LIVE UPDATES
Politike

PD: Arsimi parauniversitar në krizë, ministria presion ndaj mësuesve për testime dhe licencime edhe pas 15 vitesh punë

Në fund, ajo theksoi se Partia Demokratike, i bën thirrje Ministrisë së Arsimit të ndalojë menjëherë këtë agresion ndaj këtyre mësuesve dhe të ndërmarrë të gjitha hapat që siguron atyre të drejtën e fituar për ushtrimin e profesionit

22 Prill 2026, 13:29 Nga E. D
PD: Arsimi parauniversitar në krizë, ministria presion ndaj
Lili Sula

TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula ka deklaruar se gjendja e arsimit parauniversitar në Shqipëri ka arritur në një krizë të thellë që prek drejtpërdrejt cilësinë e edukimit, sigurinë profesionale të mësuesve dhe të ardhmen e nxënësve. Duke folur në një konferencë për mediat, Sula tha se, në vend të një reforme reale dhe mbështetjeje për mësuesit, sistemi arsimor është zhytur në burokraci, pasiguri dhe zhvlerësim të figurës së mësuesit.

Ajo tha se, kjo situatë përfaqëson një dështim institucional dhe një qasje të qëllimshme që cenon dinjitetin profesional të mësuesve. Në fund, ajo theksoi se Partia Demokratike, i bën thirrje Ministrisë së Arsimit të ndalojë menjëherë këtë agresion ndaj këtyre mësuesve dhe të ndërmarrë të gjitha hapat që siguron atyre të drejtën e fituar për ushtrimin e profesionit

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:

Të nderuar mësues, nxënës dhe bashkëqytetarë, Arsimi parauniversitar dhe mungesa e cilësisë së tij përbëjnë sot krizën më të rëndë të shoqërisë, një ndër shkaqet kryesore të migrimit të familjeve, që po prek të rinjtë, madje edhe fëmijët.

Në shpërbërjen e vijueshme të arsimit gjatë viteve të Rilindjes, mësuesit ndjehen gjithnjë e më të kërcënuar dhe të pasigurt në vendet e punës; liritë dhe të drejtat e mësuesit janë thuajse të asgjësuara. Burokracitë e kanë zhvlerësuar figurën e mësuesit, dhe çdo vit e më shumë ata po shkëputen nga sistemi arsimor.

Një  numër i konsiderueshëm mësuesish në të gjithë vendin, që janë të diplomuar para 2011, pas 15 vitesh në sistem, janë nën presion me vendin e punës, nën pretekstin e detyrimit për dhënien e provimit të shtetit në këtë profesion. 

Edhe pse janë diplomuar në degë të mësuesisë me titullin ‘Mësues’ dhe e ushtrojnë këtë profesion prej 10 vitesh e më shumë, edhe pse në zbatim të ligjit performanca e tyre është vlerësuar dhe certifikuar në provimet që jepen për kategoritë – përsëri ata gjenden nën kërcënimin dhe pasigurinë e vendit të punës – diploma u zhvlerësohet, përvoja u mohohet dhe detyrohen të futen në testimin e licencimet.  

Ata janë punësuar sipas kritereve të punësimit në ato vite përmes diplomës që i jep titullin ‘mësues’ dhe prej 2011 e në vijim kanë fituar kualifikimit që përcakton neni 59 i ligjit për sistemin parauniversitar.

Është absurde që pasi ka fituar titullin ‘mësues i kualifikuar’ dhe ‘mësues specialist’ – i kërkohet të testohet për fitimin e të drejtës së ushtrimit të profesionit!

Dështimi institucional i arsimit nuk mund t’u faturohet mësuesve që tashmë detyrohen të kthehen në pikën zero të profesionit, të fitimit të drejtës së ushtrimit të profesionit ndërsa kanë marrë shkallët e kualifikimit dhe kanë kryer trajnimet e përvitshme.

Ky absurditet, si dhe kërkesa për mësuesit që aspirojnë të jenë drejtues, duhet të kenë ciklin e studimeve të nivelit të dytë me 120 kredite – gjë që pengon të drejtën për zhvillimin e karrierës – ndërkohë që shteti e ofronte këtë master me 60 dhe 90 kredite – janë shprehje e zhvlerësimit të figurës së mësuesit, e zëvendësimit të profesionit me labirinte burokratike dhe e shkërmoqjes qelizore të sistemit.

Sot mësuesit kanë humbur sigurinë juridike pasi, partia shtet prodhon akte ligjore me të cilat i kushtëzon me vendin e punës dhe i sfidon në mënyrë ciklike me ligjet  e nenet që prodhon.

Presioni ndaj mësuesve duke u mohuar një të drejtë të fituar dhe që e kanë ushtruar si profesion  është pjesë e strategjisë së kësaj qeverie për mbajtjen e tyre nën shantazh dhe me qëllim, përdorimin e tyre politik.

Partia Demokratike, duke denoncuar këtë situatë si të motivuar politikisht, i bën thirrje Ministrisë së Arsimit të ndalojë menjëherë këtë agresion ndaj këtyre mësuesve dhe të ndërmarrë të gjitha hapat që siguron atyre të drejtën e fituar për ushtrimin e profesionit./Dosja.al

lili sula

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj