LIVE UPDATES
Politike

PBDNJ dërgon ankim në KAS vendimin e KQZ për mandatin e Fredi Belerit: Është akt i paligjshëm

Sipas tyre pavlefshmëria absolute e aktit të kundërshtuar, mund të konstatohet edhe kryesisht prej organit administrativ që merr në shqyrtim mjetet ankimore dhe në këto kushte, për të bërë objekt të shqyrtimit të gjitha shkeljet ligjore të sipërpërmendura.

3 Gusht 2024, 14:38 Nga N.F
 
PBDNJ dërgon ankim në KAS vendimin e KQZ për mandatin e Fredi
Foto ilustruese

TIRANË- Një ditë para zgjedhjeve që mbahen në Himarë, Vengjel Dule, kreu i Partisë Bashkimi Për të Drejtat e Njeriut, ka ankimuar vendimin e KQZ, që shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit duke i hapur rrugë zgjedhje të reja. Dule kërkon anulimin e vendimit të datës 5 korrik 2024 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, duke e cilësuar si një akt i paligjshëm, dhe zgjidhjen e pasojave të ardhura prej tij, vlefshmërinë e mandatit të ankuesit, të verifikuar dhe legjitimuar me Vendimin nr. 611 datë 25.05.2023 të KQZ, si dhe konstatimin e mungesës së rasteve ligjore të përfundimit të parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë.

Më tej ata shprehen se nuk mund të ketë shkelje më të rëndë të kërkesave të ligjit për formën e aktit administrativ, se mungesa e arsyetimit ligjor të tij. Sipas tyre pavlefshmëria absolute e aktit të kundërshtuar, mund të konstatohet edhe kryesisht prej organit administrativ që merr në shqyrtim mjetet ankimore dhe në këto kushte, për të bërë objekt të shqyrtimit të gjitha shkeljet ligjore të sipërpërmendura.

“Vendimi i KQZ është një akt administrativ i paligjshëm, pasi organi administrativ ka vepruar në tejkalim të kompetencave që i ka njohur ligji, ka shkelur dispozitat ligjore në lidhje me procedurën administrative, ka mungesë të elementëve të detyrueshëm të aktit administrativ, si pjesa arsyetuese e gjithë urdhërimeve të tij dhe ligji i zbatueshëm për efekt të vendimmarrjes konkrete, është në shkelje të dispozitave që rregullojnë ushtrimin e kompetencave të këtij organi, si dhe është pasojë e diskrecionit të ushtruar në mënyrë jo të ligjshme, si i tillë duhet të anullohet, bazuar në nenin 109/a, b, dhe “dh” të Kodit të Procedurave Administrative si dhe nenit 113 dhe 114 të Kodit të Procedurave Administrative, me qëllim rivendosjen e ligjshmërisë.

13. Rezulton që KQZ ka filluar një procedurë administrative bazuar në kërkesën me nr. 1719 prot., datë 26.06.2023 të shtetasit z. Eugen Likaj nëpërmjet të cilës kërkohet konstatimi i përfundimit të parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
4
13.1 Bazuar në nenin 61 të ligjit nr. 139/2015, rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit janë taksative, dhe kanë të bëjnë me rrethana të tilla objektive si pazotësia e kryetarit të bashkisë për të ushtruar detyrën, për shkak të vdekjes, humbjes së zotësisë për të vepruar, apo rrethana subjektive, refuzimi i kryetarit të zgjedhur të kryejë betimin, mosbanimi në të njëjtën bashki ku është zgjedhur kryetar, kandidon për deputet, jep dorëheqjen, apo shkarkohet nga Këshilli i Ministrave sipas nenit 62 të të njëjti ligj. Në të gjitha këto raste, procedura nuk kalon nëpërmjet KQZ, por këshilli bashkiak (neni 61/3) njofton prefektin, i cili nga ana e vet njofton këshillin e Ministrave, i cili njofton Presidentin, që zbaton Kodin Zgjedhor. Pra KQZ është hallka e fundit pas Presidentit, për efekt të zbatimit të Kodit Zgjedhor. Në këtë dispozitë, e cila është e vetmja që parashikon “përfundimin e parakohshëm të mandatit” të kryetarit të bashkisë, nuk parashikohet rasti i dënimit me vendim gjyqësor të formës së prerë si rast i përfundimit të parakohshëm të mandatit, nuk parashikohet që kërkesa mund të bëhet nga ndonjë shtetas në KQZ, si dhe nuk parashikohet ndonjë vendimmarrje nga KQZ.

13.2 Në pjesën arsyetuese të aktit administrativ Komisioneri nuk shprehet dhe nuk ka dhënë asnjë konsideratë fakti apo ligji në lidhje me kërkesën e paraqitur e cila e ka vënë në lëvizje, që ka patur për objekt “përfundimin e parakohshëm të mandatit”-thuhet ndër të tjera në ankiminim e KQZ.

partia bashkimi për të drejtat e njeriut vangjel dule kas

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri