14 Qershor 2024, 21:27
Nga r.ll
benet beci
SHKODËR- Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndodhet në lagjen “Ndoc Mazi”, ku ra zjarri i madh pasditen e ditës së sotme. Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se zjarri është vënë në kontroll dhe kanë ardhur mjete zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Ulqini dhe Tivari për të ndihmuar. Për vënien në kontroll të flakëve në Shkodër ka mbërritur edhe helikopteri "Cougar" dhe efektivë të Forcave të Armatosura.
“Ka një orë e gjysme që është stabilizuar situata. Ka qenë luftë e vërtetë për të menaxhuar dhe marrë në kontroll situatën e zjarrit. Jam i gëzuar që tani nuk ka më rrezik dhe nuk pati dëme në njerëz. Është stabilizuar situata. Ka qenë shumë e rëndë dhe faleminderit zjarrfikësve të Lezhës, të Vaut të Dejës. Kanë ardhur nga Ulqini nga Tivati. I falënderoj shumë, kjo situatë ku zjarrfikësit nuk kishin mundësi të futeshin, kjo katrahurë urbanistike ka qenë shqetësim i madh. Ka akoma punë për të pastruar situatë dhe për ta venë në kontroll. Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe situata është në kontroll. Grupet e vlerësimit do vijnë në terren. Instancat janë të organizuara. Organizimi ka qenë shumë i mirë dhe është marrë shpejt situata në kontroll. S’ka pas ndonjëherë në Shkodër një rrezik shumë të madh’, tha Benet Beci.
Ndërkohë edhe Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni u shpreh se është lokalizuar perimetri i zjarrit. Ajo shtoi se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale do të përcaktohen pas shuarjes së zjarrit.
‘Një situatë e paprecedentë. Kjo tregon vështirësitë urbanistike për ndërhyrjen e emergjencave Civile. Falënderoj Zjarrfikëset nga Lezha, Malësi e Madhe Vau i Dejës, Ulqini. Në këtë moment janë nisur edhe helikopteri. Perimetri i zjarrit është lokalizuar ka mbetur një vatër qendrore. Po përqendrojmë të gjitha forcat për izolimin sa më të shpejtë të tij. E rëndësishme është se humbje jete, plagosje njerëzish nuk kemi, kemi dëmtime materiale të disa banesave, por nuk është përcaktuar” tha Angoni.
benet beci zjarr ne shkoder
Politike
14 Qershor 2024, 21:10
r.ll
logoja
TIRANË- Luzim Basha tha më herët për mediat se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për vend...
Politike
14 Qershor 2024, 21:07
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësv...
Politike
14 Qershor 2024, 20:55
rll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Beridsha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha se në SPAK po zhvillohet nj&...
Politike
14 Qershor 2024, 20:38
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësv...
Politike
14 Qershor 2024, 18:53
r.ll
ilaria salis dhe fredi beleri
HUNGARI- Ilaria Salis, aktivistja italiane antifashiste është liruar nga arresti shtëpiak në Budapest. L...
Politike
14 Qershor 2024, 18:47
r.ll
edi rama
TIRANË-Një prej këshilltarëve të jashtëm të kryeministrit Edi Rama, ish-zëvendësdrejtori i parë ...
Politike
14 Qershor 2024, 17:42
r.ll
lulzim basha
TIRANË- Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha, deklaroi se do të bëjë rekurs në...
Politike
14 Qershor 2024, 17:28
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar dokumentin zyrtar që sipas tij provon lidhjen kontraktuale të...
Politike
14 Qershor 2024, 16:57
r.ll
richard nephew
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se koordinatori amerikan Kundër Korrupsionit Global, Richard Nephew, do të udh&e...
Politike
14 Qershor 2024, 16:03
r.ll
sali berisha dhe jamarber malltezi
TIRANË- Gjykata e Lartë ka regjistruar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali B...