në Drejtësi u miratua në vitin 2016 me konsensus politik, por pas 6 vitesh, organet e reja të drejtësisë vijojnë të kenë problematika me funksionimin e tyre të plotë dhe të plotësimit të vakancave me gjyqtarë e prokurorë për shkak të procesit të vetingut./BIRN

reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet