21 Prill 2026, 19:36
Nga E. D
Luciano Boçi
TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, e drejtuar nga kryetari Luciano Boçi, u shoqërua me tensione, pasi ministrja Mirela Kumbaro braktisi seancën dëgjimore, duke refuzuar të përballet me pyetjet e ngritura mbi projektligjin për Agjencinë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore (AKSHA).
Në nisje të mbledhjes, Boçi sqaroi se ministrja kishte kërkuar dje një ndërprerje 20-minutëshe, por në fakt mungesa e saj zgjati më shumë, duke mos u rikthyer në komision. Sipas tij, kjo përbën shmangie të plotë të detyrimit për raportim parlamentar.
Gjatë diskutimit të sotëm, Boçi riktheu në vëmendje se projektligji për AKSHA nuk është konsultuar me shoqërinë civile dhe sindikatat, ndërsa ngriti edhe shqetësime serioze për konflikt interesi në lidhje me strukturat që do të përfshihen në funksionimin e agjencisë.
Ai kërkoi përgjigje konkrete lidhur me rolin e një kompanie që, sipas tij, do të përfshihet në menaxhimin e një investimi nga buxheti i shtetit. Sipas Boçit, pas këtij mekanizmi qëndron Albanian American Development Foundation (AADF), për të cilën ai ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e përfshirjes dhe transparencën e procesit.
“Po krijohet një strukturë ku fondet publike hapin rrugën për përfshirje të aktorëve të caktuar pa garë dhe pa transparencë,” theksoi ai.
Boçi argumentoi gjithashtu se projektligji bie ndesh me standardet e Bashkimit Europian dhe me kërkesat e Kapitullit 26 për arsimin. Ai renditi disa problematika kryesore: mungesën e pavarësisë institucionale, përqendrimin e vendimmarrjes tek ministri, mungesën e transparencës dhe auditimit të pavarur, kontrollin politik mbi të dhënat arsimore, përfshirjen e donatorëve në vendimmarrje dhe konceptin e vetëfinancimit të një institucioni që nuk duhet të jetë fitimprurës.
Në vijim, Boçi ngriti një pyetje thelbësore: cili vend i Bashkimit Europian funksionon me një model të tillë “mega-agjencie” pa autonomi dhe pa pavarësi? Një pyetje që, sipas tij, mbeti pa përgjigje.
Sipas raportimit nga mbledhja, ministrja Kumbaro nuk iu përgjigj pyetjeve teknike dhe kërkesave për shembuj konkretë, duke zgjedhur të largohet nga seanca, çka u interpretua nga kryetari i komisionit si shmangie e drejtpërdrejtë e llogaridhënies parlamentare./Dosja.al
luciano boçi
Politike
21 Prill 2026, 19:30
E.d
Vetëm edhe një javë kohë për ta zgjedhur presidentin.
Në kohën kur Kosova përballet me sfida të shumta politik...
Politike
21 Prill 2026, 18:59
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pak para seancës së parë gjyqësore për &cced...
Politike
21 Prill 2026, 18:36
E. D
TIRANË- Forumi për Dialogun Politik ka bërë me dije se Partia Demokratike dhe partitë e vogla opozitare janë drejt një...
Politike
21 Prill 2026, 18:11
E. D
"Lambrenedetto XVI"
ITALI- Një bloger italian, i cili njihet në rrjetet sociale si Lambrenedetto XVI, ka kritikuar ashpër qeverin&...
Politike
21 Prill 2026, 17:30
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar GJKKO-së me një kërkesë lidh...
Politike
21 Prill 2026, 17:33
E.d
Albin Kurti
Një javë para përfundimit të afatit kur parlamenti duhet ta zgjedhë presidentin e vendit, Kosova duket se po shkon dre...
Politike
21 Prill 2026, 17:01
E.d
Ambasadori Matthew Whitaker gjatë takimit me shefin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.
Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ka nisur vizitë...
Politike
21 Prill 2026, 16:58
E.d
Edi Rama dhe Peng Xia gjatë takimit në Abu Dhabi
Rama zhvilloi të hënën një vizitë zyrtare në Abu Dhabi, ku pë...
Politike
21 Prill 2026, 16:13
E. D
Edison Memolla
RROGOZHINË- Ish kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Memolla k...
Politike
21 Prill 2026, 16:07
E. D
Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku në takim me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Senatin Italian, Maurizio Gasparri
ITALI- Kryetari i ...