LIVE UPDATES
Politike

Rama takohet me Mitsotakis: Po punojmë për çështjet e mbartura mes dy vendeve

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se me Mitsotakis kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimit të tyre. 

22 Prill 2026, 11:05 Nga I.A
Rama takohet me Mitsotakis: Po punojmë për çështjet e
Rama dhe Mitsotakis

GREQI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me homologun grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizitë në Athinë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se me Mitsotakis kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimit të tyre. 

Po ashtu, Rama shkruan se janë duke punuar që çështjet e mbartura mes dy vendeve të kapërcehen, në mënyrë që të kemi një marrëveshje të re partneriteti strategjik.

Postimi i Plotë:

Athinë - Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik.

edi rama kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!