All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Ambasadori shqiptar letër The Guardian: Shqiptarët po demonizohen padrejtësisht në debatin për emigracionin

Ambasadori shprehet, raportimet e mediave, duke i paraqitur shqiptarët si negativë dhe shënjestrimi i politikanëve, ka pasoja të drejtpërdrejta për komunitetin shqiptar në shkolla, vende pune dhe jetën e përditshme.

21 Prill 2026, 20:05 Nga E. D
Ambasadori shqiptar letër The Guardian: Shqiptarët po demonizohen
 Uran Ferizi
All - Paragraf - 1

ANGLI- Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, ka kritikuar raportet e mediave britanike për shqiptarët. Në një letër drejtuar The Guardian, Ferizi ka ngritur shqetësimin se shqiptarët po demonizohen padrejtësisht nga mediat dhe politikanët britanikë, veçanërisht nga ata të krahut të djathtë.

Ferizi kritikoi edhe Shabana Mahmood, sekretaren e brendshme, për komentet që ka bërë në parlament lidhur me shqiptarët. Sipas Ferizit, Mahmood nuk flet për një problem konkret, por shënjestron direkt. Ambasadori shprehet, raportimet e mediave, duke i paraqitur shqiptarët si negativë dhe shënjestrimi i politikanëve, ka pasoja të drejtpërdrejta për komunitetin shqiptar në shkolla, vende pune dhe jetën e përditshme.

Më tej, Ferizi akuzon mediat për keqraportim të statistikave dhe politikanët për përdorimin e shqiptarëve si kurban në debatin për emigracionin, duke e krahasuar këtë fenomen me stigmatizimin historik të grupeve të tjera emigrantësh në Britani. Ferizi përmend një analizë të Daily Telegraph të vitit 2024, e cila pohonte se një në 50 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ishte në burg. Këtë raport, Ferizi e cilësoi si një manipulim të të dhënave.

“Nëse numri i shqiptarëve në burg peshohet me numrin real të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, jo vetëm me një nëngrup shumë të vogël të tyre, dhe kontrollohet për seks, moshë dhe të ardhura, rezultati është se shqiptarët burgosen me të njëjtën shkallë si britanikët vendas. Por kjo nuk e përforcon paragjykimin se shqiptarët janë një grup jashtëzakonisht kriminal, kështu që nuk botohet," tha Ferizi.

Në letrën e tij, Ambasadori kundërshtoi komentet e politikanëve që janë vetë emigrantë, përfshirë Mahmood, Suella Braverman dhe të tjerë.

“Është veçanërisht dekurajuese të shohësh politikanë që janë vetë emigrantë të gjeneratës së dytë duke sulmuar emigrantët që i kanë ndjekur ata në Britani”, tha ai.

Ferizi e krahasoi këtë fenomen me stigmatizimin e mëparshëm të grupeve të tjera emigrantësh në Britani, si hebrenjtë, irlandezët dhe polakët, duke thënë se çdo herë rrëfimi pasqyronte ankthet e momentit, jo karakterin e njerëzve. Ambasadori theksoi se ky diskurs negativ ka pasoja të drejtpërdrejta për komunitetin shqiptar në Britani.

Ai solli shembuj të shqiptarëve që kanë përjetuar diskriminim në vendin e punës, në ngritjet në detyrë apo edhe në jetën sociale. Një grua shqiptare në sektorin e teknologjisë tha se ngurroi të publikonte një aktivitet në Linked-in për shkak të komenteve negative mbi shqiptarët.

Një tjetër tregoi se bashkëshorti i saj u paragjykua si “kriminel” vetëm pse deklaroi kombësinë e tij. Ariseld Muca, i cili drejton një kompani në sektorin e mirëmbajtjes së pronave në Londër, postoi në Instagram rreth përvojës së tij, në të cilën klientët sillnin vazhdimisht lajme rreth “kriminelëve shqiptarë”.

"Si mund ta mbyll marrëveshjen kur klientët e mi më pyesin nga jam dhe e tëra që dëgjojnë në lajme është se kriminelët shqiptarë po pushtojnë Londrën?" tha ai.

Ndërsa, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se vlerësojmnë shumë komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. 

“Ne e vlerësojmë shumë komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe partneritetin tonë të gjatë me qeverinë shqiptare për të goditur migracionin e paligjshëm dhe kriminalitetin. Kushdo që ndodhet ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kombësisë, nuk duhet të ketë dyshime se do të largohet sa më shpejt të jetë e mundur," tha zëdhënës i Ministrisë së Brendshme./Dosja.al

 uran ferizi angli emigrante

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje