LIVE UPDATES
Politike

“Nuk ka anëtarësim në BE me qeverinë aktuale”, Beleri: Duhet një qeveri teknike që të bëjë reformat e duhura

Ai theksoi se zgjidhja është një qeveri teknike, tranzitore, e cila do bëjë reformat e duhura, si në kushtetutë ashtu edhe në legjislacion për t'iu afruar BE-së.

21 Prill 2026, 21:52 Nga E.d
“Nuk ka anëtarësim në BE me qeverinë aktuale”,
Fredi Beleri

TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri, ka deklaruar se me qeverinë aktuale e cila është në pushtet nuk ka anëtarësim në BE dhe se të gjitha rrethanat për Shqipërinë në Evropë janë shqetësuese. Gjatë një interviste televizive për  emisionin ‘A Show’ me Adi Krasta në SYRI TV, Beleri tha se duhet një qeveri teknike që të bëjë reformat e duhura.

Sipas tij në Shqipëri duhet të ketë një qeveri pro-evropiane dhe qeveri e cila do bëjë 'detyrat e shtëpisë' dhe reformat e duhura.

Ai theksoi se zgjidhja është një qeveri teknike, tranzitore, e cila do bëjë reformat e duhura, si në kushtetutë ashtu edhe në legjislacion për t'iu afruar BE-së. Në fund, ai tha se nuk ka anëtarësim në BE me mënyrën se si po qeveriset Shqipëria sot, në të gjitha nivelet.

“Nuk ka anëtarësim në BE me qeverinë aktuale dhe me mënyrën si po qeveriset sot Shqipëria. Të gjitha rrethanat për Shqipërinë në Evropë janë shqetësuese. Duhet, duhet të dini që para një viti, jo më shumë, jo shumë larg, para zgjedhjeve të fundit, në BE kishte njerëz që thoshin të futet Shqipëria në BE edhe të rregullohet brenda BE-së. Domethënë reformat t'i bëjë brenda BE-së, pra të futet tani. Që ishin ata që mund të themi pro-shqiptarët në thonjëza.

Kishte dhe shtete më skeptike që thoshin, të futet Shqipëria në BE, por në fillim të ketë zgjidhur problemet e veta, të ketë bërë reformat e duhur dhe të jetë legjislacioni shqiptar i jetë afruar rreth 90% me këtë që po ndodh në Evropë. Tani nuk jemi më me këtë në këtë fazë. Ka shtete që thonë, nuk duhet të futet Shqipëria dhe shtete që thonë, Shqipëria duhet të futet kur të bëjë detyrat e shtëpisë, kur të bëjë reformat, kur të zgjidhë çështjet e veta.

Kjo duhet të ishte shumë shqetësuese për të gjithë shqiptarët. Në Shqipëri duhet të ketë një qeveri pro-evropiane dhe qeveri e cila do bëjë detyrat e shtëpisë dhe reformat, ose ka skenari më të keq akoma që të na lënë në hallin tonë, domethënë të mos merren evropianët dhe kjo do ishte shumë, fatkeqësisht shumë e keqe, duke e lënë qeverinë që është sot dhe duke i lënë gjërat të venë siç po venë, domethënë gjysma e shqiptarëve të kënaqen që po i afrohen Evropës dhe gjysma tjetër të jemi ne që bërtasim opozitarët.

Pra besoj që skenari i vetëm i mundshëm që është pro Shqipërisë është një qeveri teknike, tranzitore, e cila do bëjë reformat e duhura, si në kushtetutë ashtu edhe në legjislacion për t'iu afruar BE-së. Nuk ka anëtarësim në BE me qeverinë e sotme dhe me mënyrën se si po qeveriset Shqipëria sot, në të gjitha nivelet. Dhe kjo është e qartë. Çdo ditë dhe çdo javë që do kalojë, mesazhet nga ndërkombëtarët, nga BE-ja do jenë të qarta. Shpresoj që politika shqiptare t'i kuptojë sa më shpejt dhe të reflektojë”, tha ndër të tjera, eurodeputeti Fredi Beleri./Dosja.al

 

fredi beleri be qeveri

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë