Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Muçollari tha se bëhet fjalë për planin e Edi Ramës për të ndërtuar qiellgërvishës në pronat dhe godinat shtetërore.
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari ka bërë një deklaratë pyblike sot ku tha se godina e e ish-Atsh është në listën e qeverisë për t’u shndërruar në një kullë dhjetra katëshe. Muçollari tha se bëhet fjalë për planin e Edi Ramës për të ndërtuar qiellgërvishës në pronat dhe godinat shtetërore.
Ai ka shtuar se deri tani nuk ka transparencë për publikun, se cilat janë të gjitha trojet që qeveria do të ndajë me privatët, me klientët e saj të preferuar në zonat më të mira e më të shtrenjta të Tiranës. Muçollari po ashtu tha se këto pasuri shtetërore e publike trajtohen sikur të ishin pronat e Edi Ramës.
DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, GRIGELS MUÇOLLARI:
Kjo godinë, ish-Atsh-ja një ndërtesë e njohur në Tiranë, është në listën e qeverisë për t’u shndërruar në një kullë dhjetra katëshe. Bëhet fjalë për planin e Edi Ramës për të ndërtuar qiellgërvishës në pronat dhe godinat shtetërore.
Me vendimin 328 të datës 29 maj, është autorizuar Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit që të nisë konkursin për marrjen e ideve se si do të zhvillohen këto prona. Deri tani nuk ka transparencë për publikun, se cilat janë të gjitha trojet që qeveria do të ndajë me privatët, me klientët e saj të preferuar në zonat më të mira e më të shtrenjta të Tiranës.
Këto pasuri shtetërore e publike trajtohen sikur të ishin pronat e Edi Ramës. Edi Rama nuk është pronar i ATSH-së, as i tokës së Aviacionit Civil, apo Insititutit të Ndërtimit, apo të Kadastrës në hyrje të Parkut të Liqenit. Këto janë prona dhe pasuri të shqiptarëve, të të gjithë atyre që kanë paguar taksa e detyrime e që vazhdojnë kontribuojnë me punën e mundin e tyre për këtë vend.
Partia Demokratike do të kërkojë transparencë të plotë për këtë projekt që është një tjetër akt abuzimi e klientelizmi, me fitues të paracaktuar në paradhomën kryeministrore. Ftojmë qytetarët të reagojnë, të kërkojnë të drejtën e tyre. Qytetarët duhet të pyeten, pasi këto janë prona e pasuri të shqiptarëve, jo të Edi Ramës.
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e ka nisur ditën sot në Roskovec ku ka zhvilluar takim me banor&e...
Selia e PD TIRANA- Selia e Partisë Demokratike është "veshur" me ngjyrat kuq e zi në nisje të Euro 2024. Teksa kanë mbet...
Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani ZVICRA- Sot nis punimet Samiti për paqe në Ukrainë, që do të mbahet në Burgenstok të Zvicr...
benet beci SHKODËR- Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndodhet në lagjen “Ndoc Mazi”, ku ra zjarri i madh pa...
logoja TIRANË- Luzim Basha tha më herët për mediat se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për vend...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësv...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Beridsha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha se në SPAK po zhvillohet nj&...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësv...
ilaria salis dhe fredi beleri HUNGARI- Ilaria Salis, aktivistja italiane antifashiste është liruar nga arresti shtëpiak në Budapest. L...
edi rama TIRANË-Një prej këshilltarëve të jashtëm të kryeministrit Edi Rama, ish-zëvendësdrejtori i parë ...