Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në deklaratë, Komiteti i Helsinkit thotë se argumentimi i Gjykatës se vendosja në kafaz është kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bie ndesh me ligjin procedural penal, ndërsa sjell edhe një rast kur GJEDNJ e kundërshton mbajtjen e të paraburgosurve në kafaz.

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me mbajtjen në kafaz të të paraburgosurve. Me anë të një reagimi, Komiteti i Helsinkit e konsideron mbajtjen e të paraburgosurve në kafaz, si shkelje të të drejtave të njeriut dhe cenim të prezumimit të pafajësisë.
Në deklaratë, Komiteti i Helsinkit thotë se argumentimi i Gjykatës se vendosja në kafaz është kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bie ndesh me ligjin procedural penal, ndërsa sjell edhe një rast kur GJEDNJ e kundërshton mbajtjen e të paraburgosurve në kafaz.
Reagimi i plotë i Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Mbajtja e të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit në kundërshtim me ligjin dhe standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut
Avokati mbrojtës i Z.Ilir Beqaj, në një shkresë të datës 10.04.2025 drejtuar disa institucioneve, përfshirë Komitetin Shqiptar të Helsinkit, ngre shqetësimin se gjatë seancave paraprake gjyqësore, klienti i tij vendoset në kafaz sigurie, fillimisht metalik dhe më pas prej xhami. Për të komunikuar me të mbrojturin, avokatit i duhet të kërkojë leje nga gjykata dhe t’i afrohet fizikisht kafazit, një praktikë që kufizon ndjeshëm ushtrimin efektiv të mbrojtjes. Ky shqetësim është ngritur edhe në gjykatë. Me vendimin e datës 07.04.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka rrëzuar ankimin, duke argumentuar se vendosja në kafaz nuk është në kompetencën e saj, por të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, institucioni përgjegjës për shoqërimin e të paraburgosurve.
Sipas publikimeve të medias të dt.21 Prill 2026 , e njëjta kërkesë është paraqitur më herët edhe nga avokati mbrojtës i Z.Ilir Meta, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të mos u mbajtur në kabinën e xhamit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, duke argumentuar cenim të drejtave kushtetuese dhe standardeve ndërkombëtare për një proces të rregullt.
Të dy shtetasit mbahen në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me masën e sigurisë “arrest në burg”.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se kjo praktikë e Gjykatës përbën shkelje të rëndë të legjislacionit të brendshëm dhe të standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Së pari, sipas nenit 341 të Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore dhe ruajtja e rendit në sallë janë kompetencë ekskluzive e gjykatës.
Së dyti, neni 344 parashikon qartë se i pandehuri merr pjesë në gjykim si person i lirë, edhe kur është i paraburgosur. Kufizimet lejohen vetëm nëse ai pengon zhvillimin e seancës. Në këtë kuadër, argumentimi i Gjykatës se vendosja në kafaz është kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bie ndesh me ligjin procedural penal. As ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dhe as aktet nënligjore përkatëse, nuk parashikojnë përdorimin e kafazit si masë standarde në sallën e gjyqit.
Së treti, kjo praktikë bie në kundërshtim edhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë, GJEDNJ konstatoi se mbajtja e të pandehurve në kafaz gjatë gjykimit përbën trajtim poshtërues në shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Gjithashtu, kjo praktikë cenon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin efektiv me mbrojtjen, duke sjellë edhe shkelje të nenit 6 të Konventës Evropiane, që garanton të drejtën për proces të rregullt.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nënvizuar se nuk ka asnjë justifikim që një person të trajtohet si “kafshë e egër” dhe se arsyet e sigurisë mund të adresohen me masa më pak kufizuese, si shtimi i pranisë policore.
Në përfundim, KShH vlerëson se vendosja automatike e të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit nuk ka bazë ligjore, bie ndesh me standardet e garantuara në legjislacionin vendas dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si dhe rrezikon drejtësinë e procesit.
Zbatimi korrekt i parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale dhe respektimi i standardeve të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të elaboruara në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) nuk janë çështje interpretimi, por detyrim për autoritetet vendase përfshi gjykatat./Dosja.al
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nëse shkojnë në zgjedhje të reja për shkak t&eum...
Rama dhe Mitsotakis GREQI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me homologun grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizitë...
Majlinda Bufi TIRANË- Avokatët e Majlinda Bufit, kryetares së Bashkisë Roskovec janë gjobitur me 10 mij&...
Edi Rama, Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare. Paraditen e sotme, Rama...
FIER- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–Fratar. Me anë t...
Mark Rutte SHBA- Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar aleatëve të tyre që të ndërpresin samitin vjetor të NATO-s dhe ...
Fredi Beleri TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri, ka deklaruar se me qeverinë aktuale e cila është në pushtet nuk ka an&eu...
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, firmosi në Tiranë marrëveshjen për zbatimin e projektit EU4...
Uran Ferizi ANGLI- Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, ka kritikuar raportet e mediave brita...
Luciano Boçi TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, e drejtuar nga kryetari Luciano Boçi, u...